E merkure, 30.11.2022, 04:50 PM (GMT)

Faleminderit

Sylejman Morina: Kaluan pesë muaj nga vdekja e akademik Pal Deshpalit

E marte, 07.06.2022, 08:15 PM


Kaluan pesë muaj nga vdekja e akademik Pal Deshpalit

Nga Sylejman Morina

Brenda një harku të shkurtër kohor, në Kroaci ndërruan jetë disa personalitete të shquara me origjinë arbneshe, si: Aleksandër Stipçeviq (2015), ilirologu më i njohur, historian, arkeolog, bibliotekar, bibliograf dhe autor i shumë veprave shkencore, me rëndësi të veçantë.si hulumtimet  për ilirët edhe  për kulturën shpirtërore të arbneshve. Pastaj, prof. dr. sc. Tomislav Vladoviq-Relja (2021), profesor, artist, skulptor dhe autor i librave të njohur për kirurgjinë torakale; Mr. Ivica Mateshiq (2020), shkrimtar, publicist, diplomat, ushtarak, aktivist e hulumtues i kulturës arbneshe dhe autor i mbi dhjetë veprave; prof.dr.sc. Vallter Tomas (2020), përkthyes i shumë veprave nga italishtja në kroatishte, shef i katedrës së gjuhës dhe letërsisë italiane; Gjanfranko Kotllar (2020),aktivist arbnesh, hulumtues i shkrimeve të gazetave italiane  për Arbneshët e Zarës (1862-1920);Shime Rela(2022)këngëtar, kompozitor, udhëheqësi i grupit muzikor arbnesh, “Pieta”. Që ishte më i njohuri në Zarë; më 2021 vdiq në Zagreb, edhe akademiku i mirënjohur me vlera ndërkombëtare Pal Deshpali.

Pjesë nga jetëshkrimi i Pal Deshpalit

Në Zagreb, më 16 dhjetor 2021, në moshën  87-vjeçare u nda nga jeta akademiku-Maestro Pal Deshpali, dirigjent, kompozitor e profesor kroat me famë botërore. Deshpali kishte qenë edhe nënkryetar i Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve (HAZU). Ai ishte me origjinë arbneshe nga Zara. Si shumë  kroatë  e arbneshë, duke mos u pajtuar me robërinë, pas aneksimit të Zarës nga Italia fashiste më 1918, kishin gjetur strehim  në Jugosllavi.

Njësoj kishte vepruar edhe Shime Deshpali, i cili iku në Jugosllavi, më 1921, dhe, gjatë asaj kohe, kishte vepruar si pedagog në disa ujdhesa të Dalmacisë, si në: Korçullë, Hvar, Rab, ku ishte marrë me muzikë, përkatësisht me dirigjim e kompozim. Atje edhe ishte martuar me një vendase e cila posedonte kulturë muzikore. Në Blato të Korçullës ishin të lindur dy fëmijët e Shimes djali–Pali, (Më 18 qershor 1934), dhe vajza Maja,(05.maj .1942) ndërsa Valteri ishte lindur në Zarë. 05.nëntor 1947.

Natyrisht, mësimet e para në muzikë, Pali i kishte marrë nga babai i tij, Shime,si 5-vjeçar ka dirigjuar grupe muzikore, kurse me kompozime është marrë nga mosha 6-vjeçe. Ndërkaq, pas çlirimit të Zarës, e cila iu bashkua Kroacisë , më 1945,  Shime me familje ishte kthyer në vendlindje. Në Zarë, Pali e kishte vazhduar shkollimin në shkollën e muzikës dhe në gjimnaz. Talentin para publikut e dëshmoi në koncertin e SHKA “Arbneshi”, atëherë, kur ai  ishte vetëm 18-vjeçar. Shkollimin akademik  e kishte mbaruar në Akademinë Muzikore–Dega e Kompozimit më 1960 në Akademinë Muzikore në Zagreb, në klasën e Stjepan Shulekut.

Disa nga kompozimet e Palit

Ndonëse më tepër njihet si dirigjent, në rini ai kishte kompozuar disa vepra. Ndër veprat e tij më të ekzekutuara janë: Pasakalja (Passacaglia) dhe Fuga për piano dhe harqe, Tri paraloja korale për orkestër kamertale, Variacione për orkestër, koncert për violinë dhe orkestër, koncert për altsaksofon dhe harqe, koncert për violonçelë dhe harqe, Dy Hira për lahutë, parada solemne për brirë dhe orkestër.

Pali talentin për artin muzikor e kishte trashëguar nga i ati Shime Deshpali, shkrimtar dhe kompozitor, ndërsa të njëjtën rrugë e kishin vazhduar Valteri (Violonçelë) dhe motra Maja (Violinë). Të tre fëmijët e Shimes ishin të shquar me karrierë të bujshme muzikore, kështu që edhe bën karrierë ndërkombëtare në fushën e muzikës.

Aktivitetet e Palit në disa kontinente

Pali, qytetit të Zarës ia la trashëgim një manifestim kulturor tradicional që mbahet nga viti 1961 i quajtur  “Mbrëmjet muzikore të Shën Donatit” si dhe Orkestrën Kamertale të Zarës. Ai me  ketë e afirmoi Zarën, si qytet i artit muzikor, brenda edhe jashtë vendit. Tradita e manifestimit ishte ndërprerë vetëm në 1991 për shkak të luftës, atëherë kur Zara sulmohej vazhdimisht nga forcat  çetnike serbe.

Aktivitetet e Palit i tejkalonin kufijtë e Kroacisë dhe Jugosllavisë së atëhershme, duke u shtrirë në qendrat kryesore evropiane, SHBA e deri në Azinë e largët. Në Kroaci kishte drejtuar e udhëhequr këto institucione muzikore: Ishte kryedirigjent në Orkestrën Simfonike të Radiotelevizionit të Zagrebit, Drejtor muzikor i Lojërave të Dubrovnikut, etj.

Pali, poashtu, kishte qenë shef i orkestrës simfonike të Floridës dhe i Operës në qytetin e Orlandës - në Shtetin e Floridës, dirigjent në Filharmoninë Geidai të Tokios, profesor në Universitetin Nacional të Tokios.

Si dirigjent mysafir, kishte udhëhequr  orkestrat më të njohura të botës nga Amerika deri në Tokio.

Mirënjohjet dhe çmimet

Veprimtaria e Pal Deshpalit me vlera i kishte kaluar kufijtë shtetëror. Fama e tij kishte ngritur, jo vetëm reputacionin e familjes Deshpali, por edhe reputacionin e  arbneshëve  e të shtetit kroat. Rreth 25 mirënjohje e shpërblime i janë dhënë gjithandej botës, duke filluar që nga viti 1965 e deri në fund të jetës së tij.

Vetë ish-kryetari i shtetit, Franjo Tugjman i kishte dhënë mirënjohje, pastaj mirënjohje kishte marrë nga Ministria Kroate e Kulturës, nga Qyteti i Zarës, nga Këshilli Qendror për Shkencë dhe Art në Florida të SHBA-së, e shumë të tjera.

Por, sa mirënjohje i janë dhënë Pal Deshpalit nga institucionet e Shqipërisë dhe të Kosovës?!

Shqipëria nuk e kishte ftuar kurrë!

Për çudi dhe për fatin e keq të kulturës muzikore në Shqipëri që një artisti kulmor, në damarët e të cilit rridhte gjak Arbënori, nuk iu kishte dhënë rasti asnjëherë të  përformoj në Shqipëri.! Megjithatë kjo nuk e bënte Palin me vlerë  më të ulët

në botë, mirëpo krijuesit e mirëfilltë muzikorë të Shqipërisë, dashamirët e muzikës, nuk patën rastin të përjetojnë vlerat e muzikore të maestros,  Pal Deshpalit , në Shqipëri .

Shqipëria e kishte zhgënjyer, këtë më kishte thënë ai gjatë një interviste me të. Shtrohet pyetja a e kishte merituar një injorim të tillë Pali, a nuk është për t’u çuditur ky veprim  nga institucionet kompetente të Mëmës Shqipëri?!

Padyshim, paraqitja e një personaliteti të tillë në Tiranë do të ishte nder dhe krenari për gjithë komunitetin artistik, në veçanti, dhe për shqiptarët të tjerë. në Shqipëri. Nuk do të përfitonte artisti Pal Deshpali, nuk do ta afirmonte Shqipëria, që ai të bëhej më i njohur, por Shqipëria do të përfitonte, institucionet muzikore do të përfitonin nga përvoja e tij dhe miqësitë e tij ndërkombëtare.

Çudi, as gjatë kohës, kur ishte nënkryetar i Akademisë Kroate të Shkencës dhe Kulturës, nuk është shfrytëzuar mundësia për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes Akademive  Shqiptare me atë kroate. Sigurisht, te popujt tjerë kjo nuk do të ndodhte kurrë.

Megjithatë ishte i kënaqur me respektin që ia kishin bërë institucionet muzikore të Kosovës, sa herë që ishte ftuar  me kënaqësi u ishte  përgjigjur. Studentët  që kishin  të artit muzikor në Kroaci, dhe të tjerët  kishin krijuar miqësi me të nderuarin Pal Deshpali.

I ftuar nga Filarmonia e Kosovës, Pal Deshpali vizitoi Kosovën edhe me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij, më 2014.

Shqipëria zyrtare e nderoi këngëtarin nacionalist serb Goran Bregoviqin!!

Ndërkaq, këngëtari nacionalist e shovinist serb Goran Bregoviq, dy herë ishte i ftuar në Shqipëri  me kënaqësi, duke  e respektuar sikur në shtetin  e  tij, motivuesin  e paramilitarëve dhe një ushtrie gjakatare. Sado që Goranin që e kishin lartësuar, Shqipëria në zemrën e tij kurrë nuk do të gjejë vend. Ai Shqipërinë do ta kishte dashur vetëm si provincë të Serbisë..

Ndjenjat arbnore Pali i tregoi në manifestimin  e 550 vjetorit të vdekjes  së heroit kombëtar-Skënderbeut

Në përvjetorin kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së kryetrimit legjendar-Skënderbeut, Bashkësia Shqiptare në Zagreb, e kishte ftuar në programin festiv edhe maestron, Pal Deshpali. Me praninë e tij ai e kishte madhëruar këtë manifestim, duke dirigjuar orkestrën Kamertale të Zagrebit për realizimin e operës së Vivaldit - ”Skanderbeg”.

Në këtë rast Deshpali në intervistën dhënë gazetarit, tashmë të ndjerë, Mehmet Latifi, kishte  dëshmuar se ndjeshmëria arbnore nuk i ishte shuar asnjëherë, te Pali.

“Gëzohem dhe jam i nderuar që marr pjesë në një manifestim të këtillë. Çdo shqiptar si dhe pasardhësit e tyre, e me këtë rast edhe unë, e kemi për zemër figurën e krye heroit tonë të madh – Skënderbeut...”

“Për mua është një shprehje e krenarisë, respektit dhe falënderimit ndaj heroit kombëtar shqiptar, fama e të cilit që moti i ka tejkaluar kufijtë shqiptar”, ishte shprehur Pali.

Mjerisht, është krijuar një traditë jo e mirë për njerëzit tanë, të gjakut tonë kudo që janë, nuk i përfillim dhe nuk ua shfrytëzojmë dijen, përvojën e autoritetin e tyre të krijuar në saje të aftësive dhe punës së tyre profesionale. Thënë shkurt, nuk dimë apo nuk duam t'i respektojmë vlerat tona, ndërsa ndaj të huajve, qofshin edhe me vlera më të ulëta se të njerëzve tanë, pa hezitim, i mbivlerësojmë.

Pra, të tillë jemi!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora