Mendime
Florim Zeqa: Kulti i individit i dëmshëm për shtetin, rrënues për demokracinë!
E merkure, 08.06.2022, 06:50 PM
Kulti i individit i dëmshëm për shtetin, rrënues për demokracinë!
Diktati
nga lartë-poshtë dhe mospërfillja e zërit të qytetarëve paraqet dhunim të
demokracisë dhe instalim të diktaturës. Diktatura në demokraci është shumfish
më e dëmshme për qytetarët dhe e rrezikshme për të ardhmen e vendit sesa ajo në
sistemin njëpartiak
Shkruan:
Florim Zeqa
Përgjumosja nga liria
dhe pavarësia
Rënja
e partive e politike nën ndikimin e autokratëve dhe karrieristëve është bërë
pengesë profilizimit të partive politike
dhe reformave substanciale për të mirën e vendit dhe interesin e qytetareve.
Liria
e munguar për rreth një shekull, pas largimit të "çizmës" së
pushtetit serb, na bëri të ndjehemi tepër komod dhe të relaksuar, duke menduar
u liruam nga të gjitha të këqijat qindra vjeqare.
Përgjumosja
e thellë që na solli liria, e në veçanti ri-shpallja e pavarësisë së 17
shkurtit 2008 ka filluar të na kthehet si bumerang kërcënues për të ardhmen e
shtetit.
Përderisa
ne e harruam të kaluarën e pushtimit serb, vuajtjet dhe sakrificat shekullore,
Serbia nuk e harroi Kosovën!
Nga
momenti i shpalljes së pavarësisë së 17 shkutrit, Serbia e filloj agresionin e
saj politik ndaj pavarësisë së shtetit tonë.
Pothuajse
të gjitha njohjet që i erdhen Kosovës janë produkt i SHBA-ve dhe disa shteteve
mike brenda Bashkimit Evropian.
Përderisa
liderët shtetërorë dhe partiak bënin garë se cili i kanë sjellë më shumë njohje
shtetit të Kosovës, Serbia e vazhdoi luftën diplomatike për ç’njohjen e shtetit
të Kosovës nga shtete të vogla nën ndikimin ruso-sllav.
Për
dallim prej qeverive të kaluara, madje edhe ndaj asaj paraprake që e solli vetëm
një njohje (nga Izraeli në fund të vitit 2020) të aranzhuar nga ish presidenti
SHBA-ve, Donalld Trump, qeveria aktuale deri më tani nuk e ka asnjë rezultat sa
u përket njohjeve.
I
kishim 117 shtete njohëse të pavarësisë, por si rezultat i avancimit të
politikës së jashtme serbe kundrejt asaj kosovare kanë ndodhur disa ç’njohje!
Por,
për habi asnjë liderë shtetërorë dhe partiak nuk është në gjendje t’i mohojë
ç’njohjet dhe as ta thotë numrin e sakt të shteteve njohëse që aktualisht i ka
Kosova!
Alternativa e re
politike, e vetmja mundësi për ndryshim
Ne
shqiptarët, si njëri ndër popujt më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, sikur
të kishim afinitetin e bashkimit, dashurisë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit
siq e kemi të zgjuar ndjenjen e urrejtjes, të ndarjes dhe përçarjes, sot do të
ishim njëri ndër popujt më të fuqishëm të botës së civilizuar dhe faktori kyq i
të gjitha zhvillimeve politike jo vetëm në Ballkan por në mbarë kontinentin
Evropian.
Zëri
i ndërgjegjës kombëtare thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve me
gjak të pastër shqiptar, për bashkim të mendjeve dhe zemrave edhe njëherë
sikurse në fillimvitet e '90-ta, për ta nxjerrë Kosovën nga kthetrat e
uzurpatorëve dhe matrapazëve, nga rrënuesit e vlerave dhe traditave tona
kombëtare.
Ndryshimet
substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen
vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të qënjes sonë kombëtare, me
bashkimin e të gjitha forcave progresive, të resurseve të shëndosha dhe të
padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.
Ngjizja
dhe krijimi i një alternative të re politike nga elitat e pastra intelektuale
është imperativ i ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për vendin, nga
veprimtarët dhe atdhetarët e vërtetë konformë rrethanave kohore dhe zhvillimeve
politike ndërkombëtare.
Alternativa
e re politike nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik
ekzistues.
Secila
nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë dëshmuar
vetën dhe se pragmatizmi dhe patrioztizmi i tyre fillon dhe përfundon me
marrjen e pushtetit.
Vetëm
ardhja në pushtet e një klase të re dhe të përgjegjshme politike, me figura të
reja e jo të ricikluara, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe
mirëqenje qytetare si dhe do të përmirësonte imazhin e rrënuar të shtetit të
Kosovës në arenën ndërkombëtare.