Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Imazhi i Mirditës, në vitin 1877

| E hene, 13.06.2022, 05:55 PM |


Imazhi i Mirditës, në vitin 1877

Nga Gjon KEKA

Një imazh i Mirditës së vitit 1877(L.i.J.u.nr.1776,viti 1877), ku shihet shefi mirditor i cili inspekton fshatrat malore.

Historikisht dihet që vetëm Mirditorët pas vdekjes së Gjergj Kastriotit kanë patur një lloj pavarësie dhe kanë ruajtur traditat kombëtare e shpirtërore të vendit.

Shumë kronist, autor dhe studiues europian e kanë nënvizuar këtë fakt se: "Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, respektivisht familja fisnore e Kastriotëve ishte nga Mirdita."

Duhet ditur edhe këtë se Gjergj Kastrioti ushtarët më të talentuar të cilët i kishte aftësuar ai vetë ishin Mirditorët e tij.