E diele, 05.02.2023, 05:40 AM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: Mbijetesa biologjike e shqiptarëve është në duart e një maniaku të çmendur

E marte, 14.06.2022, 08:22 PM


Mbijetesa biologjike e shqiptarëve është në duart e një maniaku të çmendur

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Në politikën shqiptare, humbja e vetëdijshme e kujtesës është një mjet “mbijetese”. Fatkeqësisht, marrëzia e shqiptarëve mbijeton gjithmonë. Të jesh apo të mos jesh gjallë nuk është çështje kompromisi. Ose je ose nuk je. Shuma e gjallërisë së individëve është qëndrueshmëria e shoqërisë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku, për të përmbysur regjimin vdekjeprurës monist-komunist, përndryshe armiqtë e gjithanshëm do të na therin secilin veçmas.

***

Serbia u rikthye në një "pëshpëritje ruse në Ballkan”, me seli në Shqipëri. Kush shqetësohet që Serbia nuk ka det? “Burrështetasi” shqipfolës më i lig i të gjitha kohërave, kuislingu Edvin Kristaq Rama që nuk mund të marrë një goditje në tru. Pse? Sepse ai do të merrte goditje në boshllëk. Ky maniak tashmë (në krimin e radhës) synon të përmbytë (vërshojë-shpopulloj) 37 fshatra të Dibrës. Qeveria më antikombëtare, më e keqe e Shqipërisë në kujtesën e njeriut, për një paaftësi ekstreme, vjedhje, fëlliqësi, servilizëm, kanabis, tradhti.

Një diplomat serb që nuk e dinte se isha me origjinë shqiptare, më tha: “Shqiptarët janë si derrat në rrugën e tyre për kasap. Ata mendojnë se kjo do të jetë një udhëtim i këndshëm, dhe vullnetarisht hyjnë në portën e therjes”.

Dy detyrat (obligimet) më të rëndësishme të qeverisë janë ruajtja e vendit dhe siguria e popullsisë, si dhe krijimi i kushteve për ngritjen sa më mirë që të jetë e mundur të bazës së burimeve të vendit dhe potencialin për krijimin e vlerës. Megjithatë, Shqipëria tani është në një vend të errët dhe shumë të rrezikshëm. Vullneti për t'u ngritur mbi shumicën e njerëzve është i fortë dhe i zhvilluar mirë te politik-bërësit injorant. Gjëja më e rëndësishme për këta të ligë është të mbash veten në pushtet. Dhe, ata që duan të kapin pushtetin nuk kanë ndërmend të bëjnë më shumë sesa ta ruajnë atë me çdo kusht. Vetëm dajaku i detyron të ikin.

Zgjohuni shqiptarë! Armiku i jashtëm me ndihmën e armikut të brendshëm akoma synon t`ju mashtroj, manipuloj, t`ju konfirmoj duke kërkuar bashkëpunimin e juaj në planet e tyre. Gjithkush ka një dinjitet të lindur njerëzor me të cilin nuk duhet të bëhet shaka. Askush nuk mund t'ju bëjë të ndiheni inferiorë dhe budallenj pa pëlqimin tuaj.

***

Pushtimi serb i Shqipërisë - zgjati nga nëntori 1912 deri në 25 tetor 1913. Serbia synonte të dilte në det, gjë që e konsideronte si një operacion strategjik. Trupat serbo-çetnike pushtuan të gjitha pjesët veriore të Shqipërisë përveç Shkodrës. Pra, pjesën më të madhe të Shqipërisë kontinentale dhe pjesën më të madhe të bregdetit shqiptar të Adriatikut, duke formuar “Rrethin e Durrësit”.

Të gjitha shtetet fqinje akoma kanë, në një masë më të madhe ose më të vogël, pretendime në zonat me popullsi shqiptarësh autokton. Pretendimet e Serbisë, përveç të ashtuquajturave "Serbia e vjetër" d.m.th. Sanxhaku, Maqedonia, Kosova, përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë së sotme londineze së bashku me bregdetin e saj Adriatik, sidomos portin e Durrësit, që i mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë detare me gjithë botën, fuqizimin masiv të saj. Serbia përherë ka thirrur "të drejtat historike" për të justifikuar këto pretendime.

Planet për dalje në det të Serbisë përmes Shqipërisë kanë qenë të pranishme me shekuj në politikën serbe (dhe nuk do të vdesin kurrë). Argumentet për to u paraqitën nga politikanë, historianë, priftërinj sllavo-ortodoks, ushtarakë dhe intelektualë serbë, me parullën:

“Për t`i krijuar Atdheut tonë (Serbisë) dalje në detin Adriatik!”.

Jovan Cvijic (1865-1927), gjeograf serb. President i Akademisë Mbretërore Serbe dhe Rektori i Universitetit të Beogradit propagandonte se me vendimet e Kongresit të Berlinit, "Serbia është një vend i rrethuar" dhe kinse serbët janë "njerëz të burgosur", dhe se Serbia patjetër të dalë në det për të fituar pavarësinë. Në ndjekjen e kësaj politike, ai pis-milet në vitet 1912-1913 mbrojti të “drejtën” e Serbisë për okupimin e pjesës veriore të Shqipërisë:

„Për shkak të pavarësisë së saj ekonomike, Serbia duhet (patjetër) të ketë hyrje në detin Adriatik dhe një pjesë të bregdetit Arban (shqiptar): qoftë duke pushtuar territorin qoftë duke fituar të drejta ekonomike dhe komunikuese në atë zonë. Kjo do të thotë, pra, marrjes të një zone që me të vërtetë nga aspekti etnografik është e huaj, por të tillë që patjetër të merret (përvetësohet) për interesa veçanërisht të rëndësishme ekonomike, pikërisht për shkak të nevojës jetësore.“ - citat fund.

***

Shqiptarët në mëmëdhe nuk duhet të zvarriten në këmbët e armikut, gjakatarit të përjetshëm. Poshtërsi kombëtare. Duhet të mos harrojnë gjenocidin e radhës 1998-1999 që “populli qiellor serb”, thënë më mirë, barbarët e Karpateve kryen ndaj “kosovarëve” vetëm për shkakun se ishin shqiptarë. Kokëtulët akoma nuk e marrin me seriozitet ideologjinë e pavdekshme naziste, terroriste - ekspansioniste të Serbisë, domethënë institucionalizimin “sekret” të kërkesave për zgjerimin e mëtejshëm të kufirit të shtetit të tyre, përmes daljes në ujërat e ngrohta të detit shqiptar në Durrës, Shëngjin.

Ideali është fitorja pa gjakderdhje. Sipas Artit Luftarak, qasja më e mirë për veprim në luftën kundër kundërshtarit të dobët (siç është Shqipëria në raport me Serbinë dhe Greqinë) është të marrësh një shtet pa e “prekur” atë. Për të fituar mbi armikun pa përdorimin e forcës është kulmi i aftësive. Saktësisht si me zbulimin e “Mini-Shengenit” ballkanik, tashmë të riemëruar “Ballkan i Hapur” nga Rama, sivëllait të tij kriminel Vuçiç dhe fuqitë e errëta botërore keqdashëse që kanë për qëllim shpopullimin e Shqipërisë, shpërbërjen e Kombit Shqiptar dhe zëvendësimin e tyre me aziatik, afrikan, arabik (ndryshimin demografik të Shqipërisë). Kjo është 100% fakt. Vetëm zuzarët shqipfolës nuk e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë. Gëzohu, shpirt i vogël, i shitur, je i farkëtuar nga i njëjti ndryshk!

***

Unë kam lindur në Sydney (Australi) dhe kemi një fermë bujqësore-blegtorale larg qytetit. Mbaj mend një herë kur isha 5 vjeç, vizitova fermën me gjyshin tim. Mahnitesha nga bukuria e jashtëzakonshme e natyrës, me të gjitha llojet e kullotave dhe luleve. Sidoqoftë, pyesja veten pse mizat kishin më shumë prirje të mblidheshin në bajgë të qelbura të lopës në vend të luleve që zbukuronin. I kërkova gjyshit tim një shpjegim për këtë çudi të natyrës. Më tha: “Dëgjo vogëlush, kur të rritesh atëherë do të kuptosh se fakti që 1 milion miza e duan bajgën nuk do të thotë se plehu është i mirë”.

Kriminelët pas timonit - Anija fundoset.

(1912) Përshëndetje nga bregdeti serb (Durrësi), poster i propagandës serbe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora