Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Dokument për punë

| E premte, 17.06.2022, 08:33 PM |


Blerim Rrecaj

DOKUMENTE PËR PUNË

Një dokument që s’je nën hetime për vepër penale

Te Pallati i drejtësisë (së munguar)

Analiza mjekësore për shëndetin (e nëpërkëmbur)

Te Instituti i medicinës së punës në objektin e

Kek-ut të lënë për turp në duar mëshire në Kastriotin e tymtë

Një dokument që s’ke të kaluar kriminale

Në Stacionin rajonal të policisë (ku nuk e dijmë se cilat denoncime kanë vlerë)

Zgërdhihemi në Kosovën që e qaraveshëm

E po e qaraveshim vetë

Këndellja lëviz kokën andej-këndej