E shtune, 04.02.2023, 05:35 AM (GMT)

Mendime

Fazli Maloku: Dita e Çlirimit të Prishtinës

E diele, 12.06.2022, 06:55 PM


Dita e Çlirimit të Prishtinës (11 qershor 1999)

(pjesë nga "DITAR LUFTE")

Nga Fazli Maloku, Prishtinë

...Fillimi i Qershorit '99, Zllash

Në mbledhjen e Shtabit të Breigadës 153, Zona Operative e Llapit, komandanti i Brigadës 153,kolonel Adem Shehu na njoftoj se është marrë vendim në Shtabin e Zonës Operative të Llapit nën drejtimin e kom. Rrustem Mustafa "Remi" që këto ditë njësite ushtarake të UÇK-së do të futën në qytetin e Prishtinës, me detyrë çlirimi definitiv i Prishtinës nga forcat Ushtarako-policore e paramilitare të Millosheviqit. Data e hyrjes së forcave ushtarake të UÇK-së në qytet do të mbahet "tepër sekret". Që nga nesër duhet ti përcaktojmë 20 ushtarër e parë që do të hyjnë në Prishtinë. Përgatitjet të fillojnë menjëherë që nga dita e nesërme...

... Të nesërmen, në oborrin e Shtabit të Brig. 153 u rreshtuan në rresht rreth 200 ushtarë. Kom. Shehu ua komunikoj vendimin e Shtabit të Zonës Operative të Llapit për operacionet ushtarake të grupeve të para që do të futen në Prishtinë, kuptohet pas përgatitjeve që do të fillojnë që nga dita e sotme. Ky vendim do të mbahet nga gjithë Ne "tepër sekret"! Urdhëroj që 20 ushtarë vullnetarë të lëvizin dy hapa para! Të gjithë ushtarët do të lëvizin dy hapa para. Kom.Shehu, duke menduar që nuk u kuptua mirë urdhëri i tij, përsëriti urdhërin për të dytën herë.Reagimi i ushtarëve ishte i njejtë. Kom. Shehu, ua kthej shpinën ushtarëve në mënyrë që ushtarët mos ti shohin lotët që i rrodhën për faqe. Ishin këta lotë gëzimi duke parë moralin e lartë dhe gadishmërinë e ushtarëve për të hyrë me grupin e parë në Prishtinë, për ta çliruar ate pavarësisht rrezikut dhe sakrificës që kërkohej prej tyre. Nga ky veprim i ushtarëve të Brig.153, kom. Shehu qe i detyruar që vet ta bëj përgjedhjen e "20-shës së Parë"...

...Mramor, Lagja  Ramushaj, 11 qershor 1999

Kah mesdita u ktheva nga tereni për në objektin ku ështe vendosur ditë më parë Shtabi i Brig. 153. Në oborr takoj kom. Shehun, të cilit i shkojnë lotët rrëke. U përqafuam ngrohtësisht dhe me një dozë frike e pyeta:"Çka ndodhur komandant?! Ai me gjysëm zëri mu përgjigj: " Urime Çlirimi i Prishtinës! Sapo mora informacionin se para disa orësh në Prishtinë, në Lagjën Kolovica e Re u ngritën Flamuri Kombëtar si dhe Flamuri i UÇK-së, nga i madhi , simboli i Rrezistencës Shqiptare z. Adem Demaçi dhe kom. i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-REMI. Ishin këta lotët e gëzimit dhe për disa minuta nuk mund të ndaheshim ngaa përqafimi. Kjo do të mbetet dita më e lumtur në jetën time...

Urime Shqiptarë, kudo që jeni duke jetuar, punuar apo vepruar, Dita e Çlirimir të Prishtinës!...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora