Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, janë vjedhur dhe djegur shtatë ditarë të shkollës

| E enjte, 18.12.2008, 07:59 PM |


 
Në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, janë vjedhur dhe djegur shtatë ditarë të shkollës -VushtrriaPRESS
Vushtrri,18 dhjetor 2008-Autoritetet policore në stacionin policor në Vushtrri janë njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur, rreth orës 03:00, në objektin e shkollës fillore, në fshatin Dobërllukë të Komunës së Vushtrrisë. Policia ka njoftuar se sipas ankuesit, mësues i kësaj shkolle, në sallën e arsimtarëve nga persona të panjohur janë vjedhur shtatë ditarë. Policët e njësisë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se ditarët e vjedhur ishin djegur në largësi afër 200 metra prej shkollës.
Shkruan:Hajdin ISLAMI nga Vushtrria.