E enjte, 25.04.2024, 11:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Konferencë shkencore - 'Festat kalendarike tradicionale të vitit në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare'

E diele, 12.06.2022, 11:24 AM


N  J  O  F  T  I  M – F  T  E  S  Ë

Shoqata për Trashëgimi dhe  Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli

  Preshevë

O R G A N I Z O N

Konferencë shkencore, me temë : " FESTAT KALENDARIKE  TRADICIONALE TË VITIT NË LUGINË TË PRESHEVËS DHE NË VISET SHQIPTARE"

Koha dhe vendi i mbajtjes: 22 dhe 23 tetor 2022, në Preshevë

Pjesëmarrës në Konferencë: studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare / Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, diasporë, etjerë.

Koha e paraqitjes së temës: abstrakti dhe punimi për Konferencë dorëzohet deri

më 3 tetor 2022

Tema e punimit : 8 deri 20 faqe, në rradhorin 12.

Koha e referimit në Konferencë : 10 minuta

Hartimi, publikimi i Programit të Konferencës dhe njoftimi i pjesëmarrësve bëhet

më 10 tetor 2022

Kontakti: Xhemaledin Salihu,  cel. +381 63 8771423

E-mail adresa : shtkkpresheve@yahoo.com, xhemaledin47@gmail.com

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/, rr.Sava Kovaçeviq,nr.80

1.Qëllimi i Konferencës: Shqyrtimi dhe trajtimi shkencor i Festave kalendarike tradicionale të vitit në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare: Kolendrat, Viti i Ri, Dita e Verës, Llazoret, Rusicat, Dita e Shëngjergjit, Për të rënë shi në verë e tjerë.

2.Synimi i Konferencës: Botimi komplet i materialit në një publikim/vepër/.

Lugina e Preshevës dhe viset shqiptare kanë një pasuri tw madhe të Festave kalendarike  tradicionale të vitit, të cilat nuk janë hulumtuar, studiuar , trajtuar, shqyrtuar shkencorisht, nuk është mbledhur sa duhet lirika popullore mbi to dhe nuk është shkruar e nuk janë shtjelluar mjaftueshëm e sa duhet në aspektin historik, ekonomik, sociologjik, kulturor e tjerë.

3.Andaj, qëllimi kryesor i Konferencës shkencore është që në suaza të mundësisë të hulumtohen, të studiohen, të trajtohen dhe të shqyrtohen Festat kalendarike  tradicionale të vitit në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare: Kolendrat, Vitin i Ri, Dita e Verës, Llazoret, Rusicat, Dita e Shëngjergjit, Për të rënë shi në verë e tjerë me metoda dhe metodologji shkencore dhe pastaj për t’i përmbledhur në një libër për publikun në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare.

BORDI i Konferencës shkencore:

1. Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe

2.Prof. dr. Nebi Islami, filolog

3.Prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/

4.Prof.Dr. Nebi Dervishi, historian

5.Xhemaledin Salihu, profesor, studiues

Këshilli organizues: Këshilli drejtues i SHTKKLP-së

Preshevë, më 6 janar 2022

Kryetar i SHTKKLP-së,

Xhemaledin Salihu, profesor



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora