| E merkure, 15.06.2022, 07:50 PM |
1946/Dekorim si vrasës
Nga
Kastriot Dervishi
Një
prej atyre që organizoi qëndresën ishte edhe Mark Gjomarkaj (emri shkruhet edhe
Mark Gjon Markaj).
Shtabi
antikomunist, 19 veta ishte nisur për lëvizje brenda Mirditës. Në mëngjesin e
datës 13 qershor 1946, shtabi ra në pritë të komunistëve. Beteja zgjati shumë
orë. Mark Gjomarkaj u plagës rëndë. Korrieri i tij u vra. Duke mos pasur
shpresë shpëtimi, si dhe duke mos dashur të binte në dorë të komunistëve, Mark
Gjomarkaj vrau veten. Megjithatë, regjimi komunist nuk donte ta evidentonte
këtë fakt, por vetëm atë të meritës së forcave të veta. Në këto raste, ai i
daroviste ushtarët e vet me dekorata e grada në mënyrë që t’i kishte në raste
të tjera edhe më të bindur në shërbim të tij.
Me
anë të një shkrese të datës 6.7.1946, kryeministri Enver Hoxha i kërkonte
Presidiumit të Kuvendit Popullor, dekorimin e ushtarakëve që “u shquan për
trimëri dhe abnegacion të veçantë në rrethimin dhe vrasjen” e Mark Gjomarkajt.
Kjo listë përbëhej nga:
1-Toger
Hasan Myftar Gërxhaliu (dëshmor)
2-Kapiten
II Hajrulla Myrteza
3-Rreshter
Qëndro Llukan Jani
4-Rreshter
Haqif Man Jella
5-Rreshter
Gjolek Abdyl Haskaj
6-Rreshter
Asllan Mehmet Rezhda
7-Tetar
Ramadan Xhanshi Ramadani
8-Ushtar
Kamber Tefik Goxhaj
9-Ushtar
Ali Nebi Çaushaj
10-Ushtar
Rahman Resul Agaraj
11-Ushtar
Filip Atloni
12-Ushtar
Zenel Islami