Mendime
Engjëll Koliqi: Mërgimtarët ndihmuan Çerdhen e Fëmijëve 'Gëzimi Ynë'
E diele, 12.06.2022, 07:28 PM
Mërgimtarët,
duke frymuar me mushkëritë dardane:
NDIHMUAN ÇERDHEN E
FËMIJËVE “GËZIMI YNË” NË VITI
Shoqata
Integruese Kulturore Humanitare “STUBLLA” me seli në Lecco të Italisë, i dhuroi
Çerdhes së Fëmijëve “GËZIMI YNË” në Viti shumën prej 2500 Euro, për rregullimin
e një dritareje dhe për blerjen e mjeteve mësimore dhe të lodrave për fëmijët
që frekuentojnë në këtë çerdhe
Shkruan:
Engjëll KOLIQI
Me
nismën e Shoqatës Integruese Kulturore Humanitare “STUBLLA”, me seli në Lecco
të Italisë, Çerdhja e Fëmijëve “GËZIMI YNË”, para më se një viti, ka pranuar
një fëmijë, i dyshuar për autizëm.
Kryetari
i kësaj shoqate, Pashk Ballabani, disa herë ka ardhur nga Italia, për t’u
kujdesur për gjendjen dhe përparimin e fëmijës në fjalë. Secilën herë që ka
ardhur Pashku, i shoqëruar nga pedagogë dhe edukatorë vendorë të Stubllës, ka
vizituar Çerdhen dhe përveç interesimit për atë fëmijë, janë interesuar edhe
për mbarëvajtjen e përgjithshme të
Çerdhes.
Në
vizitën e fundit, të bërë gjatë muajit maj të këtij viti, Z. Ballabani, i
shoqëruar nga vajza e tij Kristina, psikologe, u interesua më shumë se herave
të tjera, për mbarëvajtjen e punës në Çerdhe. Pasi i vizitoi të gjitha lokalet
e brendshme, ku edukohen e luajnë fëmijët, duke biseduar me drejtoreshën, me
logopeden dhe me edukatoret aty, u interesua për gjithçka që kanë nevojë dhe që
mungon aty. Duke i parë nevojat dhe mungesat, Ai i premtoi drejtoreshës ndihmë
financiare.
Sapo
u kthye në Itali, Pashku bisedoi me kryesinë e Shoqatës dhe i sugjeroi
Drejtoreshës që t’i drejtohet Shoqatës me një kërkesë me shkrim, sepse do të
miratohet e plotësohet. Arriti kërkesa, u mblodh kryesia dhe u miratua kërkesa
e brenda pak orësh, nga vullnetarë të shoqatës u tubuan 2500 Euro, për
plotësimin e kësaj kërkese.
Unë
që, në fund të majit, isha për një vizitë njëjavore në Itali, pata fatin të jap
një kontribut të vogël në këtë akcion humanitar të shoqatës, ku dikur isha
anëtar, duke i sjellur ato mjete financiare në Viti dhe solemnisht ia dorëzova
Drejtoreshës, në praninë edhe të edukatoreve të Çerdhes. Ishte vërtetë një
kënaqësi e brendshme shpirtërore, që më bëri të ndjehem jashtëzakonisht mirë,
duke qenë i pritur dhe i falënderuar edhe nga Kryetari i Vitisë. Z. Sokol
Haliti. U ndjeva krenar edhe i vlefshëm, që edhepse në pleqëri, tashmë
pensionist, pata fatin dhe mundësinë të kontribuoj, duke i sjellur këto mjete
nga Italia.
Viti, qershor 2022