E enjte, 28.03.2024, 04:03 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'I çmenduri' sjellë dru në shtëpi për dimër

E merkure, 22.06.2022, 08:00 PM


Anekdota

“I?MENDURI” SJELLË DRU

NË SHTËPI PËR DIMËR

NGA KALOSH ÇELIKU

(GROSHA HAJET ME BUKË)

Xha Deralla, humorist dhe satirist një ditë vendosi që të bëhet hoxhë. Edhe, aplikoi që ta japë provimin për hoxhë, te një komision “musliman” turko-serb.

Hoxha “turk” e pyeti të Xha Derallën: Plak, sa sharte i ka Feja Islame?

Njëqind, i përgjigjet plumb Xha Deralla. Një konkurent tjetër “musliman”, që edhe ai e jepte provimin për hoxhë, i pëshpëriti ngadalë të “?mendurit”: Thuaj, 33 sharte.

Xha Deralla, ia ktheu shokut: Ky hoxha “turk”, nuk pajtohet me njëqind sharte, e si do të pajtohet me 33 sharte?!

“Turku” vazhdoi me pyetjen e radhës: Plak, me çka hajet grosha. Xha Deralla, plumbë i përgjigjet: me bukë. “Turku”, përpiqet t’i ndihmojë në përgjigje, Pak më mirë! E, më mirë s’ka ku shkon, po të ketë edhe një copë pastërma. “Turku”, përpak desh u çmend.

Dhe, kështu Xha Deralla ra në provim, nuk u bë hoxhë…

(“I?MENDURI” SJELLË DRU

NË SHTËPI PËR DIMËR)

Im vëlla Ramë ?eliku, nga përndjekjet e papara në sistemin komunist si “nacionalist” dhe “irredentist”, iku në Paris. “Armikun” e shtetit të “përbashkët”, e spiunoi, shoku i dhomës nga Dibra E. M. gjatë shkollës mesme të bujqësisë në Manastir. Rrufjani me të cilin i ndante katër muret e dhomës, dhe me  një furçë e shkumonin edhe fytyrën. E ndanin bukën e gojës.

Disa vite punoi si mësues në Vrutok të Gostivarit, Zajas dhe Cërvicë. Vendleindje, ku nga përndjekjet dhe presionet e papara policore si “armik” i shtetit të “përbashkët”, qe i detyruar ta lëshojë Atdheun. Dhjetë vite punoi në fabrikën e automobilave “Reno”, në Paris. Edhe atje, vazhdoi përndjekja e tij si “armik” i Jugosllavisë. Përsëri, e ndiqnin rrufjanë të dërguar në Paris gjoja si puntorë krahu dhe “patriotë” për “Shqipërinë e Madhe”.

Edhe nga Parisi, pas dhjetë viteve u kthye në vendlindje, si i papunë disa vite me radhë rrugëve. Mik iu bë një kushëri “Içmenduri”, i cili kishte punuar në Zvicër, dhe e kishin përzënë nga Zvicra në vendlindje. Shkaku, se: pronarit i kishte kërkuar punë jashtë orarit të punës. Pronari, pasi nuk kishte pasur aq shumë punë, “Içmenduri” ia kishte thyer të gjitha makinat e punës. Dhe, pronari e kishte përzënë nga puna.

“Içmenduri”, u kthye në vendlindje. Dhe, si i papunë shkonte nëpër institucionet e shtetit “përbashkët”, dhe u fliste në gjuhën shqipe. Asaj kohe, kur gjuha shqipe ishte e ndaluar edhe me ligj. Poashtu, vepronte edhe nëpër shitore e kiosqe nëpër Kërçovë. Arsye, që i dhanë punë të detyrueshme. E dërguan në “Slepçe”, vend rehabilitimi për të çmendurit. Atje, mureve të burgut e vizatonte portretin e Skënderbeut. Sa që, një ditë drejtoria e atij vendpërmisimi e thirrën familjen e tij: Ejani merreni, se: nuk mund ta mbajmë më me ineksione! Muret na i mbsushi me portrete të Skënderbeut. Le gjithë e gjithë, po edhe të sëmurët tjerë i ka dalldisur duke i mbushur muret me portretin e Skënderbeut.

Familja deshën, nuk deshën shkuan dhe e morën në shtëpi. “Içmenduri”, nuk mundeshte të rri pa punë. I përveshi mëngët e duarve, dhe filloi te merret me punët bujqësore. Blegtori. Një ditë, vetë i treti me vëllanë e tij Filin dhe kushëririn Xhango, dolën me qerre edhe në malin “Drenovë” për dru në Dimër. Rrugës, duke u kthyer me qerren e ngarkuar me dru, u thyhet rrota e qerres. Vëllai tij, dhe Xhango e lënë mes maleve, vetë kthehen në shtëpi.

Vëllai im posa doli nga porta, i pa burrat me duar në xhepa. Dhe, i pyeti:

-Po, Lilën, ku e keni?! Njëzëri, iu përgjigjën druvarët.

-Lëre, mos pyet! Ai është budalla. E lutëm të vij me ne në shtëpi, nuk deshi. Tha, nuk mund ta lë në mal qerren e ngarkuar me dru. Qetë, në zgjedhë.

O, budallenj, u zemrua Im Vëlla! Nuk është ai budalla, që do të sjell dru në shtëpi për Dimër, po ju që e keni lënë në mal…

(HELIKOPTERI ZBRITI NË LIVADH)

Herët në mëngjes, ende pa lindë dielli mbi ?elvjollcë në fshatin Cërvicë të Kërçovës, gruaja e vëllait hyn në dhomë me pak frymë duke bërtitur: - Zgjohu, se helikopteri zbriti në livadh! Policia, erdhi të të burgos si armik i shtetit të “përbashkët”. Hape dollapin e Babait pas shtëpie, daljen e fshehur në rastë rreziku, dhe ikë në mal!

Vëllai, që ishte duke fjetur, e shau përgjumshëm: Oj budallaqe, ma prishe gjumin! Nuk është helikopteri i policisë, po Lila me motorr pret dru për Dimër…

(“I?MENDURI” SHOFER

I TË MEN?URIT)

Nëna e të “?mendurit” si familje, ndarë një zjarri, një ditë hyri në lëmë dhe iu lutë Vëllait: Aman, ecë e dërgoje te doktori në “Slepçe”, se me ne nuk vjen, nuk mund ta bindim. Vëllai u nisë dhe e gjeti pacientin në livadh duke sharruar dru për Dimër.

-Lilë, i tha Im Vëlla: Nuk jam mirë me zemrën. A, do të kishe mundur të më dërgosh te doktori, në spitalin e Manastirit (Bitol)?

-Për ty, xhaka Ramë, jo në Manastir, por kisha shkuar edhe në Amerikë. Vetëm, pritë pak sa ta marr makinën! Harrova, të ju them se: “Içmenduri” ishte edhe shofer, kishte patentë shoferi. Erdhi. E ndezi motorrin, dhe pasi hipi në makinë edhe vëllai, u nisën për në Manastir.

Arritën në spital. Posa, hynë te dera doktori i pyeti: Kush është i sëmuri?

-Ky, bëri me gisht Im Vëlla drejtë të “?mendurit”.

-Jo, bërtiti “Içmenduri! Ky, plaku. Mjeku i habitur, përsëri pyeti:

- E, kush i grahte makinës për në spital?

-Ky, bëri me gisht Im Vëlla drejtë të “?mendurit. Mjeku e bëri gati ineksionin, dhe i tha vëllait: zbriti pantollonat! Përderisa, përgaditej t’ia rrasë në bythë ineksionin, “Içmenduri” me një të rame grusht, e rrëzon përtokë mjekun. Personeli i spitalit, ndërhyn dhe e qetson të “?mendurin. Mjekun, mezi e çuan më këmbë.

-Edhe, pse: Tashti, mjeku më e pa se, kush ishte i sëmuri, por me shumë vonesë…

(“I?MENDURI” MË GJETI NË SHKUP

PA ADRESË - NUMËR TELEFONI)

Papritmas, një ditë i ra ziles derës në banesë, dikushi në “?air të Shkupit. E hapa derën: “Içmenduri”, këmbekokë pas dere. E njoha.

-Urdhëroni, mik! Hyri brenda dhe pasi u ulëm në dhomën e pritjes, e pyeta:

-Po, si më gjete bre kusho, në Shkup?! Apo, e kishe adresën? Telefonin?! Që, mua vështirë e ka të më gjejë edhe policia? E, jo më ti si familje nga Katundi.

-Jo, nuk e kisha adresën. As numrin e telefonit. Po, unë të gjej jo në Shkup, po edhe në mes të Parisit. Qesha. Dhe, shpalosëm disa kujtime të fëmijërisë.

Dhe, sa herë që më takonte “Içmenduri” në Kërçovë, para të pranishmëve rastit, lëvdoheshte: Thuaju këtyre katundarëve si të gjeta në Shkup pa adresë, pa numër telefoni!…

(A DI TI SHQIP)

Pas “zyrtarizimit” të gjuhës shqipe në shtetin e “përbashkët”, dhe themelimit të Asocasionit për Gjuhë Shqipe nga partia politike e “vëllazërim-bashkimit” në pushtet, të “?mendurin” përsëri e takova në Kërçovë. Pasi u përshëndetëm, edhe u përqafuam, më tha:

-Ecë pas meje kaçak i malit, dhe mos rri fshehur dëllinjave! U nisa pas tij si “Içmendur”. Pas disa hapave u futëm në një tavernë.

Kamarieri, erdhi me një tepsi në dorë: “Izvolite” (urdhëroni), në gjuhën “maqedonase”?

-A di ti shqip, e pyeti kamarierin “Içmenduri”?! Jo, nuk di, iu përgjigjë kamarieri. Atëherë, mësoje gjuhën shqipe! Një ibrikë me raki rrushi “hallall”. Dhe, një shtamë me verë të kuqe, dihet “hallall”! Kamarieri, pasi e mori porosinë iku përmes tavolinave.

Nuk vonoi shumë kohë, dhe kamarieri na i solli ibrikun me raki rrushi “hallall”, dhe shtamën me verë të kuqe “hallall” mbi tavolinë.

-Gëzuar, e cakrroi gotën “Içmenduri” me gjakun e Azreti Aliut!

-Gëzuar, iu përgjigja unë: me lotët e Shën Mërisë virgjër!

Edhe, atë ditë që të dy u dehëm tapë. “Içmenduri”, nëpër çdo tavernë ku hynim në Kërçovë, i ngacmonte “maqedonasit”: - A, di ti shqip?!...

(ANTARSOHUNI NË PARTINË

POLITIKE NË PUSHTET)

Partia jonë në pushtet: afron vende pune, para dhe poste politike në Qeveri. Merremi me qarkullimin e demokracisë me shumicë dhe pakicë non-stop. Garantojmë cilësi, pasha Nënën Parti! Ofrojmë ide të reja dhe premtime bashkohore. Libreza me dizajne të ndryshme kuqezi!

Autogrami i ktyetarit falas… kemi ende! Organizojmë mbëledhje, tubime, protesta “paqësore”, shfaqje teatrore-rinore, festivale kulturore të “vëllazërim - bashkimit”. Ndërtojmë kisha dhe xhamia me katër minare. Rrugë, mbyllim shkolla!

Fjalimet tona janë poetike. Jemi talentë në politikë! Nëse, nuk keni dëgjuar, atëherë mund t’ju themi, se: politkën tonë e përkrahin edhe Edi Rama, Albin Kurti dhe Ali Ahmeti… Ju dhemb koka?! Keni dhembje barku?! Jeni të shqetësuar?!

Provojeni partinë tonë politike! Keni punuar gjithë jetën?! Keni familje për të cilën kujdesni nateditë?! Keni pronë të patundur?! Urdhëroni!!! Sigurohuni me librezën e partisë sonë politike, dhe flini pa brekë!...

Edhe, po ia qëlluat, intervenimi i kryetarit vjen në çdo kohë! Nga eksporti, Partia jonë u siguron rrospia dhe xhadi me shumicë e pakicë! Transporti falas! Partia jonë politike eksporton edhe diploma e tituj shkencorë për anëtarët e Unionit të viçave!

Vërtetë, jeta është e vështirë pa partinë tonë politike. Vetëm në këtë parti politike gjeni qetësi shpirtërore dhe të vërtetën kosmike! Vetëm me këtë parti politike do ta bëjmë “Shypni” me çifteli! Mos u trembni, mos u zhagitni, bëhuni anëtarë! Në fund të çdo viti japim shpërblime.

Ptëhu! Përsëri premtime falas!...



(Vota: 27 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora