E premte, 29.03.2024, 12:49 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: 'Ballkani i Hapur' ka përça shqiptarët

E hene, 20.06.2022, 06:55 PM


Blerim Latifi:

Është e dukshme se "Ballkani i Hapur" i ka përça ndjeshëm shqiptarët, Prishtinën dhe Tiranën. Dita e parë e qëndrimit të Ramës në Kosovë ishte vizitë miqve të Ballkanit të Hapur. Sot ka takim me armiqtë e Ballkanit të Hapur, të cilët janë vetë qeveria e Kosovës.

Urojmë që mbledhja e përbashkët e dy qeverive të mos jetë vetëm formalitet i mikromarrëveshjeve, por të shërbejë edhe për të mbyllur hendekun politik midis dy shteteve shqiptare!

Por që kjo të ndodh duhet bërë dy gjëra, të cilat shqiptarët rëndom kanë vështirësi t'i bëjnë: t'i frenojnë inatet e tyre personale me njëri-tjetrin dhe dallimet politike të mos i kuptojnë si dallime midis patriotëve e tradhëtarëve.

Shqipëria nuk mund të ecë tutje përpara duke injoruar problemin e madh të Kosovës me Serbinë, por as Kosova nuk mund të fuqizohet duke pasur raporte të ftohta me Shqipërinë.

__________

Kthimi i "Sunny Hill" në Prishtinë është meritë e mediave, e gazetarëve, e opinionistëve, e artistëve, të cilët me kritikat e tyre të fuqishme publike shpërfaqën budallakinë administrative që çoi në largimin e tij në Tiranë.

Gjithmonë duhet t'u gëzohemi lajmeve që na tregojnë ndikimin e opinionit publik mbi vendimmarrësit, sepse shëndeti i demokracisë varet shumë nga forca e publikut aktiv dhe e kritikës publike të politikave.

__________

Dekori i mbledhjes së sotme të dy qeverive dukshëm dominohet nga e kuqja dhe e zeza. Tepihu para hotelit krejt i kuq. Logoja e mbledhjes, një figurë gjeometrike kuq e zi, që asocon qartë me shqiponjën e flamurit kombëtar. Vetë sllogani i mbledhjes "Të përbashkuar" është i marrë nga vargu i parë i himnit të Shqipërisë.Prite tash mllefin këtyre hajgarexhive të kombit kosovar.

__________

Të gjithëve u kujtohet ajo përralla me çobanin gënjeshtar. Doli një ditë sipër katundit dhe u thirri njerëzve: Vraponi burra se m'ka ra ujku n'dele! Njerëzit vrapuan në drejtim të kodrës, por kur shkuan atje e kuptuan se çobani ishte tallur me ta. Historia u përsërit edhe njëherë tjetër. Pas disa ditësh ujku përnjëmend ia sulmoi kopenë. Çobani sërish i thirri njerëzit, por askush nuk i shkoi në ndihmë.

Kështu disi po duket edhe kjo puna e vizave.

Bashkimi Europian nga viti në vit po na gënjen se tash do të liberalizohen vizat, por kur po vjen çasti i vendimit, e tëra po del një gënjeshtër. Kështu dita kur vërtet ky vendimi do të merret, mbase do të jetë ditë e mosbesimit, si ajo e bashkëkatundarëve të çobanit të përrallës.

__________

N'Prekaz. Nganjëherë mendoj se mbase Ciceroni kishte të drejtë kur tha se "nëse keni një kopsht dhe një bibliotekë, keni gjithçka që ju nevojitet".



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora