E merkure, 30.11.2022, 07:48 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: At Gaspër Suma

E marte, 21.06.2022, 08:00 PM


Nga Fritz RADOVANI:

Pjesa Nr. 40. Zamak i Flamurit Kastriotit...

AT  GASPER  SUMA O.F.M.

Asht e njenës prej Familjeve ma të vjetra qytetare Shkodrane, që i dha këtij qyteti klerikun Don Lluk Suma dhe, plotikan të njohun Angjelin Suma dhe oficerin Guljelm Suma. At Gaspri ( I pagzuem Mikel) asht i biri i Gasprit dhe i Roza Shirokës. Asht le me 23 Mars 1897. Shkollen fillore dhe të mesme i ka krye në Kolegjin Françeskan të Shkodres. Studimet e nalta teologjike dhe filozofike i ka krye në Insbruck t’ Austrisë. Asht Shugurue meshtar në Voltri Genova me 24 Korrik 1921 dhe, menjëherë asht kthye në Shqipni.

Shkoi famullitar në Pishkash në 1923 – 24, Nikaj 1927 – 31, Toplanë 1932, në Theth 1943, Brigje Hot 1943 – 46, Gomsiqe 1946 – 1947. Në vitin 1923 – 24, asht me grupin antizogist në perkrahje të Vllazenve demokrat.

Arrestohet në vitin 1947, tue u konsiderue edhe familje antikomuniste. Disa nga familjarët e At Gasprit ishin të burgosun para Tij, edhe ata si armiqë.

Akuzohet se ka strehue armiq të pushtetit dhe, torturohet barbarisht derisa me 14 Prill 1950 vdes në Burgun e Shkodres, dhe rreshtohet me të tjerët si Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Asht vorrosë në Rrëmaji.

Melbourne, 20 Qershor 2022



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora