Kulturë
Sinan Gashi: Refuzim i së shëmtuarës përmes kulturës
E diele, 22.05.2022, 05:24 PM
Shkrimtarët
Hajro Ulqinaku, Frrok Kristaj dhe Sinan Gashi
FLETËZA NGA DITARI I PËRZHITUR (4)
REFUZIM I SË SHËMTUARËS
PËRMES KULTURËS
Nga
Sinan GASHI
Në
këto vite të rënda, për t’i motivuar nxënësit nnë mësim sa dhe për t’i larguar
paksa nga atmosfera emocionale e tendosur, u mendua që të bëjmë ndonjë
aktivitet jashtë mësimor, brenda atyre mundësive që krijonte ambienti shkollor
dhe situata e krijuar.
Fillimisht
u hartua një program, ku u radhitën aktivitetet që duhej të bëheshin
radhë-radhë, duke filluar nga orët letrare, si dhe me krijuesit mysafirë, që
kjo çështje do të krijonte një seriozitet dhe njëkohësisht paksa një relaksim.
U
fillua me poetin kombëtar Gjergj Fishta, pastaj me Naim Frashërin e tjerë, kur
punimet e tyre i lexonin pastaj edhe krijuesit e rinj. Ndërsa, në bashkëpunim
me shoqatat e tjera jashtë shkollës,
organizohen manifestime me rëndësi, që në të vërtetë zbërthenin edhe disa
enigma gjatë historisë. Kështu, në bashkëpunim me degën e Forumit të Intelektualëve Shqiptarë, u
organizua një sesion shkencor për Luftën e Drenicës dhe Shaban Polluzhën, ku u
lexuar dhjetëra punime shkencore nga historianë, studiues letrarë, me
pjesëmarrës nga Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë së Kosovës, nga
dega e Historisë së Fakultetit Filologjik të Prishtinës e tjerë. Me atë rast
titullar shkencorë, me tema edhe hulumtuese, nxorën në pah shumë të vërteta për
atë ngjarje të veçantë kombëtare, të cilat ishin anashkaluar apo edhe zhdukur
dekada më parë. Ajo luftë antikomuniste, dhe njëkohësisht antisllave, u
vështrua nga kënde të ndryshme, madje edhe në atë të folklorit, i cili ruajti
diçka nga historizmi në tekstet e këngëve.
Pastaj,
po sipas atij programi, po në sallën e bibliotekës së shkollës, u mbajt edhe
një orë e madhe letrare, ku morën pjesë shumë anëtarë të Lidhjes së
Shkrimtarëve të Kosovës si dhe krijues të tjerë, duke filluar nga Rifat Kukaj,
Zeqir Gërvalla, Flora Brovina, Ajri Begu, Frrok Kristaj, Hajro Ulqinaku, Arif
Demolli, Rushit Ramabaja, e të tjerë.
Brenda
forcave shkollore, në orën për Gjergj Fishtën, për jetën dhe krijimtarinë e
tij, mbajti një fjalë Sinan Gashi, ndërsa që diskutuan edhe Ymer Krasniqi e
Sahit Berisha, profesorë në këtë gjimnaz. U vijua me recitimin e fragmenteve nga
veprat e Fishtës. Ishte me interes edhe diskutimi për anatemimin e poetit për
dekada të tëra. Ajo që dukej simpatike
ishte pjesëmarrja në diskutime e nxënësve, të cilët u pa se kishin njohuri të
sakta dhe qartësi për ideologjinë antishqiptare, që ishte instaluar edhe në
arsim.
Edhe
një aktivitet u duk se motivoi suksesshëm nxënësit që të bëjnë gara të heshtura
për të qenë më të mirët në mësim. Mu për këtë, në ditën e shkollës, 22 prill,
nxënësve që ishin dalluar me suksesin e shkëlqyeshëm, me disiplinë dhe me
aktivitete të tjera në shkollë, u ndaheshin ‘Falënderime’ nga drejtoria e
Gjimnazit, në mënyrë ceremoniale.
Edhe
pse në rrethana të papërsëritshme më, kur pushteti serb synonte të zhbënte
gjithçka njerëzore e veçmas kombëtare në Kosovë, aktivizimi i rinisë shkollore
sikur ua forconte besimin se nuk do të ndalojmë në asnjë formë, për ta ruajtur
gjuhën, shkollën dhe vendin e tyre.
Mbase
edhe kjo ndikoi më vonë, që po ata nxënës të shihen me uniforma ushtarake në
sheshin e luftës, duke sakrifikuar edhe jetën për pavarësi.
Ndarja
e Falënderimeve nga drejtori i gjimnazit, Sinan Gashi
Kujtim
pas ceremonisë