E enjte, 25.04.2024, 08:16 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Ku janë parlamentarët e Kosovës, pse heshtin?

E merkure, 25.05.2022, 09:17 PM


KU JANË PARLAMENTARËT E KOSOVËS, PSE HESHTIN?

Shkruan Fahri Xharra

Kur i shoh këto postime më duket vetja që nuk jam tokën e të parëve të mi, por në ndonjë oazë arabe ku ende jetojnë me traditat e tyre qindra vjeçare (jo më shumë se 15 qind vitëshe). Fatbardhësisht kam jetuar dhe punuar mbi 6 vjet në vendet arabe, kam qenë edhe në Turqi , por kësi lloj predikimesh si të hoxhëve të Kosovës nuk më ra kurrë as të dëgjoj edhe as të shkruara.

Ne shqiptarët durojmë shumë, jemi të mbeshtjellur me rrjetin e marimangës jo për t' u mbrojtur nga armiku, por të ballafaqohemi me njerëzit e pa moralshëm të cilët punojnë natë e ditë kundër nesh në gjuhën tonë, dhe rrjeta e Tarantullës nuk na lejon as të flasim  e as të reagojmë.

Kur Hoxha thotë që pushimet verore nuk janë të moralshme, kjo të indinjon në atë masë sa që shqiptari - që i thotë vetit shqiptar nga pamund?sia të bëjë diçka,  vetëm  ia shton dëshirën që të humbë nga këto toka.

Por kur Hoxha i Gjilanit thotë : Gjaku  i jo besimtarëve, për muslimanët është pija më e mirë; kjo të luan mendêsh.

Pyetje hoxhë dhe BIK- ut fhe Tërnaves: Kush janë jo besimtarët ?

E di shumë mirë se çka ai mendon: janë shqiptarët ortodoks dhe ata katolik .

Ore ata janë para nesh shqiptarëve musliman këndej e andej pari.

Një gjë e sigurt është , ata e ndjekin rrugën e Vasa Çubiloviçit ( 1937 ). Hoxhët tanë e kanë qëllim Europën, e kanë qëllim që ne të humbim  pavarësinë e Kosovës, sepse këte e duan ?ëte e do Serbia.

E dini ju të mjerë ( po, po e dinë dhe për këte e benjê ) që ju po veproni të na kethejnë përsëri në prehrin e Serbisë ?

Politika 20 vjèçare e Kosovës më duket që punonte në të njëjtë gjatësi valore. Binduni se as viza, as pranim në Europë, as në KE nuk do të ketë pa iu mbyllur gojën këtyre dashakëqinjve të ardhmërisë  së Kosovës.

Edhe diçka, Serbia i mbledhë të gjitha predikimet e tyre dhe i raporton Europës :

"Ja shihni se kë keni çliruar! "

Na paçi në qafë gjithë jetën!



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora