E merkure, 24.04.2024, 03:15 AM (GMT+1)

Speciale

Skender Jashari: Përvjetori i aleancës ortodokso-islamike me rastin e rënijes së qytetit të Konstantinopojës

E merkure, 01.06.2022, 07:56 PM


Përvjetori i aleancës ortodokso-islamike me rastin e rënijes së qytetit të Shën Konstantinit (Konstantinopojës)

Nga Skender Jashari

Si sot, më 1 qershor 1453, Sulltan Mehmet Pushtuesi, ia bleu rrobet fetare Genadiusit dhe zhvilloi procesionin e Patriarkut të Konstantinopojës, duke bërë që Perandoria Osmane dhe Patrikana e Stambollit të bashkësundojnë për 550 vjet në vazhdim.

Konstantinopoja ose Qyteti i Konstantinit ishte qytet i krijuar nga Perandori romak Konstantini I, i cili ishte Ilir, nga qyteti i Nishit, më 11 maj 330, e që ky qytet u bë i njohur edhe për Kishën e Agia Sofisë( pas pushtimit Osman e kthyer në xhamia e Ajasofisë).

E që Perandoria Romake, më 395 u nda në dy pjesë e që Bizanti kishte  kryeqendër Konstantinopojën. Për të vazhduar pastaj edhe me ndarjen e Kishave më 1054, humnera e tillë në vazhdimësi është thelluar( edhe përkundër përpjekjeve për ribashkim). Vatikani përmes ndikimit të tij, në vendet  Europiane, organizoi rreth 8  kryqëzata, në mes viteve 1096-1270, zakonisht kalonin përmes detit Adriatik, zbarkimit   në portet Arbërore, nga veriu deri në afërsi të Athenës( shkaku i këtyre ushtarëakët e Perandorisë Osmane dhe ortodoksit e kuptonin që Perëndimi dhe Vatikani, zakonisht i kishin Arbërorët si pikënisje për mësymjet drejt Lindjes). Osmanët nuk shpikën diç të re, ata trashëguan nga Car Dushani, luftën anti-Arbërore, pasiqë Kodi i Car Dushanit, është dokumenti i parë që luftonte dhe kërkonte asgjësimin e Shqipëtarëve, të cilët i identifikonte vetëm si katolik, e që bënte përpjekje për t’i ortodoksizu. Sllavët ortodoks dhe grekët, si dhe Kishat e tyre, ishin helmuar nga shovenizmi anti-katolik, sa që  Shqipëtarët i identifikonin si katolik dhe se Gadishullin Ilirik e shihnin si rrezikun më serioz, prej nga vendet Europiane mund të përdornin si trampolinë për Kryqëzatat anti-islamike dhe i nënkuptonin si Kryqëzata anti-ortodokse. Po ashtu edhe planifikimet për Kryqëzata të tjera, p.sh: edhe në kohën e Gjergj Kastriotit i cili shikohej si Komandanti i Përgjithshëm i Kryqëzatës anti-osmane, ishin planifiku nga dhe përmes  Atdheut tone, për të vazhduar pastaj edhe me shumë raste të më vonshme, deri në rastin e Kryengritjes antiosmane të udhëhequr nga At Pjetër Bogdani 1689. Këto kanë bërë që frika të jenë tejet reale për Patrikanën e Stambollit dhe për Perandorinë Osmane- shkaku i së cilës ndodhi islamizimi i dhunshëm dhe gjenocidi osmano-ortodoks( sllav e grek) kundër Arbërorëve.

Kjo ndarje dhe luftë antiperëndimore, vazhdoi të thellohet edhe më shumë. Në  Betejën  e Maricës, më 26 shtator 1371, sllavët  e Gadishullit Ilirik( Serbët dhe Bullgaët etj) u ndeshën me Perandorinë Osmane, pas mposhtjes dy princët serb, pranuan  nënshtrimin. Ata  u bënë vasal    Perandorisë  Osmane,  duke  i dhënë  kontribut edhe në ushtar për zgjerimin e kësaj perandorie. Ky rast shënon rastin e parë që Ortodoksizmi bashkohet me Islamin, për t’iu kundërvënë Arbërorëve, rrjedhimisht katolicizmit. Jobesnikëria e ortodoksëve të Ballkanit, ishte e tillë saqë vazhdimisht ata sa në njërën anë aq në anën tjetër kalonin, kështu edhe në Betejën e Kosovës 1389, u rirreshtuan në anën e Aleancës së Krishtere kundër Osmane. Po ashtu ishte princi  tjetër serb, që tradhtoi Aleancën e të Krishterëve( katolik dhe ortodoks  të Ballkanit),  dhe  si rrjedhojë e së cilës Perandoria Osmane arriti të fitonte këtë betejë dhe të shtrinte pushtimet në këtë hapësirë. Edhe në këtë periudhë ishin princat arbëror që vazhduan të luftonin kundër pushtimit Osman, sidomos Gjergj Arianiti, por edhe fisnik të tjerë arbëror.

Prandaj Arbërorët mbetën i vetmi popull nga Gadishullin Ilirik, që nuk ndalonë luftën kundër Osmane, duke kulmuar me Epokën e të Ndritshmit Gjergj Kastriotit.

Mirëpo Perandoria Osmane, nuk ndjehej e kompletuar derisa nuk pushtoi Konstantinopojën, për ta bërë atë si Seli të saj të Shenjtë. Mirëpo edhe me këtë s’do mjaftohej Sulltan Mehmet Pushtuesi, pasiqë pas pushtimit të Konstantinopojës, menjëherë kishte drejtuar të gjitha forcat e tij ushtarake dhe të vasalëve të tij( sllavëve e grekëve), për pushtimin e Arbërisë, e që mrekullisht asnjëherë forcat e Gjergj Kastriotit nuk u mposhtën( madje as në vitin 1448, kur luftoi njëkohësisht dhe mposhti forcat të dy fuqive më të mëdha ushtarake të asaj kohe të Venedikut dhe të Perandorisë Osmane).

Rënija e Konstantinopojës

Djali i Sulltan Muratit II, pra Sulltan Mehmet  Pushtuesi, riorganizoi shtetin dhe ushtrinë osmane, me qëllim të pushtimit të Konstantinopojës, më 29 maj 1453. Sulltanët  kishin pushtuar tashmë territore ballkanike dhe Atolike, por kishte mbetur ende e pamposhtur Konstantinopoja. Sulltan Mehmet Fatihu, ndërmori hapa të rëndësishëm,  përmes  inxhinierit Orban, ndërtoi 3 topa gjigand, të panjohur deri në atë  kohë. Kjo armë ishte kryesorja që mposhti muret e Konstantinopojës. Me rastin e çarjes së mureve dhe mbi gjitha efektit psikologjik  që shkaktonin këto armë të panjohura deri atëherë- topat gjigand( për nga kalibri dhe forca shtaërruese), u arrit  mposhtja e Perandorit Konstantin XI Paleologu me 8.000  kështjellarët që e mbronin. Derisa forca osmane ishte mes 75.000-100.000 rrethues, kurse më pas disa herë Kështjella e Krujës është rrethuar me numër shumë më të madh  forcash( deri në 250.000), si dhe është granatuar me më shumë topat të tillë gjigand, e nuk është mposhtur. Mbrojtësit e Konstantinopojës, po ashtu nuk pranuan vasalitet dhe mbrojtje nga Europa-Vatikani ngaqë ishte tepër e  theksuar edhe armiqësia sidomos kundër Vatikanit, por pranoi nënshtrimin ndaj Osmanëve.

Më 29 maj 1453, Sulltan Mehmeti hyri në Konstantinopojë, ku Katedralën e  Konstantinopojës e ktheu në Xhami të Shën Sofisë, duke deklaru si kryeqytet të  Perandorisë Osmane dhe duke konsideru veten  si trashëgimtar ligjor të Perandorisë Romake. Prej nga objektivi i menjëhershëm i radhës ishte pushtimi i Vatikanit, por për ta bërë këtë, duhej mposhtur Arbërorët, të cilët ishim zotëruesit e Grykës së Otranto-s, të bregut lindor, prandaj lufta brutale osmane u drejtu kundër Arbërisë. E që Arbërorët në krye me Gjergj Kastriotin, përgjithmonë ia dështuan projektin Osman për pushtimin e Vatikanit.

Me pushtimin e Konstantinopojës fillon    e keqja!

Sulltani duke pa që Gadishulli Ilirik, kishte në afërsi të vetes kryesisht të krishterët ortodoks, të cilët ishin treguar shumë më armiqësor ndaj katolicizmit-rrjedhimisht ndaj Arbërorëve, kurse ishin më miqësor ndaj pushtuesëve Osman, sa që disa herë ishin bërë vasal si në Betejën e Maricës, Bejetën e Kosovës dhe nuk kishin bërë luftë të ashpër antiosmane. Prandaj sulltanati Osman, aplikoi parimin “përçaj  e  sundo!” parim i trashëguar nga Bizanti. Veçmas pasi kishte vërejtë që Kisha Ortodokse( popullata ortodokse dhe klerikët e Kishës Ortodokse  ishin tejet të armiqësuar me katolikët, më shumë preferonin Islamin sesa Vatikanin), pranoi t’i  dorëzohej Sulltanit Osman, e jo të pranonte Vatikanin, me rastin e dorëzimit të Konstantinopojës, e këto e shtynë Sulltan Mehmetin që ta lejonte Kishën Ortodokse të kishte autonomi për të përfitu besnikërinë e saj. Sulltan Mehmet Pushtuesi e vendosi Genadius Skolarius si Partiark të Konstantinopojës, ndryshe quhej edhe Genadiusi II apo Georgios Kourtesios Scholarios, ishte  Partiarku më  anti-Perëndimor, kundërshtuesi më i madh i Bashkimit të Kishave dhe unifikues mes ortodoksëve( veçmas grekëve) dhe islamikëve( Osmanëve). Ky Patriark i përbetuar dhe mirënjohës për Autonominë e Kishës Ortodokse nën  Perandorinë Osmane, do ushtroj terror mbi besimtarët katolik nën këtë Perandori, madje edhe përmes besimtarëve ortodoks. Në ndarjen  e Perandorisë Osmane, sipas Mileteve, të krishterët ortodoks u quajtën “rum”. Prandaj në periudhën e bashkësundimit osmano-ortodoks, shumica e kulteve katolike Arbërore u konvertuan në ortodokse slave duke i’u dhuru sllavëve, pasoi asimilimi i Arbërorëve në sllav, derisa Arbërorët për të mos pranuar islamizmin, më lehtë e kishin për të pranuar krishterizmin ortodoks.

Mozaiku  Sulltan  Mehmet  Pushtuesi  me  Genadiusin!

Më 1 qershor 1453, vetëm 3 ditë pas rënijës së Konstantinopojës, Sulltan  Mehmet Pushtuesi, ia bleu rrobet fetare Genadiusit dhe zhvilloi procesionin e Patriarkut   të Konstantinopojës. Sulltan Mehmet Pushtuesi, e bëri aleancën që deri më sot do  vazhdoj. Pajtoi Islamin me Krishterimin Ortodoks, duke e thellu edhe më shumë ndarjen  mes Krishterimit katolik me atij ortodoks. Kjo aleancë qe më fatkeqja për kombin Shqipëtar, i cili i vetmi në Gadishullin Ilirik, është identifikuar si kufiri më skajor i Europës, gjë që bëri të gjitha rrebeshet e sulmeve pansllaviste dhe panislamiste të  godisnin mbi Arbëri.

Prandaj 1 qershori i 1453, është data më ogurzezë që shënon de jure bashksundimin Osmano-Ortodoks, kundër Arbërorëve, e që kjo aleancë islamiko-ortodokse edhe sot vazhdon.

Më:01.06.2022

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora