E marte, 16.04.2024, 10:29 PM (GMT+1)

Mendime

Andrea Mano: Pse z. Rama ka frikë nga hapja e dosjeve të enverizmit?

E enjte, 18.12.2008, 07:57 PM


Pse Z. Rama ka frikë nga hapja e dosjeve të enverizmit?

Nga Andrea Mano

Te gjithe ne studentet e dhjetorit 1990, na bashkonte nje ide: Te kontribuonim ne permbysjen e sistemit komunist, te atij sistemi qe kishte sjelle aq shume pasoja per shqiptaret gjate dekadave të mbrapshta komuniste. Per ne ishte nje nder i veçante qe pedagoge te nderuar te asaj kohe si z.Berisha, z.Pashko, etj, t’i bashkoheshin kauzes sone, ishte nje mbeshtetje morale per ne. Perfshirja e z.Rama ne kete levizje dhe dalja e tij ne nje menyre te pakuptimte, ishte e mbeti per ne nje veprim i çuditshem e me plot pikëpyetje, që vetem koha do te zbardhte arsyen e vertetë.
Pozicionimi i tij majtas ne politike vazhdoi te ngreje pikepyetje te tjera. Si ishte e mundur qe nje intelektual ne moshe te re, i perfshire (ose tentoi te perfshihej) ne levizjen e dhjetorit 1990, i cili hiqej si liberal nga natyra dhe qe luftonte (ose bente sikur luftonte) komunizmin ne ate kohe, te pozicionohej majtas?
Edhe une, si pjese e atij brezi qe luftoi per te sjelle nje sistem demokratik, mendoja se ai besonte ne idealet e se majtes dhe e mirekuptuam pozicionimin e tij, se menduam se ne nje sistem te lire demokratik, secili eshte i lire te pozicionohet sipas bindjes se vet politike, dhe eshte e drejta e gjithësecilit te militoje ne partine qe ai mendon se eshte më afer kauzes qe ai mbron.
Por, befasia me e madhe per ne te gjithe, e aq me shume per ne studentet e dhjetorit, ishte pozicionimi i tij politik dhe mbajtja peng ne menyre te turpshme e opozites qe ai drejton, ne nje çeshtje shume te rendesishme per te gjithe popullin, sikunder eshte hapjea e dosjeve te komunizmit. Ne nje kohe qe ne si popull qe ka vuajtur me shume se kushdo doren e hekurt te diktatures komuniste, prisnim qe ne nje ceshtje te tille, e gjithe politika te pozicionohej qarte dhe pa ekuivoke ne hapjen e tyre dhe ne largimin nga postet e larta te pushtetit qendror dhe lokal si dhe te administrates shqiptare te te gjithe atyre qe kishin perlyer duart me krimet e komunizmit, z. Rama del kunder ketij procesi te rendesishem dhe cfare eshte me e keqja, mban peng ne menyre te turpshme krejt opoziten parlamentare, duke mos dhënë konsensus për votimin e ligjit.
Po pse z. Rama eshte kunder hapjes se dosjeve dhe mundohet ta mbaje peng kete proces?
Mendoj se gjithsecili nga ne ka nje te shkuar, nje te tashme dhe nje te ardhme. Pikerisht kete frike per hapjen e dosjeve z. Rama e ka nga frika se i zbulohet e kaluara. Se pari: Z.Rama dhe familja e tij kane qene pjese e kupoles me te larte te komunizmit shqiptar, kanë qene pjese e atij blloku famëkeq, nga ku zinin fill te gjitha krimet e komunizmit
Lidhjet e tij dhe te familjes se tij me familjen e Spiro Kolekes, sigurisht qe jane fakte te cilat z. Rama nuk do te donte t’i dilnin asnjehere ne pah. Se dyti: Z. Rama ka qene pjese e Klubit sportiv “Dinamo”, me ekipin e basketbollit. Pjesëmarja ne kete klub, i cili administrohej ne nje menyre perfekte nga Sigurimi i Shtetit, si dhe aktiviteti e misioni i tij ne kete klub pergjate ndeshjeve nderkombetare, mbetet nje enigmë e se shkuares se tij, e cila duhet zbardhur. Se treti: Lidhja e tij me sistemin komunist nuk ka qene lidhje siperfaqesore dhe e rastesishme, por ka qene nje lidhje me bindje te plote, nje lidhje e forte shpirterore qe edhe sot e kesaj dite, kur kemi mbi 18 vjet qe jemi ndare nga diktatura komuniste  e mban peng akoma ate. Se katerti: Z. Rama nuk do qe te hapen dosjet e komunizmit, sepse nuk do qe te dalin ne pah fakte qe nuk do ta nderonin pozicionin e tij politik ne partine qe ai drejton.
Edhe nisma e tij e famshme “Refleksione”, ne ate kohe, kryhej me ndihmen e makines se  pinjollit te komunizmit Sulo Gradeci
Se Fundmi: Z. Rama eshte kunder hapjes se dosjeve, sepse ai eshte misionar i se djeshmes komuniste dhe nuk mund te ndahet dot nga e kaluara e tij dhe e padroneve te tij te bllokut. Fjalet se ai eshte nje perfaqesues i nje politike te re, tashme tingellojne si nje nga mashtrimet me te medha te politikes se tij dhe thjesht perdoret nga ai per te mbuluar te kaluaren e erret dhe te dyshimte komuniste.
Megjithate, as e shkuara e dyshimte dhe as frika e tij per hapjen e dosjeve, nuk mund te ndalin nje proces i cili eshte i mirepritur nga pjesa me e madhe e popullit shqiptar dhe qe do te na ndaje pergjithmone nga krimet dhe ekzekutorët e enverizmit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora