E premte, 19.04.2024, 02:57 AM (GMT+1)

Editorial

Enver Bytyçi: Tridhjete vite nga 24 maji 1992

E marte, 24.05.2022, 09:26 PM


Tridhjete vite nga 24 maji 1992

Nga Enver Bytyçi

Nga data 26-30 shtator 1991 Kosova zhvilloi referendumin per pavaresi. Ky referendum ishte pika e mesit per vendin. Para tij ishte shpall Deklarata e Pavaresise (2 korrik 1990) si dhe ishte miratuar Kushtetuta e Kacanikut me 7 shtator 1990. Por akoma me e rendesishme do te ishte ajo cfare erdhi pas referendumit. Vullnetin per statusin e Republikes e shprehen 87 perqind e zgjedhesve dhe per pavaresine votuan 98 perqind e tyre. Kushtetutshmerisht dhe sipas vullnetit te popullit, Kosova nga ky moment ishte e pavarur. Megjithate Vladimir Putin vazhdon te akuzoje Perendimin se ajo u be e pavarur „pa vullnetin e saj“?

Pas referendumit u krjiua Keshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare ne ish-Jugosllavi, te cilin e drejtoi kryetari i Lidhjes Demokratike, Dr. Ibrahim Rugova. Ky keshill mori atributet e nje lloj Kuvendi dhe caktoi qeverine e re, te paren qeveri te Kosoves se pavarur, ate te Bujar Bukoshit. Nderkaq ne dhjetor te atij viti u zhvillua ne Londer nje Konference per ish-Jugosllavine nen patronazhin e lordit Kerrington, i ngarkuar i BE-se per ish-Jugosllavine. Ne kete konference republikave iu njoh e drejta qe te kene shtetin e tyre, por jo edhe Kosoves. Ndaj dhe Ibrahim Rugova protestoi ndaj ketij vendimi, duke kerkuar njohjen e te drejtes per vetevendosje te shqiptareve ne ish-Jugosllavi,

Kerkesa e Rugoves nuk u perfill. Ne keto kushte lideri i shqiptareve permes Keshillit Koordinues organizoi zgjedhjet e 24 majit 1992. Ishin zgjedhjet e para pluraliste ne Kosove, te pavarura nga Serbia. Keto zgjedhje u bazuan ne Kushtetuten e Kacanikut, e cila parashikoi qe Kuvendi i Kosoves te kishte 143 deputete. Ato do te sillnin parlamentin e ri si dhe do te votohej per presidentin e Republikes. Per kreun e shtetit kandidoi vetem Dr. Ibrahim Rugova.

Partite politike nuk deshen te kandidonin dike tjeter perballe tij.

Por per 143 vendet ne parlament konkuruan 22 parti politike me 511 kandidate gjithsej. Qytetaret e Kosoves votuan per keta kandidate, si dhe per presidentin e vendit. Moren pjese ne votime 89.32 e zgjedhesve dhe votuan per Ibrahim Rugoven-President 99.7 perqind e tyre.Nderkohe Lidhja Demokratike mori 76 perqind te votave. Per te votuan 574.755 zgjedhes, duke siguruar 96 vende ne parlament. Partia Parlamentare e Kosoves mori 4.86 perqind te votave me 13 vende ne parlament. Pas saj vinin Partia Fshatare dhe Partia Demokristiane e Kosoves me nga 7 vende ne parlament.

Ne keto zgjedhje moren pjese shqiptaret, turqit, boshnjake, kroate dhe pak serbe e malazeze. Por Kushtetuta e Kacanikut parashikonte qe 14 deputete, ose 10 perqind e vendeve ne parlament te rezervoheshin per minoritetin serb. Ate qe Martti Ahtisaari do ta bente ne vitin 2008, e kishte realizuar ne fakt pa asnje nderhyrje nderkombetare Kushtetuta demokratike e Kacanikut me 7 shtator 1990, gati 18 vite me pare! Kjo deshmon per filozofine e paqes dhe garancive te te drejtave qe Kosova u jep ne cdo kohe te gjithe qytetareve te saj.

Per here te pare parlamenti tentoi te konstituohej me 23 korrik 1992, dy muaj pas zgjedhjeve, fshehtas ne nje shkolle fetare ne Prishtine. Por kjo deshtoi, sepse forcat policore e te sigurise te pushtuesve serbe bllokuan hyrjen e kesaj shkolle. Pese deputete u arrestuan dhe u denuan me burg „per aktivitet armiqesor kunder territorit te Republikes se Serbise dhe cenimin e kushtetutes se saj“! Si rezultat i perndjekjes dhe shpalljes ne kerkim deputetet e zgjedhur me 24 maj 1992 u detyruan te largohen ne Maqedoni dhe ne Shqiperi. Ata vazhduan mbledhjet ne komisione.

Me keto zgjedhje u kompletua struktura e drejtimit te institucioneve paralele ne Kosove. Keto zgjedhje i dhane legjitimitet juridik e politik njohjes se vullnetit te shqiptareve per vetevendosje.

Ndersa Perendimi, pavaresisht mosnjohjes zyrtare, u ndikua shume me keto akte shtet-formuese te tyre. Eksperti i shquar gjerman i se drejtes nderkombetare, Geroge Brunner, shkruante se prej 24 majit 1992 Kosova jetoi ne nje sistem te dyfishte: Nga njera ane kishte nje sundim te dhunshem te Serbise dhe nga ana tjeter te funksionimit te institucioneve paralele te promovuara nga shqiptaret!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora