Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Më 14 Qershor në Lezhë mbahët Akademi përkujtimore me rastin e 76 - vjetorit të vrasjes se Kapidan Mark Gjon Markut

| E diele, 22.05.2022, 09:47 AM |


Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit"- Prishtinë në bashkëpunim me Forumin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Lezhë – Shqipëri si dhe Asociacioni:L`association Royaume Du Soleil organizojnë Akademinë përkujtimore me rastin e 76 - vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Marku. Po ashtu në këtë akademi përkujtimore do të mirren hapat konkret për përgaditjen e Enciklopedisë për krimet komuniste në Mirditë.I ftojmë të gjithë ato familje që kanë humbur të afërmit e tyre nga kriminelët komunist që të marrin pjesë dhe të afrojnë materialet e tyre. Gjithashtu ftojmë, edhe shoqatat e të përndjekurve politik si dhe organizatat e institutet tjera si edhe autorët e ndryshëm, që janë marrë me ndriçimin e kësaj periudhe kohore të marrin pjesë në këtë Akademi përkujtimore madhështore.Bashkarisht do të diskutojmë hapat e metejm të përpilimit të kësaj enciklopedie të parë e këti lloji në të gjitha trojet etnike shqiptare.

Akademia përkujtimore mbahët më,14.06.2022 në  ora 12:00, në Sallën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve - Sheshi Gjergj Kastrioti - Lezhë.

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit"- Prishtinë - Mr.sc.Nue Oroshi kryetar

Forumi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Lezhë – Shqipëri - Avokat Sokol Ndoci kryetar

Asociacioni:L`association Royaume Du Soleil-Lyon - Leon Molla kryetar