| E premte, 10.06.2022, 09:18 PM |
110 vjeç Federata PanShqiptare ''VATRA''
Nga Zenel
Çeliku
Në Prill te vitit 1912 u themelua shtëpia e
madhe e shqiptarëve-Federata PanShqiptare ''VATRA''. Themelues I saj është patrioti
Fan.S.Noli sëbashku me patriot të tjerë shqipatrë.
“VATRA” është organizata patriotike shqiptare e
cila ka ndihmuar dhe ndihmon shqiptarët e Amerikës për intergrimin e tyre në
SHBA, gjithashtu ka punuar dhe punon për lirin dhe demokracinë e kombit shqiptar.
110 vite më parë, në një kishë e ndodhur ne
Boston-SHBA u bashkuan disa shoqata emigrantësh shqiptarësh në një federate të
vetme, duke themeluar Federata PanShqiptare ''VATRA'', organizatën më të madhe
të shqiptarëve të Amerikës. Me 1998 kamë patur fatin të njihem në Boston me një
nga personalitetet e shqipatrëve në SHBA, me aktivistin e njohur Van Kristo I
cili më foli gjatë e gjatë për këtë organizatë patriotike shqiptare, për
kontributin që ka dhanë “VATRA” ndër dekada për shqiptarët. Federata PanShqiptare
''VATRA'' është organizata më jetëgjatë i shqiptarëve në mbarë botën shqiptare.
Kontributi i kësaj federate në çështjen kombëtare, e ka kthyer “VATREN” në një
simbol të patriotizit shqiptar. Kryetari aktual i Federatës PanShqiptare
''VATRA''-Elmi Berisha ka thënë :
Energjitë pozitive të shqiptarëve të Amerikës
duam t’i vendosim në dispozicion të atdheut tonë. Mision historik I Federatës
PanShqiptare ''VATRA'' ka qënë dhe është në mbrojtjen dhe garantimin e të
drejtave të shqiptarëve në SHBA. “VATRA” ka rmarrë përgjegjësitë për lobimin në
Kongresin e SHBA-së për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës.
Takimi i parë që bëri bashkë të gjithë
shqiptarët në Amerikë, i ka fillesat e saj në Dhjetor 1911- gjithnjë në Boston.
“VATRA” kur është regjistruar si organizatë ligjore ne Boston, në
dokumentacionin e saj është evidentuar si më poshtë:
Federata PanShqiptare ''VATRA'' u themelua prej
shoqërive “Besa-Besën”, "Flamuri i Krujës” Shoqëria Kombëtare”,
“Mirëbërsja” dhe “Skënderbeu”. Në këtë takim që do të shkrhuhej në histori, u
krijua një bord i përkohshëm për të drejtuar “VATREN” me figurat më të njohura
të kohës të cilët ishin si më poshtë:
Fan S.Noli-Sekretar, Llambi Çikozi-drejtues I
Gazeta Dielli, Faik Konica, Kristo Kika dhe Kristo Flloqi Drejtuesi të degëve
të Federatës, gjithashtu ishin edhe figura të tjera patriotike si Paskal
Aleksi, Kosta Vasili, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota, Kostandin
Çekrezi, vëllezërit Pani dhe Dardha e tjerë.
Z. Sokol Paja ka njoftuar dhe ftuar meditiokisht
shqptarët kudo anëmbanë botës, që të jenë të pranishëm në 100 vjetorin e
Federatës PanShqiptare ''VATRA'' , e cila do të kujtohet si ngjarje e madhe për
shqiptarët jo vetëm të Amerikës, por për mbarë shqiptarët kudo jetojnë. Të
gjithë e dijmë se “VATRA” ka qënë shtëpia me e madhe që ka pritur dhe ndihmuar
shqiptarët që shkelnin në Amerikë, veçanërisht shqiptarët që me shumë mënyra
arratiseshin nga Shqipëria ku diktatura të shkatronte jetën e gjithë fisit.
Eshtë detyrë patriotike të nderojmë me zemër e me shpirt Federatën PanShqiptare
''VATRA'' e cila gjithmonë ka hapur dyert për shqiptarët, e cila ka qënë
institucioni që ka mbrotjtur dinjitetin, figurën dhe emërin e shqiptarit në çdo
kohë e në çdo rrethanë. Federata PanShqiptare ''VATRA'' do të gëzoi respektin më
të madh në historinë e shqiptarëve në USA e kudo që jetojnë shqipatrët.
Respekte dhe nderime për gjithmone kësaj
organizata patriotike për mbarë shqiptarët.
Zenel
Çeliku
TIR-FAX
News Agency 10 Qershor 2022