E marte, 23.04.2024, 09:17 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Qaush Krasniqi: Në Kirchheim /Teck të Gjermanisë me 6 dhjetor u festua Dita e Flamurit

E enjte, 18.12.2008, 09:21 PM


Në Kirchheim /Teck të Gjermanisë me 6 dhjetor u festua Dita e Flamurit.

Shkruan: Qaush Krasniqi

Në emër të këshillit organizativ të pranishmit i pëshëndeti z.Xhafer Leci.
Z. Leci foli për rëndësinë që ka Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, duke thënë se “pas më shumë se 5 shekuj shqiptarët me lutë arriten të mposhtin flamurin turk dhe ngriten lart atë shqiptar në Vloren Heroike.
Ky është Flamuri i Skënderbeut, flamuri i Ismail Qemalit,Isa Boletinit, Adem Jasharit, Sali Çekut, Zahir Pajazitit, flamuri i i heronjve dhe dëshmorëve të kombit dhe popullit shqiptar”
Pas fjalëve përshëndetëse dhe fjalimeve të rastit,të pranishmit i argëtuan vëllazërit e mirënjohur Gërxhaliu dhe
Grupi Rock to Shock “Break Dance” i udhëhequr nga Kreshink Dançe.
Salla Eduard-Mörike-Halle kishte 460 ulëse, mbi 150 të tjerë që kishin ardhtë të përcjellin programin e festës nuk gjenin vende të ulen.
 U apelue tek rinia dhe nënat që fëmijt e tyre tua lirojnë disa vende të moshuarve gjë që
apeli u respektue.
Kirchheimi ka një masë të shkëlqyer bashkëatdhetarësh të cilët asnjëherë që 18 vite organizimi nuk kanë pas  asnjë ekces. Tubimet, festat etj. gjithherë kanë kalue në atmosferë shumë të mirë.

Të pranishmit u përshëndetën edhe nga mysafirët e ftuar
Emin Fazlija, Fatmir Rakipi dhe Fatmir Bajraj.
Më poshtë po paraqesim fjalimin e z. Emin Fazlijaj alias Emil Kastrioti,
kryetar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike  Shqiptare.

DITA E FLAMURIT DHE E PAVARËSISË SË SHTETIT SHQIPTAR

Bashkatdhetar te dashur,motra e vëllezër pa dallim krahine,partije,profesioni e besimi kam nderin dhe kënaqësine e veçantë që t’ju uroj nga zemra gëzuar Ditën ma te madhe,ditën ma te shejtë te mbarë kombit shqiptar-ditën e shpalljes së pavarësisë së shtetit dhe kombit shqiptar,pra jo vetëm te asaj trohë Shqipërie te tkurrur ne 28000 km2,por te asaj prej 95000km2,ku,kuptohet bëjnë pjesë jo vetëm Kosova e sotme unmikistane apo Eulexistane,por te asaj Kosove prej Molles së Kuqe duke përshkruar vijen kufitare kah Sanxhaku shqiptar me Novi Pazar e per te vazhduar ne perëndim deri ne Tivar,kurse nga Molla e Kuqe vija lindore qe shkon nga lindja ne jug dhe bashkohet me vijat kufitare te Çamërisë së martirizuare duke vazhduar deri ne Preveze me gjith bregdetin e Jonit.Pra, 28 Nëntori i vitit 1912 qe ndryshe e njohim ne histori si  NËNTORI I DYTE, sepre para kësaj ndodhije madheshtore qe ngjau ne Vloren heroike ku u mblodhen burrat e dheut nga te kater vilajetet shqiptare dhe ne krye me plakun urtak ISMAIL QEMAIL BE VLOREN shpallen Pavarësinë e Shqipërisë,shqiptarët,shum vite ma heret,gjegjësisht me 28 nëntor te vitit te largët 1443 ne Krujen legjendare përjetuan një triumf madhështor me kthimin e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit,te mbiquajtur SKËNDERBE nga pengmarrja nga 0tomanet dhe i cili e shpalli pavarësinë e shtetit arbëror duke i bashkuar gjitha principatat arberore ne Kuvendin historik të Lethës ku u lidhë BESA E MADHE SHQIPTARE për te luftuar dhe per t’i mbrojtur trojet etnike shqiptare,pra sot kur e përkujtojmë këtë ngjarje te madhe historike qe ndodhi para 565 vitesh nuk mund te mbetemi indiferent,por me krenari do ta shprehim lavdinë e pamohueshme te kombit shqiptar, ashtu siç do mburremi me 96 Vjetorin e shpalljes së pavarësisë shtetërore dhe territoriale te Shqipërisë Etnike, andej me lejoni qe ne emërin e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare brenda dhe jashtë trojeve etnike t’ua uroj këtë festë te madhe me dëshirë qe te realizohet RIBËRJA e SHQIPËRISË së BASHKUAR,SHQIPËRISË SE SHQIPTARËVE,SHQIPËRISE ETNIKE kah flitet gjuha e shejte pellazgo-iliro-shqiptare dhe kah bukës i thonë BUKË e ujit= UJË. Me keqardhje shum te madhe konstatoj se Qeveria e Republikës së Kosovës në mënyrë shum të ultë e antikombëtare e hoqi nga kalendari i festave shtetërore Ditën e Flamurit dhe shqiptarët,për here te pare, ne te ashtuquajturin “shtet te pavarur te Kosoves” nuk paten te drejtë ta festojnë zyrtarisht,por vetem si feste private,si feste familjare apo siç na e shpiken nji fjali “Feste komuniteti” sepse per pushtetarët e Kosovës ma mire po tingëllojnë fjalet e huaja qe e bastarduan gjuhen e shejtë shqipe dhe ne vend qe te thonë “feste e bashkësisë” ata e “pagëzuan” ne komunitet.Pushtetarët e Kosovës qe me padrejtë mundohen me i pervehtësua dëshmoret dhe heronjtë e luftës së lavdishme të U.Ç,K-ës nuk jane te vetëdijshëm se sa rënde i kanë lënduar shpirtërat e atyre mija deshmorve e luftëtarve të rënë ne fushen e Nderit per LIRI,PAVARESI dhe BASHKIM KOMBËTAR.Te gjithë ju e dini se si ka qenë teksti i BETIMIT të pjestarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai BETIM i tyre i shejte, i vulosur me gjakun e tyre rinor ka qenë,është dhe mbetet BETIMI në FLAMURIN KUQ E ZI, ne Flamurin e Gjergj Kastriotit, Avdyl Frasherit, Ismail Qemailit,Hasan Prishtinës, Shaban Polluzhës, Prof.Ymer Berishes dhe Komandantit legjendar  ADEM JASHARIT: BETIMI i tyre ishte çlirimi i atdheut dhe Bashkimi i kombit shqiptar ne nji shtet te vetmin mbarëshqiptar,kurse “parlamentarët” tane te mjere te Kosovës edhe ne atë beter Kushtetuten e 15 qershorit te këtij viti fatkeq e sanksionuan MOSBASHKIMIN KOMBËTAR dhe Flamurin kombëtar,flamurin e larë me gjak e lotë shqiptaresh e hoqen dhe dizajnuan njifar beteri qe nuk përfaqëson kuruar kombi as kombësie por qe e ofendon dhe lëndon ne shpirt çdo shqiptar liridashës.Kosova, ne vend qe te behet nji shtet i lirë e demokratik, u bë qender e korrupsionit,krimit te organizuar,varferise e skamjes se skajshme ndersa funksionaret e atij pushteti kukull u pasurua dhe shumica e tyre u bënë brenda natës milionera, ndersa luftetaret e vertete te lirise,shumica te gjymtuar ne lufte, nuk kane as kulm mbi koke.Edhe TMK=ja do te shpërbehet siç u shperbe UÇK-ja dhe do te krijohet diçka qe do te quhet FORCAT E SIGURISE SE KOSOVES=FSK, kurse dy te tretat e pjestareve te TMK=ës do te mbesin rrugeve si te pa pune dhe pa përkujdesje. Kosoves iu imponua,dasht e pa dasht plani i BAN KI MUN-it prej 6 pikash i hartuar ne Beograd sipas deshires se kreut te qeverise se Serbisë.Tani bëhet pyetja: Ku mbet pavarësia dhe SOVRANITETI i Kosoves kur dihet se me këto 6 pika,Kosoves i gllabërohet nji pjese e madhe e territorit prej 27% te tërësisë se Kosoves,ku qeveria e Kosoves nuk do te këtë kuruar çasje ashtu siç nuk ka pas deri me sot prej 1999-ës.Argumenti i kësaj hipokrizije te qeverisë,parlamentit dhe policise së Kosoves është rasti tragjik,për botëkuptimin tim: heroit te ditëve tona ALI KADRIUT nga lagja KROI I VITAKUT ne Mitrovice, i cili edhe pse ne moshë te thyer, po ben çmos qe ti rindertoje shtepijat e tija te djegura nga barbaria serbe,por ne vend qe te kete përkrahjen e pushtetit “tonë” atë e ndjekin huliganet serb nga shtëpia,nga oborri dhe nga pronësia e tij dhe sulmuesit, ne vend qe ti ndeshkoje policia e jone apo ajo e Unmikut,ata i mbrojnë ndersa te gjorin ALI me dhunë e largojnë nga shtëpia e rrenuar,cilen përpiqet ta meremetoje e te kthehet ne shtepi te vet,ndersa qe 10 vjet ai është i detyruar te paguaje qira ne jug te Mitrovices,kurse shtëpia mbetet e pameremetuar e kësi rastesh kemi me mija,sepse siç pat pohuar para disa ditesh vet Hashim Thaçi se ne veri te Mitrovices janë përmbi njëmijë banesa e shtepija te shqiptarve qe i kanë uzurpuar kriminelet e vrasësit serb nga vende tjera te Kosoves qe jane strehuar atje dhe presin çastin e volitshëm qe duke i mbrehur thikat e tyre gjakatare edhe njihere të bëjnë nji kasaphane nder shqiptarët e Kosoves durues te mëdhenj te dhunës dhe terrorit sllavoserb per hirë te “BASHKËJETESES” me “vëllezërit” serb,siç i pat quajt nji ish luftëtar i çështjes shqiptare, i cili mjerisht, në pleqëri lajthiti nga vija parimore e rinise se tij revolucionare.
Pra, vëllezër e motra, ky është realiteti i hidhur sot ne Kosovë,por sidoqoftë na,mergimtaret e gjore , ne asnjë mënyre nuk bënë me ja kthye shpinen Kosoves e me thënë:une dhe familja ime gjindemi këtu ne Gjermani dhe punët i kemi mire, e atje, në Kosovë u bëftë deti kos”! Jo,kurrë ashtu, mos për asgjë tjeter,këtë mynxyrë nuk guxojmë t ja lejojmë vetes  për hirë te VARREZAVE te Deshmorve te Kombit dhe varrezave te parve tane,sepse qeveritë shkojnë e vijnë ndersa atdheu mbetet gjithnji e mbi te gjitha.Pra ta duam Kosoven, ti dojme trojet tona etnike shqiptare sepse jane TROJET TONA, Ta duam kombin dhe ta duam e nderojmë FLAMURIN KUQ E ZI, ti mbesim besnik per jete IDEALIT për RIBASHKIMIN E TROJEVE  ETNIKE SHQIPTARE dhe RIKRIJIMIN E SHQIPERISE SE LIRE ETNIKE E DEMOKRATIKE.
NGA KY ASPEKT EDHE UA UROJ FESTEN E MADHE: GËZUAR !  DHE FALEMINDERIT !

Majtas Fatmir Bajraj duke përshëndetur  manifestimin

Nga e majta Xh.Leci, Emin Fazlija, Qaush Krasniqi etj.

Pamje nga tubimi

Grupi Rock to Shock duke kërcyer


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aleksandër Ndoja: Drejt Stublles për Meshën e parë të dom Ambroz Demajt Mesazh Festiv nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane Xhevat Rexhaj: Të duash flamurin kombëtar - e don kombin dhe truallin tënd Këze (Kozeta) Zylo: Shqiptaro-amerikanet kaluan se bashku nje mbremje te bukur festive rreth Flamurit te perbashkuar Muharrem Sfarqa: Ne Julich të Gjermanisë shqiptarët i bashkon flamuri, kënga dhe fjala e bukur shqipe Pal Sokoli: Kremtimi i 28 Nëntorit në Aschaffenburg Vlashi Fili: 96 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë në Filadelfia Liman Zogaj: 28 Nëntori në Essen Këze (Kozeta) Zylo: Flamuri Kombetar kuq e zi, valevitet krenar ne Manhattan Natasha Dhoska: Takim me luftëtarët e U.Ç.K. në plazhin e Durrësit Pal Sokoli: Flamuri shqiptar na bashkoi në Berlin Këze (Kozeta) Zylo: Ambasada Shqiptare në Washington DC dha një pritje madhështore, për Ditën e Flamurit Kombëtar Urim Gjata: Nderohen me mirënjohje personalitete të ndryshme në Tiranë Osman Ahmetgjekaj: Në Angelholm të Suedisë ’’28 Nëntori’’ u kremtua dinjitetshëm Në Hamburg u festua 28 Nëntori, Festa jonë kombëtare Baki Ymeri: Dita e Flamurit në zemër të Bukureshtit Promovimi i librit të autorit Beqir Cikaqi edhe në Itali Beqir Sina: Simpozium me rastin e “100-vjetorit të Kongresit të Manastirit Alma Papamihali: Ismail Kadare, në orën letrare gjermane në München Këze (Kozeta) Zylo: Ne vimë të mësojmë shqip, pasi gjyshërit tanë nuk na kuptojnë dot në gjuhë të huaj

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora