| E diele, 22.05.2022, 10:38 AM |
Skënderbeu në mesin e udhëheqësve ushtarak më të mëdhenjë në botë
Nga
Gjon Keka
Në
librin mbi "Udhëheqësit ushtarak më të mëdhenjë në botë....të autrorëve
M.W. , F.M, (2000)", Gjergj Kastrioti ynë rendit në mesin e tyre si
strateg dhe udhëheqës i madh e vizionar. Ai përshkruhet aty si vijon:
“Gjatë
gjithë jetës së tij, Skënderbeu u përpoq ta mbante tokën e tij të lirë nga
turqit pushtues, pavarësisht nga përpjekjet intensive të ushtrive të sulltanit
dhe intrigave e tradhëtive të aleatëve të tij të ndryshëm...
Edhe
pse dëmi që shkaktuan turqit gjatë tërheqjes së tyre ishte i madhë, fitoret nuk
e bënë Skënderbeun në mënyrë të panatyrshme një hero...
Me
të drejtë ai mbetet heroi qendror i Shqipërisë, sepse lehtësia relative me të
cilën turqit morën vendin pas vdekjes së tij, dëshmon për rëndësinë e arritjeve
të tij personale.”
Sa
herë dërgonte sulltani ushtrinë e tij në trojet e Arbërisë, Gjergj Kastrioti i
mundte ata.
Nuk
është vetëm ky libër që e rendit kryezotin e Arbërisë në mesin e të mëdhenjëve,
ai gjithnjë do të renditet krah Aleksandrit të Madh, Cezarit, Hanibalit,
Konstantinit të Madh etj.