Mendime
Fahri Dahri: Me revan drejt një shekulli
E enjte, 16.06.2022, 07:38 PM
ME REVAN DREJT NJË SHEKULLI
Nga
Fahri Dahri
Ka mbetje për të mos u shuar, por mos i quani
fosile, se këta janë mbi tokë, të gjallë e me memorje, kurse fosilet janë
nëndhe. Edhe ato flasin, por nëpërmjet arkeologjisë, të cilën e ka uzurpuar
djalli. Ai djall që ekzistencën e quan inekzistencë.
Ja dhe disa ditë mbushen 78 vite, kur në Europë,
brenda Luftës së Dytë Botërore, por pa luftime, në rajonin autokton shqiptar të
Çamërisë, një shtet i besimit ortodoks përdhosi predikimet e besimit të tij,
Deklaratat dhe Ligjet Ndërkombëtare, dhe vuri në zbatim
predikimet e "Megalloidesë". Masakroi një
popullsi pa dallim moshe, aspak ndjesi sociale, as droje, si ndaj Zotit dhe as
dhimbjes njerëzore. Pse? Sepse një grup njerëzish, autoktonë në vendin e tyre,
besnikë në ruajtjen, mbrojtjen e vendit e të familjeve, por të ndryshëm nga
besimi fetar, i cili binte ndesh me besimin ortodoks grek, mbasi vlerësonin
familjen, fisin, gjakun, traditat, truallin e trashëguar, respektonin realisht
njeriun, predikimet hyjnore dhe ato njerëzore.
Një realitet me dy të kundërta, një ndodhi e
filluar mbi një shekull, por që vazhdon të mbajë ndezur ndarje njerëzish,
territoresh dhe : "Vini re" - një "Ligj Lufte" të
njëandhëm, turpërues, i pallogjikë, por që tregon ndërgjegjen,
përgjegjshmërinë, karakterin anti njerëzor të një shteti anëtar i Bashkimit
Europian që mbi baza të gënjeshtra, hipur në podiumet e drejtësisë na tund
"fletët votuese të vetos europiane" për të ruajtur dhe mbrojtur
padrejtësisë e saja të kryera radhazi gjatë një shekulli, për t' shpëtuar
përgjegësive penale.
Shtrohet pyetja: "Ekziston apo nuk ekziston ai
popull dhe ai rajon?".
Nuk është për tu habitur, por ja që duhet të
marremi seriozisht me përgënjeshtrimin e shpifjeve edhe kur ato kuptohen me
lehtësi, se dhe ai që shpif tallet po vetë me shpifjen. Duhet të merremi
seriozisht me shpifjet sepse: "një budalla hedh një gur në lumë dhe 100 të
tjerë nxitohen për ta nxjerrë", kjo sepe ai gur qënka i rëndësishëm dhe
doemos duhet të nxirret.
Nuk ekziston, thuhet pa droje, jo nga një ose disa
individë, por nga një shtet i tërë, anëtar i BE-së. Unë nuk habitem, sepse ai
shtet dredhitë, mashtrinet, shpifjet i ka në karakterin e tij që nga
"Troja".
Të thuash nuk ekziston për një vend, a ngjarje që
në realitet ekziston, kuptohen dy gëra:
a)- Ai që deklaron mos ekzistencë, për atë që
ekziston, është i dalë nga mëntë dhe duhet kuruar për shëndetin mendor.
b)- Kush deklaron mos ekzistencë, për atë që
ekziston, kërkon të fshehë një ngjarje, veprim tepër turpërues, që ngarkon me
përgjegjësi penale. Si rrjedhojë në qënien e tij ka zënë vend frika, tmerri,
nga trembja e madhe bëhet mohues, por natë e ditë është nën trysninë e tmerrit
(ferrit në Tokë).
●- Dihet që rajoni i Çamërisë dhe banorët e tij
ekzistojnë, edhe ata të dëbuarit, vërtet nuk banojnë në atdheun e të parëve,
por jetojnë diku dhe në zemër mbajnë të gjallë Çamërinë dhe jo vetëm kaq, por
kanë besim se një ditë "kali i Trojës" do të largohet dhe
"Pheidoni" do të presi dhe përcielli përzëmërsisht
"Odisenë".
● Cili është realiteti i sotëm në Çamëri?
Sipas një rregjistrimi të para 15 e ca viteve, që
mesa duket nuk është zyrtar, thuhet se në mbarë Epirin numëroheshin edhe 7.357
shqipfolës ortodoksë. Sqarim shtetit grek në vitin 1913 ju dhuruan në jug, toka
shqiptare, veç Çamërisë (Thesprotisë, Pevezës, Artës) edhe tokat në Janinë,
Konicë, Follorinë, Kosturë etj).
Me përjashtim të pjesës së Çamërisë që shtrihet në
Shqipëri (thuhet në materialin e një shkrimi, botuar në internet), Çamëria sot
është e banuar kryesisht nga grekë (quhen grekë prej besimit ortodoks, por
shumica janë të lindurit e të ardhurve nga trojet aziatike, vllehë, çifutë
etj.) si pasojë e eksodit çamë pas Luftës së Dytë Botërore dhe asimilimit
të mëpasshëm të çamëve të mbetur. Numri i shqiptarëve etnikë që jetojnë ende në
rajonin e Çamërisë është i paqartë, pasi qeveria greke nuk përfshin kategori
etnike dhe gjuhësore në asnjë regjistrim zyrtar (anëtar i BE-së që nuk njeh
parimet theelore të saj). Sipas rregjistrimit grek të vitit 1951, çamët e
mbetur të besimit mysliman numëroheshin gjithsej 127 çamë shqiptarë në Epir. Në
vitet e fundit (1986) 44 anëtarë të këtij komuniteti gjenden në prefekturën e
sotme të Thesprotisë, të vendosur në vendbanimet Sybota (Volë), Kodra dhe
Polineri (Kuçi).Për më tepër, deri vonë komuniteti mysliman në Polineri
ishte i vetmi në Epir që kishte një imam (hoxhë). Xhamia e fshatit ishte e
fundit brenda zonës përpara se të hidhej në erë nga një i krishterë vendas në
vitin 1972. Numri i çamëve myslimanë të mbetur në zonë pas Luftës së Dytë
Botërore përfshinte edhe njerëz që u konvertuan në ortodoksë, u asimiluan në
popullsinë vendase për të ruajtur pronat dhe veten e tyre.
I përfshiva këto shkrime në këtë artikul për të
treguar se pavarësisht që shteti ortodoks grek
i tmerruar mohon dhe mohon, Çamëria dhe çamët (vërtet
pak) por atje banojnë, që do të thotë ekzistojnë. Ndërsa nga çamët e masakruar
dhe dëbuar dhunshëm, që shumica u strehuan në Republikën e Shqipërisë, nga afro
20.000 veta, sot jetojnë afro 200.000 veta që mendjen dhe zemrën e kanë në
Çamëinë e tyre, vendin autokton të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Shënim: Ky artikull është në përkujtim të 78
vjetorit të gjenocidik grek, ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Zgjohuni shqiptarë,
vendi lëngon, kërkon ti shërohen plagët!!
Studjues Fahri Dahri. Londër, më 16/06/2022.-