E premte, 29.03.2024, 07:28 AM (GMT)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Bajrami i mire… por jo Gjeneral!

E shtune, 04.06.2022, 05:44 PM


Bajrami i mire… por jo GJENERAL!

Nga Nikoleta Kovaçi

Emri i kandidatit per president enkas u mbajt fshehte nga Edvin Rama! Ai e dinte se ç’do te ndodhte me lakimin e emrit te te urtit, te bindunit, te perdornunit te gjeneralit-ushtar, Bajram Bega!

Po Bajrami asht njeri i mire! E kush mundet me thane te kunderten?! Une jo se nuk e kam has gjekundi nje bame te tijen te besoj se ai nuk asht njeri i mire! I urte, i  bindshem i perdorshem; a nuk jane kto cilesite e nje njeriu te mire ne vendin tone te kapun per fyti nga mafia shtetnore? Sigurisht qe po!

Bajrami asht njeri i mire sepse nuk iu degjue zani nje here te vetme kur:

-Uleshin radaret e Durresit qe NATO te mos shihet tonelatat e kanabisit qe kalonin nga brigjet tona;

-kur helikopteret e ushtrise perdoreshin per trafik droge;

-kur ushtaret tane profesionista shkonin me mision e ne vdisnin ne Malaga tue ba transport droge;

-kur pilotët-krenari na binin ne Liqenin e Shkodres bashke me helikopteret e na vdisnin;

-kur ushtaraket braktisnin ushtrine e katapultoheshin ne policine e droges e nisnin karrieren e gjate per grada…

-kur ushtaraket edhe vriteshin ne operacione policore…

-kur ushtria perdorej me pastrue letra e me fik zjarre me hunj e kova se nuk kishin mjete se helikopteret ishin te prishun;

-kur ushtaraket bajne edhe pune shtese se nuk iu del paga… deri edhe pune nuredin dumance;

-kur ushtria thujse ka dhane shpirt, nuk ekziston fare vecse ne ato listat e grupeve qe shkojne ne fronte lufte kryesisht ne vendet ku gjendet Amerika, e ushtaret-komnado zgjidheshin ne baze mundesie me zarf… etjjjjj

Bajrami nuk foli kurre! Nuk u rebelue kurre, nuk vuri veto kurre! Apo nuk mund te flase nje gjeneral, kur shteti i rrenon ushtrine? Apo nuk mund te rebelohet nje gjeneral kur shteti i perdor ushtrine me ba pune “shpie”? Apo nuk mund te vere veto njehere te vetme kur sheh se si ushtaret mbesin maleve tue e shkim zjarrin me shkurre e tue u djeg ne duer e ftyre?

Sigurisht ndryshe sdo te mbetej Bajrami i mire qe edhe mund te hedh firme kur ia kerkon shteti, ani pse preken interesat kombetare…

Bajrami do te jete deri ne fund i mire, ama jo Gjeneral!

Gjeneral kurre!

Gjenerali ve te tjeret ne rresht, smund ta ule as fyej dikush sepse gjenerali asht strateg, i pathyeshem, i paprekshem! Gjenerali asht siguri, besim, mbrojtes! Gjenerali asht i forti, i mencmi, i kudogjenduni; gjenerali asht kufini i sigurt i Atdheut…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora