E premte, 29.03.2024, 09:26 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Kosova e shitur tri herë

E enjte, 09.06.2022, 06:55 PM


KOSOVA NJË GRUA E VEJË

E SHITUR TRI HERË

NGA KALOSH ÇELIKU

Ehu, Plaku ynë satirist i mirë dhe i urtë Xha Deralla! Burrë, që në pleqëri bukën e gojës ta shtinim në dhomë nëpër dritare. Shkaku, se: nuk të lejonin të dalësh jashtë shqiptarët, me “arsye” se e prish rininë e fshatit… Shoqërinë... Shtetin e “përbashkët”… Xhandarët e serbit në atë kohë i shëtite gjithë natën nëpër Katund. Të nesërmen, kur zbardhi dita ua tregove portën e Plakut të Katundit. Derën, që atë ditë ta mbyllën me çelës mos dalësh në rrugë. I kaloje ditët e pleqërisë i vetmuar në mes të katër mureve. Dhe, e prisje te porta Zonjën Vdekje si burrat. Edhe, atë: Burri me sharrë në krah, që gjithë jetën i kishte shartuar dardhat gorricë te “Jasakët e Tike”. “Përroni i Thanës”. Anegdotat e të cilit edhe sot qarkullojnë gojë më gojë nëpër botë.

Përderisa, Nastradin Hoxha mendohet, se: është krijuar nga populli, Xha Deralla (1842-1950) ka jetuar, krijuar dhe vepruar me të vërtetë në gjirin e popullit, kokë më kokë dhe këmbëkryq te porta e Xha Mazllëmit. Përditë, e ka përcjellur me anegdotat e tij për ditë të mbarë hoxhën e katundit në xhami, hipë në minare.

Një ditë, përderisa hoxha kaloi pranë portës të Xha Mazllëmit, i tha Xha Derallës: Pse, bre Xha Derallë, nuk vjen të falesh dhe lutesh në xhami? A e di, se: në atë “dynja” do të digjesh në zjarrin e Xhehnemit? Jo, o hoxhë, i përgjigjet Xha Deralla. Përderisa, do të vij unë në atë “dynja”, ti më veç do ta kesh shuar zjarrin e Xhehnemit.

Dhe, xhandarët e serbit, kur e kishin pyetur se, ku e ka shtëpinë Plaku i Katundit, i kishte shëtitur rrugës rreth e rrotull katundit gjithë natën. Shkak, që njëri xhandar i tha plakut: po, ne pranë kësaj  xhamie ramë disa herë me radhë?! Xha Deralla, iu përgjigjë xhandarit të serbit: Epo, katundi ynë është shumë i madh, dhe i ka disa xhami. Pak, ende pa zbardhë agimi i sjell para porte, dhe u thotë xhandarëve të serbit: kjo, është shtëpia e Plakut të Katundit.

Xhandarët e serbit, pasi hynë brenda në odë, i thanë Plakut të Katundit: po, fshat i madh kishte qenë ky Katundi juaj?! Plaku i Katundit, i pyeti: po, kush u solli juve deri pas porte te shtëpia? Një plak me një mjekër të bardhë, gati deri në brez. Qeshi, Plaku i Katundit. Po, Katundi ynë është shumë i madh. Ne, e kemi pagëzuar edhe si Parisi i Vogël. Shkaku, se: të gjitha rrugë të shpien në qendër të fshatit, te xhamia. Ai ka qenë Xha Deralla.

Ende, nuk mund ta harroj “Këngën e Rumelisë”, vetë autor edhe i tekstit historik, që na e këndonte në atë kohë në dritare, kur ia sillnim bukën e gojës majë shkopi përmes hekurave dritares të shtëpisë, në Katund:

Rrafti teli në atë Misirli

Na u shit kjo Rumeli,

Na e ka ble çaj Moskovi zi

Na e ka ble, aman-aman:

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltën,

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan.

Sulltan Azizi, na ra nër shën,

Sulltan Azizi, na ra nër shën,

Sulltan Murati ka hyp në shkëm.

Sulltan Azizi është një oxhak zade,

Të shtatë kralave u ep xhevape:

Bouni hazër se nesër kemi kavgë!

A çu bone Musli bre vëlla,

Merre bajrakun vene më kra,

Se më shtatë vise plumat më kanë ra.

Afrou vëlla plumat me mi pa,

Ta dish vëlla se Rumelia u dha…

Edhe, sot e kësaj dite, ato vargje të asaj kënge historike nuk mund t’i heq nga mendja, që më janë ngulitur në tru si pyka. Vallë, edhe sot Kosova qenka një grua e vejë pa burrë?!... Shkuesit duhet ta shesin për poste politike dhe pushtet burrë më burrë?!... E ajo, edhe sot e kësaj dite ende të mos mundet ta gjejë një burrë me tirqi e xhamadan me gajtana?! Kësulën e bardhë në kokë. Sahat me qystek për qafe. Mauzerrin në dorë. Nagëntin në brez. Bombat nëpër xhepat e strukes, hedhur krahëve… Gjithë jetën, u dashka ta kalojë burrë më burrë?! E në fund, përsëri të kthehet te burri i parë, sadist me shajkaqë në kokë. Burri, që gjithë jetën e dhunoi, vrau dhe e masakroi për vdekje. Burri, që e përzuri me gjithë fëmijë edhe nga Shtëpia. Mezi e ktheu me pak shpirt të alivanosur në shtëpi Amerika. E shi sot, vetë djemtë e saj e kthejnë te burri i parë, poligam. E martojnë me krushqi. Edhe një herë bëjnë dasëm me shtatë palë lodra. Krah për krahu, heqin valle, dhe shkrepin pushkë.

O Imzot, Kosova siç duket pati vetëm një djalë. Edhe atë: Adem Jasharin. E di, ju më përgjigjeni, pati edhe djemë të tjerë trima. Burra pene e pushke: Dervish Carën, Emin Xhambazi (Çeliku, krahun e tij të djathtë), Bajram Currin, Isë Boletinin, Hasan Prishtinën, Shotë e Azem Galicën, Sulltanë Qafën, Kalosh Zajazin... E vërtetë, respekt për ato gra e burra pushke, po politikikanët e sotshëm i dolën kopila. E shitën për së treti herë me radhë te Rusia. E cila, vërtetë e humbi gjysmën e Rumelisë (Maqedoninë e veriut), po e fitoi Kosovën. Edhe, atë: me ndihmën e udhëheqëve politik të shqiptarëve. E shitën vetë “Baballarët e kombit” për poste politike, e lanë përsëri jashtë kufinjve politik të Shqipërisë.

Historia shqiptarëve po u përsëritet me rastin e “Ballkanit hapur”, hap që patën fatin të bashkohen gjithë shqiptarët si popull në një Shtet Etnik Shqiptar pa kufinj politik. Qoftë ai edhe ekonomik, turistik, arsimor dhe kulturor. Fatkeqësisht, nuk e shfrytzuan rastin historik. Edhe, atë: i besuan më shumë “zbulimit” të Llavrovit të Rusisë se, “Ballkani hapur” është nismë ruse, sesa të Edi Ramës Shqipërisë. Duartrokitën për “fitore” politike: “Ballkani i hapur”, është projekt ruso-serb. Ministri i jashtëm rus publikisht pranoi, se: “Ballkani i hapur” është “fëmijë” i cili ka prindër Moskën dhe Beogradin, e rritën e të cilit e pengojnë BE-ja dhe NATO -ja.

“Analistët” me këmbët dhe trutë në legen, përzemërsisht e faleminderojnë ministrin rus të punëve të jashtme për shpalljen e kësaj të vërtete. Tjetri, shkon edhe më larg: “Vuçiçi e ka thënë me gojën e vet, “Ballkani i hapur” është Jugosllavi e re. “Ballkanin e hapur” e mbështet edhe Eskabar: “Më në fund e mbështesë që kjo iniciativë, të jetë ekonomike, nuk është projekt politik, por i rëndësishëm ekonimik.” Fatkeqësisht, me “analizën” e tij trusakate turret edhe një ish ambasador i Shqipërisë në Shkup: “Analisti” politik e faleminderon, ministrin  jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov për dy të vërteta mbi nismën e “Ballkanit të hapur”, të cilat i pohoi publikisht në konferencën e tij të shtypit, më 06 qershor 2020, dy të vërteta që Tirana, Beogradi dhe Shkupi ia fshehin publikut. “E parë është se nisma “Ballkan i hapur” është projekt i presidentit serb Vuçiç. E vërteta e dytë është se Rusia e ka mbështetur dhe e mbështet nismën e presidentit serb “Ballkan i hapur”. “Analisti” politik në prehërin e Nënës Parti në pushtet me një torbë taxhi përqafe, edhe ai turret me një “analizë” teknefese: “… udhëheqësit politikë shqiptar të Shqipërisë, Malit Zi dhe Maqedonisë, janë argatë të Serbisë”.

Populli, thotë: Qe, si qe: Deharet u dogjën. Ose, Një herë e mira vjen kah dera. Tashti, duhet të presim edhe njëqind vjet të tjera në politikë: Bashkimin e shqiptarëve  në një Shtet Shqiptar. Dhe, sot: nuk jemi të pushtuar nga armiqtë shekullor, po nga “Baballarët e kombit” për poste politike. “Armiqtë” e sistemit Neokomunist, ende në varre pa i shti. Që, e shitën Kosovën për herë të tretë si Grua të vejë, duke e lënë nën sjetullat e Serbisë.

Pavetëdije, si parashikues për Ditën e Nesërme…



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora