Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Jo vetëm burg, por edhe detyrim për të paguar shpenzimet e gjyqit

| E marte, 31.05.2022, 08:10 PM |


Jo vetëm burg, por edhe detyrim për të paguar shpenzimet e gjyqit

Nga Kastriot Dervishi

Dom Simon Jubani, u dënua 6 herë nga regjimi komunist. Vuajti në vitet 1964-1989 plot 25 vjet dhe 13 ditë heqje lirie. Në dënimin e parë të vitit 1964, prokurori kërkoi dënimin me 9 vjet, por gjykata e dënoi me 10 vjet. Dënimi u shoqërua me konfiskim të pasurisë dhe pagimin e shpenzimeve gjyqësore dhe avokatore.

(Në foto: Dom Simoni gjatë burgimit)