E merkure, 24.04.2024, 10:04 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: 18 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Emigracionit

E enjte, 18.12.2008, 08:21 PM


18 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Emigracionit

Nga Albert Zholi

Sot është 18 dhjetor. Kjo ditë është quajtur Dita Ndërkombëtare e Emigracionit. Tashmë emigracioni është bërë një fenomen mbarëglobal. Lëvizjet e njerëzve dhe popujve nga një shtet në një shtet tjetër dhe nga një kontinent në një kontinet tjetër janë bërë mëse normale. Duke parë masën e madhe të emigrimit janë piketuar (cilësuar) dhe vendet kryesore ku piksynojnë si emigramntët e ligjshëm dhe refugjatët. SHBA, Angli, Francë, Itali, Gjemani, Zvicër, Kanada, Spanjë, Australi , Zelanda e Re janë vendet ku synohet nga të gjitha kategoritë e emigrantëve. Në këtë konteks, globalizmi, europianizmi, emigracioni dhe përzierja e kulturave dhe e kombeve po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Përzierja dhe shkëmbimi i kulturave është bërë një fenomen i zakonshëm. Në këtë lëvizje të gjerë që në pamje të parë duket kaotike, vendet europiane zënë një pozicion të veçantë. Bile pritet që në dhjetvjeçarin e tretë të këtij mijëvjeçari, numri i emigrantëve të rritet më shumë, pasi pritet që Afrika të kalojë temperatura në rritje që do të bëjë të shterojnë rezervat e ujit dhe popullsia të mos durojë nxehtësinë e madhe.

Aktualisht në Evropë

Aktualisht në Evropë ka shtete që dikur ishin vende eksportuese të emigracionit masiv, ndërsa sot janë kthyer në vende emigrant importues. Për këtë nuk shkojmë larg por dy fqinjët tanë Italia dhe Greqia (të cilët sot mbajnë ¾ e emigrantëve shqiptarë), jo më shumë se 18 vjet më parë kanë qenë vende emigrant eksportues. Në ditën ndërkombëtare të emigrantëve, gazeta “Telegraf”, Instituti i Emigracionit Shqiptar, e vlerësojnë pozitivisht kontributin global të emigrantëve dhe rolin e tyre të shumanshëm në shoqëritë anembanë botës. Faktori emigracion sot përbën thelbin e mirëqënieve të familjeve në çdo vend të varfër nëpërmjet lidhjeve ekonomike dhe njerëzore mes vendeve pritëse dhe atyre të origjinës.

Vitet e fundit

Gjatë 35 viteve të fundit, numri i personave që jetojnë jashtë vendit të tyre është dyfishuar, duke e çuar në 207 milionë njerëz kontigjentin e tyre. Në mbarë botën shifrat tregojnë se një ndër 30 persona, është emigrant. Emigracioni ushtrohet kryesisht për arsye ekonomike dhe të ardhurat e punës së emigrantëve kanë ndikuar në zhvillimin dhe zbutjen e varfërisë së vendeve të prejardhjes së tyre. Fluksi global i dërgesave vlerësohet në shumën 238 miliardë dollarë dhe realisht është tre herë më i lartë se dërgesat zyrtare (nëpërmjet bankave dhe postës së sigurt). Të ardhurat dhe investimet e emigrantëve kanë sjellë përparësi në rritjen e standartit të jetesës, në përmirësimin e ushqimit, strehimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimimit. Ato, gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e vendeve të tyre të origjinës duke sjellë aty eksperiencën, risitë dhe njohjet e nevojshme që kanë fituar jashtë vendit të tyre nëpërmjet kthimit virtual dhe real, të përhershëm apo të përkohshëm.

Emigracioni masovik shqiptar

Në kulturën e migrimit global, emigracioni masovik shqiptar ka një moshë relativisht të re. Edhe pse shqiptarët kanë emigruar gjatë gjithë historisë së tyre, fluksin më të madh të emigracionit Shqipëria e njohu pas viteve ‘90-të. Ikja e parë ishte ajo e 2 korrikut të vitit 1990 dhe ikja e dytë e madhe pasoi në Mars të vitit 1992 duke u shoqëruar me një emigracion të përhershëm, që në fillim emërtohej me termin klandestinitet dhe tashmë prej pak vitesh i është kthyer termit emigracion i kontrolluar. Në këto 16 vite, reth 35 % e shqiptarëve kanë emigruar në Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Amerikë dhe pothuajse në çdo vend të botës, duke e çuar numrin e tyre në 1 113 mijë ( me emigrimin e hershëm mbi dy milion shqiptarë). Ky fenomen për shkak të klisheve komuniste në fillim u demagogjizua duke i cilësuar emigrantët e parë si “jashtëqitje e kombit” term që terrorizoi popullatën dhe familjet e të ikurve. Me emancipimin e jetës shqiptare dhe me ndryshimet politike që pasuan në Shqipëri, nisën të evidentohen dhe përparësitë e mëdha të emigracionit. Ndihmesat që i kanë sjellë emigrantët Shqipërisë kanë qenë të dukshme. Sot ato mbajnë me të ardhura me mijëra familje në Shqipëri duke i rritur si nivelin ekonomik dhe standartet e jetesës. Aktualisht emigrantët shqiptarë dërgojnë në vendin e tyre afërsisht 1 miliardë dollarë.

Ndihmat

Ndihmat e tyre janë si në sektorin e investimit dhe në atë të mirëqënies së familjeve të tyre të origjinës, duke sjellë dhe ndihmesa të konsiderueshme në investimet e biznesit privat. Një kontribut të rëndësishëm emigrantët shqiptarë e kanë dhënë dhe në krijimin e një ure lidhëse mes biznesit të huaj dhe atij vendas duke sjellë një eksportim të konsiderueshëm të eksperiencës botërore. Emigracioni solli dhe krijimin e një elite me aftësi të veçanta në art, sport, letërsi e shumë sfera të tjera. Një pjesë e mirë shqiptarësh arritën të individualizohen në sfera të artit apo dhe fushave të tjera, duke u kthyer në ambasadorë të Paqes dhe mirëkuptimit të vendeve me njëri tjetrin dhe duke krijuar një imazh të ndryshëm për emigracionin shqiptar. Imazh që i kishte rrënjët tek paragjykimi ndaj këtij fenomeni që në trungun shqiptar dhe u pasuan dhe me disa bëma bashkëatdhetarësh, të cilët u bënë pre e trafikimit dhe fitimeve të lehta. Gjatë këtyre viteve c’nuk është thënë për shqiptarët ! Ndodhitë reale janë tërkuzuar dhe mbas kaq shumë vitesh analistët i cilësojnë këto fenomene si tranzicion dhe të huajt më së fundi si një pjesë që i takon së kaluarës.

Largësia me tokën mëmë

Por ndërsa ne shqiptarët cilësohemi tashmë si emigrantë pozitivë duke u evidentuar në vendet e reja ku jetojnë tashmë ajo që përjetohet negativisht nga emigrantët është largësia që ka kjo shtresë me shtetin shqiptar. Ndonëse kategoria e emigrantëve është përfolur shumë, realisht ato janë një shtresë e braktisur nga shteti shqiptar. Emigrantët vetëm janë përdorur nga politika, ndërkohë që arritjet e tyre janë individuale dhe shumë të vështira. Është këmbëngulja, karakteri dhe stërmundimi që i kanë çuar në këto rezultate të deritanishme. Realisht, emigrantët shqiptarë vuajnë nga mungesa e përfaqësimit dinjitoz, ato trajtohen si ekstrakomunitarë dhe keqtrajtohen vazhdimisht si nga pronarët e huaj, si nga administrata e huaj dhe pa dyshim që dhunohen në mënyrë të heshtur e të vazhdueshme nga shtetet e huaja. Këtu mund të përmendim radhët e gjata në ambasada për legalizim dokumentash apo për bashkim familjar.
 
Në këtë ditë

Pikërisht në këtë ditë, gazeta “Telegraf” dhe Instituti i Emigracionit Shqiptar kërkon të tërheqë vëmendjen e shtetit ndaj emigrantëve. Më shumë lehtësira fiskale, më shumë mbrojtje dhe mbi të gjitha një ligj dinjitoz që ti mbrojë ata kudo që ndodhen dhe punojnë. Dhe mbi të gjitha dëshira e emigrantëve është standartizimi i Shqipërisë me vendet ku ato kanë emigruar, në mënyrë që të zhduken problemet ekonomike dhe më së fundi emigrantët të vendosin të kthehen në Shqipëri, ose më saktë të zgjedhin Shqipqërinë si një vend ku ato duan të jetojnë. Kjo është një sfidë që të gjithë emigrantët me punën dhe djersën e tyre ia kërkojnë shtetit dhe qeverisë shqiptare prej kohësh. 
 
Sipas sondazheve të gazetës “Telegraf” dhe Institutit të Emigracionit

Nga 1000 anketues që kanë marrë pjesë në sondazhin e përvitshëm që u krye me emigrantët shqiptarë në Itali, Greqi, Angli dhe Gjermani për institucionet shtetërore ku ato gjejnë nivel të lartë sorollatje (deri diku dhe korrupsion) janë:

1-Gjendjet Civile (veçanërisht ato nëpër rrethe dhe nëpër komuna)
2-Ministria e Jashtme
3-Policia

Hallkat që duhen përmirësuar:

1-Rradhat institucionale
2-Sistemi shëndetësor

Ndër institucionet që i kanë provuar dhe janë zhgënjyer janë:
 
1-Selitë e ambasadave në vendet përkatëse, krejtësisht jofunksionante për emigrantët.

2-Posta Shtetërore, të cilës shumë herë nuk i drejtohen më për shkak se i kanë ndodhur incidente.

3-Doganat dhe portet. Vonesat janë të shumta si në vendet përkatëse ku jetojnë këta emigrantë dhe në Shqipëri ku për të evituar radhat e gjata duhet dhënë rryshfet



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora