E merkure, 29.06.2022, 01:18 PM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kur President kishim Ibrahim Rugovën

E marte, 24.05.2022, 07:57 PM


Ndue Ukaj:

Imagjinojeni një kohë kur president kishim Ibrahim Rugovën.

Ai postulat të punës së tij kishte ndërtimin e një shoqëri demokratike e tolerante.

Rugova me urtësi i fashiti dallimet e mëdha, nuk u rrëmbye kurrë nga instinkti i turmave dhe në çdo deklaratë promovonte veç shpirtin e tolerancës dhe vlerat demokratike.

Tanimën duket qartë se i kemi bjerrë mësimet e tij dhe nga shoqëria tolerante e demokratike,  po kalojmë në një shoqëri ekstreme dhe jo tolerante.

Këtë dikush e quan "koha e ndryshimeve". Nejse, ka ndryshime që sjellin shkatërrim, arrogancë dhe jotolerancë.

Duke i parë sjelljet foshnjore të udhëheqësve tanë e duke i parë si janë dëmtuar raportet me Amerikën, seç m' u kujtua nobelistja e letërisisë Olga Tokarczuk dhe tregimi Çe Guevara, ku thotë:

"Instinkti i kopesë në momente historike përforcohet".

Po, afshi që ngjall instinkti i kopesë në momente historike i vërbon pushtetkërkuesit dhe iu humb arsyen.

Kosova s' duhet të shpikë shkollë të re politike, e ka shkollën më të mirë të Europës Juglindore, të cilën e përfaqëson figura shembullore e Rugovës.

Ai, gjatë jetës politike e krijuese, ka treguar sa shumë di to dojë dhe jo të urrejë.

Ai, gjatë gjithë jetës politike e krijuese ishte i vërtetë me vete e me të tjerët.

Prandaj, ai pritej me nderim e respekt kudo: në Shtëpi të Bardhë e në të gjitha qendrat e rëndësihme politike dhe s' bënte ekskursione sharlatane politike.

Këtë fotografi nuk gënjejnë, janë historia e vërtetë e Kosovës dhe liria e pavarësia jonë i kanë themelet edhe te këto fotografi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora