E shtune, 03.12.2022, 03:00 PM (GMT)

Mendime » Fetahu

Adil Fetahu: Kodoshët e 'Ballkanit të Hapur' - Rama e Vuçiq, u bënë miq!

E hene, 30.05.2022, 08:10 PM


KODOSHËT  E “BALLKANIT TË HAPUR”:  RAMA E VUÇIQ, U BËNË MIQ!

Nga Adil FETAHU

Historia e miqësisë së Edi Ramës mde Aleksandër Vuçiqin ka kalua nëpër faza  të ndryshme, me xixa, zënka, ngritje e rënie, varësisht nga situatat e krijuara dhe nga temat dhe narrativat e bisedave të zhvilluara, qoftë në Beograd apo në Tiranë., në Shkup apo në Bruksel. Ajo histori nuk është e gjatë, gjithësejt nja tetë vjet, por është e bujshme. Ka filluar me xixa të ashpra në vitin 2014, kur në ndeshjen futbollistike midis Shqipërisë e Serbisë, kualifikuese për EURO 2016,  që u zhvillua në Beograd, propaganda serbe lansoi mbi stadion dronin me flamurin shqiptar e me parullën  “Shqipëria e Madhe”. Pas atij incidenti u zhvillua një luftë mediale në shtypin dhe në rrjetët sociale të Serbisë. Duke parë atë propagandaë, Edi Rama në një postim të tij në twiter, shkroi: ”Kjo  parullë është bërë ankth për Serbinë, dhe Serbia do të bëhet normale vetëm kur ta kuptojë se “Shqipëria e Madhe” nuk është projekt yni”. Postimit të Ramës, Vuçiq iu përgjigj: “Rama ka absolutisht të drejtë, se “Shqipëria e  Madhe” është bërë ankth për Serbinë, por ajo është bërë ankth edhe për Europën dhe për gjithë njerëzimin”!

Pasi që Arbitrazhi i Sportit në Llozanë (Zvicër) muar vendim në favor të reprezentacionit të Shqipërisë, për shkak të incidentit dhe ndërprerjës së ndeshjes, Rama në postimin e tij në twiter shkroi: “Kjo është drejtësia europiane”. Ndërkaq, lidhur me atë vendim, Vuçiqi shkroi:”Ky është turpi i drejtësisë së Europës. Por, mos keni dert zotri Ramo, se ne do të ju mundim në terren midis Tirane,  pa dron dhe pa ndihmën e askujt”! Aludimi nuk është vetëm në futboll?!

Në nëntor të atij viti (2014) Rama ishte për vizitë në Beograd. Ishte kjo vizita e parë e një kryeministri të Shqipërisë në Beograd, pas më tepër se 60 vjetësh.  Në konferencën për shtyp, në funt të vizitës, Rama haptas tha se “Pavarësia e Kosovës është realitet”. Vuçiqi, që asokohe ishte kryeministër i Serbisë, në reagimin e tij në atë konferencë tha: “Nuk kam pritur kësi provokimi. Nuk kam pritur se do të flet për Kosovë-Metohinë, sepse nuk e di se çfarë lidhje ka kjo, kur  dihet se Kosovë-Metohia është pjesë e Serbisë”!

Në prill të 2015, në kontekst të propagandës mediale për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, në një bisedë në TV Klan (Kosovë), Rama tha se “bashkimi i shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë do të ndodhë në funksion të Bashkimit Europian, ose si reaksion kundër verbërisë europiane”.

Ndaj asaj deklarate të Ramës, Vuçiqi në një postim në twiter (7 prill), shkroi: “Po i premtoj kryeministrit Rama, se Kosova e Shqipëria kurrë nuk do të bashkohen në mënyrë klasike”.

Por tensionet në raportet Rama – Vuçiq, sa vijnë e  zbuten, narrative i tyre ndryshon dhe raportet “relaksohen”, ashtu që në maj 2015, Vuçiqi që ishte kryeministër i Serbisë vizitoi Tiranën. Ishte ajo vizita e parë e një lideri të Serbisë në Tiranë. Edhe Rama edhe Vuçiqi atë vizitë e vlerësuan me  rëndësi dhe me interes për Ballkanin Perëndimor. “Ndonëse kemi një kontest të madh sa një mal lidhur me Kosovën, kjo nuk e zvogëlon rëndësinë e dialogut midis Kosovës e Serbisë”, kishte thënë Rama. Ndërsa Vuçiqi kishte deklaruar se “Kemi pasur biseda të sinqerta, edhe kur nuk jemi pajtuar”.

Në tetor të vitit 2016, Rama ishte në vizitë në Beograd, dhe me atë rast ishte promovuar libri i tij “Kurbani”, i  përkthyer në gjuhën serbe (“Zhërtvovanje”). Gjatë asaj vizite, Rama mori pjesë në Forumin e Beogradit për Siguri, që u mbajt në Nish. Në bisedat që pati me Vuçiqin, Rama drejtpërdrejt kishte kërkuar njohen e pavarësisë së Kosovës. Disa organizata ekstreme e parti të djathta, kishin kërkuar nga Vuçiqi që “ta përcjell Ramën”, për shkak të asaj kërkese, por Vuçiqi iu përgjigj: “Rama është mysafir i nderuar në Serbi dhe do të jetë i nderuar edhe këtu në Nish, sepse mendojmë se duhet t’i zhvllojmë marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Shqipërinë”. Për t’i qetësuar shpirtërat e trazuar të ekstremistëve të tij, Vuçi tha se “Ramës i është dhënë përgjigje e denjë dhe adekuate ndaj kërkesës së tij për njohjen e Kosovës”.

Rama e Vuçiqi janë dy liderët  bashkëkohor të cilët do të mbahen mend për disa cilësi: ata janë më të gjatë në Ballkan; më të gjatët me trup, edhe më së gjati në pushtet, se janë dy autocratë,të cilët kanë tërë pushtetin në shtetet e tyre, dhe se janë takuar më së shpeshti mes vete. Nuk dihet se cili i shërben tjetrit si mostër autokrati. Këta kanë koncentruar tërë pushtetin në duartë e tyre, ku lulëzon krimi i organizuar e korrupsioni, ndërsa mungon sundimi i drejtësisë.

Prej vitit 2014, ata janë takuar 17 herë, qoftë në vizita te njeni-tjetri, qoftë në kontekst të bashkëpunimit rajonal në projektin e tyre “Mini-Shengen” - “Ballkani i hapur”, apo në takime tjera ndërkombëtare në Bruksel, Berlin apo gjetkë.  Rama ka qenë tri herë në vizita në Beograd, ndërsa Vuçiqi dy herë në Tiranë.  Në kuadrër të atyre vizitave dhe të takimeve tjera, thonë se kanë firmosur 64 marrëveshje, kontrata e memorandume të dyanshme, trianshme apo të shumëanshme, për çështje ekonomike, për lëvizjën e lirë të njerëzve dhe qarkullimin e lirë të mallërave, të shërbimeve, të kapitalit, por edhe për fusha tjera: administrative, arsimore, kulturore etj.

Këta dy zgjatanët e Ballkanit janë afruar aqë shumë mes vete, sa kanë nisur t’i vardisen e bëjnë lajka shoqi-shojt dhe ta lavdërojnë njeni-tjetrin, si liderë të paqes dhe afrimit midis dy popujve (sic) dhe dy shteteve më të mëdhenj në Ballkan. Për përparimin e këtyre marrëdhënieve Vuçiqi ia atribuon meritat Ramës, por “as unë nuk kam bërë pengesa”, thotë ai. “Po shoh se kryeministrin Rama po e akuzojnë se (me “Ballkani I hapur”) po e ndihmon krijimin e Serbisë së Madhe, sikur që edhe mua po më akuzojnë se po e ndihmoj krijimin e Shqipërisë së Madhe”,- ka thenë Vuçiq, me rastin e vizitës së Ramës në Beograd (nëntor 2021).

Edhepse Shqipëria e Serbia nuk janë dy shtete që kufizohen midis tyre, deri më tash është arritur që qarkullimi i njerëzve midis tyre, por edhe me Maqedoninë,  të bëhet vetëm me leje njohtimi. Në një nga marrëveshjet e arritura, është përcakturse prej 1 janarit 2023,to të heqet edhe kontrolli doganor për mallërat që qarkullojnë midis tri shteteve. Se kush do të fitojë nga marrëveshjet e arritura, është lehtë të dihet, duke pasur parasysh asimetrinë e madhe midis Shqipërisë e Maqedonisë kundrejt Serbisë, edhe në aspektin e shteteve edhe të strukturës së ekonomisë.

Në ambicjet dhe përpjekjen e tyre për ta realizuar projektin “Ballkani i hapur”, po kanë mbështetjen edhe nga Bashkimi Europian dhe nga Amerika,por jo edhe të liderëve tjerë të rajonit.

Ndërkaq, Rama e Vuçiqi, duke i dhënë rastin shoqi-shojt për të shpehur mendimin e lirë “pro” dhe “kontra” lidhur me Kosovën, e kanë ndihmuar njeni-tjetrin të fitojnë poena politik te qytetarët e vet dhe t’a zgjatin jetën politike e shtetërore njeni-tjetrit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora