E premte, 29.03.2024, 01:51 PM (GMT)

Kulturë

Anila Rubiku në "Something in common"

E hene, 20.03.2006, 11:59 PM


Punimet e mia duhen parë

Anila Rubiku prezanton sërish artin e saj në Gjermani. Pas prezantimeve në grup artistësh në Kasel, Aachen, Karlsruhe, Anila Rubiku hapi këtë javë ajo ekspozitën e saj të parë personale në Gjermani, në galerinë private Anita Becker në Franfkurt am Main.

Anila Rubiku tregon punimet që ka sjellë kësaj herë në Gjermani. Me vete ka sjellë performancën "Does real balance exist?" dhe instalacionin "Houses of the rising Sun". Çfarë fshihet nën këto tituj në gjuhën angleze? Anila Rubiku shpjegon:

"Normalisht punët e mia, sidomos vitet e fundit lidhen me udhëtimin dhe me shtëpinë, shtëpinë dhe udhëtimin. Njëra nga këto dy punë u prezantua në Chelsea Museum deri pak përpara, dhe e dyta është një nga punët e mia me gjergjefin. Gjergjefi është ekspozuar në galerinë kombëtare në Shqipëri në ekspozitën e Edi Mukës, "Colors of Albania". Unë atje bëra një performance më mamanë time. Kjo performancë ekspozohet për herë të parë në Gjermani."

Në performancë, gjergjefi kthehet në mjet komunikimi midis dy brezave, midis të ëmës dhe të bijës, midis traditës dhe aktualitetit. Qëndisja si aktivitet tradicional kthehet në dialog, i cili nëpërmjet perit fiksohet dhe përjetësohet në copë. Vëzhguesi ulet në jastëk në tokë, siç është zakon në Shqipëri për tu bërë kështu pjesë e komunikimit.

Punimi tjetër që është instalacioni "Houeses of the rising sun" është: "Të gjitha linjat e punëve janë si teknikë me qëndisje, por gjithshka është e lidhur për ambientet që janë në shtëpi. Janë gjithë momentet, këndet e shtëpisë, si banja, kuzhina, dhoma e ndenjies, të gjitha këto, që të mbledhura bashkë përbëjnë atë që quhet një shtëpi. Pjesa e punës është e përbërë nga 30 shtëpia të vogla, gjithsecila e qëndisur. Normalisht në një shtëpi muret mbulojnë atë që është brenda. Kurse në punimet e mia gjithshka është e qëndisurnëpër mure, në mënyrë që atë çka është brenda ta prezantojnë jashtë. Drita elektrike paraqet dhe zëvendëson njerëzit."

Të gjitha punimet së bashku përbëjnë një njësi të vetme, ku artistja konfrontohet me kulturën dhe traditën e vet. Punët e tjera janë 62 vizatime të lidhura të gjitha bashkë me titullin:"Daily life".

Për Anila Rubikun:"Të gjitha ato momentet e vogla dhe punët e vogla që ne bëjmë përditë, lahemi, lajmë flokët, pijmë kafe, pimë një cigare, pastrojmë banjën, bëjmë gjithë gjërat më banale që në normalisht bëjmë gjatë gjithë ditës sonë. Të gjitha këto momente banale bëjnë atë që është një ditë normale e jetës tonë dhe këto 60 vizatime dhe të gjitha aspektet ëshët si mund te jënë një skenë në një film. 60 skena të ndryshme, të momenteve të ndryshme të ditës sonë . Dhe të gjitha këto janë të përditshme. E përditshmja është banale dhe banalja është e përditshme. Dhe kjo e gjitha bashkë bën ditën tonë normale në jetën tonë."

Artistja jeton në Milano dhe prezanton punimet e saj në Shqipëri, Itali, Gjermani, Shtetet e Bashkuara. A mendon Anila Rubiku se tek ajo pëlqehet ekzotikja?

"Sa i përket punës sime unë nuk do të thoja se janë ekzotike. Ajo janë si të thuash, në shqip më duket se thuhet se mbështeten në tabanin familjar... Kjo është një ndër gjërat më të rëndësishme. Plus edhe faktin mënyra se si jam rritur, kushtet në të cilat ne jemi rritur, mënyra se si edhe shkolla që kemi bërë, kultura dhe edukata jonë, sidomos literatura që ishte shumë e paktë, të gjitha këto bëjnë pjesë në veprat e mia të sotme, që nuk do t`i quaja ekzotike. Janë diçka e veçantë sepse me emrin dhe mbiemrin që kam unë, për siç jam unë dhe vendin që kam jetuar, unë përçoj atë që jam, pra shqiptare... Kjo është për mua fjala ekzotike. Në këtë rast ndryshohet me vendin prej nga vij, vendin ku rri dhe edukata ime familjare"

Megjithë shpjegimet që i bën punimeve të saj Anila Rubiku e ka të qartë se "punimet duhen parë."

DW



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora