E hene, 27.06.2022, 08:58 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx

E hene, 23.05.2022, 08:55 PM


Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx

Kombi ynë forcohet më shumë duke u mësuar fëmijëve në Diasporë Gjuhën Shqipe  - A. Kurti

Nga Keze Kozeta Zylo

Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti erdhi sot në ditën e shtunë, në majin e trëndafilave midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx.

Kryeministri i Kosovës u mirëprit me plot respekt në hyrje të Qendrës “Illyria” nga z.Qemal Zylo themelues dhe drejtori i TV dhe Shkollës Shqipe “Alba Life”, shkolla që kryejnë misionin në të gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe në Online.  Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti shoqërohej nga Ministri i Shëndetësisë të Republikes së Kosovës, Dr. Rifat Latifi një histori suksesi dhe znj.Liza Gashi zv/ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo ishte vizita e parë nga kryeministri Kurti në Qendrën “Illyria” një qendër madhështore për Komunitetin Shqipar siguruar nga z.Mark Gjonaj “Nderi i Kombit”.

Vizitën e parë Kryeministri i Kosovës e realizoi ne klasën e mësuese Mirvete Krasniqi Veselaj nxënësit e së cilës e mirëpritën me duartrokitje dhe me urimin: Mirë se erdhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranë Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Ishte një urim që e priti me plot dashuri dhe gëzim z.Kurti dhe i uroi mësuese Veselaj dhe gjithë nxëeëve punë dhe mësim të mbarë.  Vizita e dytë ishte pranë klasës së mësuese Fatbardha Shiqerukaj, vizitë që u mirëprit me plot respekt dhe krenari nga nxënësit.  Interesante ishte dhe vizita në klasën e më të rriturve ku u takua me nxënesit, mësuese Davida Hasanaj dhe artisten e shquar Valbona Peraj.  Znj.Peraj i shpjegoi fjalët e reja që kishte shkruar në dërrasë duke e filluar me fjalën e parë “Dielli”. Ah, Deilli e ndërpreu Kryeministri Kurti, fjala Dielli është shumë i shtrenjtë për ne, pasi është Gazeta më e vjetër shqiptare “Dielli” e cila i parapriu themelimit të Federatës “PanShqiptare” Vatra themeluar nga korifejtë e Kombit Fan Noli dhe Faik Konica. Ja këtu pranë kemi dhe Dr.Latifin të cilin e kam marrë nga Amerika vazhdoi kryeministri.  Ja dhe nxënësit tanë ne te ardhmen duke mësuar Gjuhën Shqipe do të jenë më të lidhur dhe me bashkëpunues në të ardhmen me Kombin tha z.Zylo.  Interesante ishte takimi dhe me klasën e më të vegjëlve me mësuese Alda Hoxhaj e cila e falënderoi për ardhjen në Shkollën Shqipe.  Vizita e kryeministrit të Kosovës ishte një vizitë që s’do të harrohet kurrë nga mësuesit, nxënësit, themeluesit.  Vizita e tij ishte befasuese, e papritur, ishte të përshëndeste nxënësit, shkollën Shqipe “Alba Life” që po bën një punë të ndritur për Kombin, jashtë politikave, pasi partia e saj është vetëm GJUHA SHQIPE.

Zoti Zylo e informoi për gjithë veprimtarine e Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe aktivitetet që kryen kjo shkollë e cila ka për mesion kombëtar mësimin e Gjuhës Shqipe dhe ruajtjen e traditave të mrekullueshme të popullit shqiptar.  Më duhet të kujtoj se Shkolla Shqipe “Alba Life” është mbështetur dhe frymëzuar nga personalitete të shquara të Kosovës të cilët kanë ardhur dhe i kanë takuar kokë më kokë nxënësit duke i frymëzuar për mësimin e Gjuhës Shqipe.  Në fund pozoi me të gjithë nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx dhe falënderoi të gjithë mësuesit për punën e vyer që po kryejnë në këtë mision kombëtar.  Ai e mbylli me mesazhin brilant:  “Mësojuni fëmijëve të Diasporës Gjuhën Shqipe!  Mos ndaloni kurrë! Kombi ynë forcohet më shumë duke u mësuar fëmijëve në Diasporë Gjuhën Shqipe!

Gjuha Shqipe është Ashti i Kombit!  Gjuha Shqipe na bashkon! Gjuha shqipe është e ëmbel si qumështi i nënës.

Faleminderit Kosova!

Faleminderit z.Albin Kurti Kryeministër i Kosovës që erdhe u takove me pasardhësit e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe të Adem Jasharit në Amerikë!

Vizita e Kryeministrit të Kosovës u filmua nga gazetari Valon Gërbeshi për TV “Alba Life” dhe do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.

21 Maj, 2022

Bronx, New York





(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora