Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Shtriga zbriti nuse me koçi e krushka
E premte, 27.05.2022, 06:55 PM
SHTRIGA ZBRITI NUSE
ME KOҪI E KRUSHKA
(Përgjigje,
funksionerëve partiak
me
paga të majme në Qeveri).
NGA
KALOSH ҪELIKU
Gjithё jetёn të fshehur nё dimi tё grave. E, nё realitet me
“veprat” e juaja sakate “artistike”, u kemi pasur kudo, na jeni ngatёrruar me
vite nёpёr kёmbё. Asgjё, nuk keni bёrё pёr arsimin dhe kulturёn shqiptare. Përveçse, e keni sakatuar dhe
shkatrruar deri në palcë. Pёrmёtepёr, nё emёr tё tyre sё paku t’i jepnit dikujt njё
kafe. Veten, e keni shitur nё Vetёshёrbime pёr njё vend pune, post partiak, një torbё taxhi. Dhe, sa herё qё jua kanё bёrё
me gisht pronarёt (“vëllezërit”), jeni ndёrsyer me tё katra kundёr
personaliteteve publike shqiptare. Edhe, mё keq: keni lindur kёlyshë Buqe me pjella nëpër këmbë. Dhe,
do tё cofni njё ditё si
qenë me gjithë
këlyshë me zgjebe.
Edhe, kjo ёshtё “vepër” - punё “artistike - policore - patriotike”?!
Nuk kam asgjё kundёr veprimtarisë juaj partiake “patriotike”, bile edhe paguhet shumё mirё nё kёtё shtet “demokratik”
Neokomunist. Nuk e di, a do të më bleni edhe mua nësër si disidentë partiak?! E
sidomos, kur u ndёrsehen pas shpine
intelektualёt, kryengritësit shqiptarё. Personalitetet tona, qё ende nuk e
kanё shitur veten pёr njё asht shpёrblim. Një gorbë taxhi. Kurrё, nuk kemi pasur probleme sociale nё
jetё. Fёmijёt, pa bukё t’i vёmë nё gjumё. Tё nesёrmen, pa libra t’i dёrgojmë nё shkollё. E keni pasur grazhdin plot
me taxhi përqafe. Edhe
torbёn e kanapit, arnë përmbi arnë të mbushur me grykё në grazhd. Arsye, qё ju ua jepni hakun kundёrshtarёve
politik: ndёrseni kёlyshёt me zgjebe, tё hanё një copë buke, hudhur për dritare.
Brekё, ende nuk keni nё bythё. Mjeranё, qё
lehni rrugёve me njё asht nё gojё pas shpёrblimit Shtetëror. Bishtin, duke futur nёn kёmbё. Gjuhёn e keni nxjerrё jashtё
dy pёllёmbё nga vapa. Jargёt u shkojnё çurg para dyerve tё hallkut, “vёllezёrve” të Njerkës. Pёrmёkeq, i keni harruar rilindasit
tanё, se: ishin bejlerё. Aristokratë. Burra tё pushkёs, besёs dhe penёs. E shkrinё gjithё pasurinё e
tyre pёr arsimin dhe kulturёn shqiptare. Atdheun, kur ishte nё rrezik. Edhe, Mëmëdheun. Çfarё pasurie do tё shkrini ju, o
trusakatё, pёrveçse brekëve të kanapit arnë përmbi arnë, dhe kontejnierёve tё bёrllokut rrugёve të Shkupit?! Grazhdin, ku e keni
futur kokёn dhe i keni ngritur
bythёt pa brekё nё hava. Asgjё. Asgjё nuk keni nё emёr tё juaj personal, mos e
teproj shumё nё kёtё shkrim publicistik, as edhe pa brekё nё bythё.
Ehu, “miku” im
besnik qen me zgjebe, pa hallkën e hekurit me gjemba të Babait përqafe! Ike.
Duke i marrë me me vete edhe këlyshët e Buçës Katundit?! E di, se: unё, edhe e kam çmuar profesionin tёnd tё pёrzgjedhur nё jetё?!
Besnikёrinё tёnde ndaj pronarёve tё Shtёpisё Publike. Flijimet e tua
“artistike” nёpёr Vetёshёrbime tё “vёllazёrim - bashkimit”. Edhe mё tepёr do ta
çmoja, po tё ishe nё shёrbim tё popullit dhe
Shtetit shqiptar. Fatkeqësisht, ti kurrё nuk ke qenё nё shёrbim tё popullit, dhe Shtetit
shqiptar. Gjithё jetёn e ke shitur veten shumё lirё pёrpara Vetёshёrbimeve tё
“vёllazёrim - bashkimit”, tё mos them lirë: edhe, pa pare.
E di, edhe pse nuk
del si burrat nё fushёn e
mejdanit, nxjerrësh lapsin nga brezi, po fshihesh nё dimi tё grave. Gjithё jetёn me
shkarravina anonime arnё përmbi arnё. Shpifje. E kёrcёnime fizike. Shkaku, se: përsëgjalli, asgjё nuk ke bёrё tё hajёrt nё jetё.
Populli, thotё: e hudhë gurin dhe e fsheh dorёn. Natё e ditё nё pusi pas porte, duke
na i ndёrsyer kёlyshёt me zgjebe edhe pёr njё asht shpёrblim. Frikё kam, se:
njё ditё do tё tё shoh edhe me pashterkё tё kuqe. Shami kuqezi me oja mbi kokё.
Ferexhe tё zezё deri nё fund tё kёmbёve. E di ti fortё mirё, se: çka do tё thotё pёr mua Nusja me pashterkё tё
kuqe. E kam kudo, si personazh letrar andej - kёndej mes rreshtave, të dalldisur dhe arratisur nёpёr librat e mi qё rrinё kokё mё kokё
nё bibliotekё. Kopilat e saj, qё nё kohёn e “artё” komuniste na i lenin para
dere, te pragu i shtёpisё. Edhe, nё kohёn e soçme neokomuniste “demokratike”, ende
na i leni para dere lyrekё me nga njё biberon nё gojё. Djep. Vallё, kurrё nuk u ka
shkuar mendja, se: mu ti mund tё jesh ajo Nuse me pashterkё tё kuqe, në koçi?!
Nusja me pashterkё tё kuqe nё komunizёm, edhe nё kohёn e
soçme nё “demokraci” (neokomunizëm), nё ballё tё partive tona politike, qё
shumica i janё turrur dhe i turren pёrmbrapa Nuses me pashterkë të kuqe si Xhadi, se: i ka
mashtruar me bukuri. Edhe, na e ka bёrё me sy pas perdeve tё dritareve tё vogёla tё haleve nё
Katund. Shami tё kuqe. E kemi marrё nuse me shkusё. Krushq e krushka në koçi tё mbuluar me qilima tё qёndisur me
kёmbё arushe. Kёngёn e njohur tё krushqëve para koçisë nëpër dasmat tona
shqiptare:
Hajdeni bini djemtё e Shalёs
Pёrmes, Sarajeve tё
Pashёs!...
Ose, Xha Habibi
para koçisё me flamurin
kuqezi me shqiponjën dykrenare nё dorё:
Haj – haaaj, kasolla me kashtё
Sot njё javё nja pesa -
gjashtё!...
Natёn e Madhe, kur kemi hyrё dhёndёr nё
odё, ia kemi hequr shaminё, gati na ka rёnё tё fikёt, kur e kemi parё, se: na e
kanё ndёrruar nusen mes maleve. Cucё tjetёr, na kanё nxjerrё pas perdeve nё
dritare. E, cucё tjetёr na kanё futur nё koçi si nuse.
Pёrçudi, kur kemi hyrë dhëndërr në odën
e burrave, ia kemi hequr duvakun nga koka, dhe: pasi e kemi rrёzuar nё shtrat… Ose, ia kemi ngritur
kёmbёt përpjetë nё hava nёpёr errёsirё, Nusja: na ka
dalё kurvё me rruza kuqezi përqafe…
Dhe, tё nesёrmen i jemi ankuar Xha Habibit:
pse, bre burrё me kёngё, pushkё e gjithё ata krushq na e fute kёtё nuse - shtrigё
nё Shtёpi?! Plaku me mustaqet vesh mё vesh, pasi buzёqeshi na u pёrgjigjё me
ironi: “Vallahi - bilahi”, ç’kёtё punё nuk e kam ditur, se: po ta dija udhёs, mes
maleve do ta zbrisja me gjithё krushka nga koçia…