| E enjte, 19.05.2022, 07:25 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
Nr. 30. Zamak i Flamurit…
DON
ZEF MARKSEN
"Vdes
i lum, tue mendue se do të kujtohem prej Shqiptarëve,
si
Meshtár i Fesë së Krishtit".(1946)
Dashunia e Popullit Gjerman per Popullin Shqiptar asht kenë
e vjeter dhe, mbi themele të patundëshme as nga vitet dhe as nga luftat. Faktet
tregojnë se Ata, gjithnjë kanë mendue dhe punue per të miren e Popullit tonë.
Ardhja e misionarve gjerman atëherë kur Shqipnia nuk kishte
as rruga nder zonat ku shkojshin misionarët e huej, pikrisht atje ku Ata
mendonin me punue per me i ndryshue jetesen atyne krahinave, tregon sakrificat
e tyne të mëdhaja dhe shumë domethanëse per të gjitha kohët. Ndersa tek Ata
misionarë që erdhen në Shqipni per sherbimet fetare dhe kulturore, ka dhe
dishka ma teper: Në boten tonë primitive edhe pse ishim n’ Europë, s’kishte
asnjë siguri jete as pune as per t’ huejtë dhe, as per vetë ne Shqiptarët.
E pra, nder këta kushte pasigurije erdhen në Shqipni Don Alfons
Tracki dhe Don Zef Marksen, të cilët e konsideruene Shqipninë e Gjergj
Kastriotit pa ma të voglin hezitim “një Atdhe i Dytë i Tyne”!
Don Zef Marksen asht le në Worrigen të Gjermanisë, pranë
Këlnit, humbi pa datë, pa gjurmë, në valën e mizorisë komuniste kundër klerit
katolik Shqiptar, kur as nuk mund të mendohej se kishte tjeter qendrim per t’
huej.
Ndermjet këtyne dy kohëve shohim tek Ky misionar një jetë
shembullore, e aq të perkushtueme per Fenë e Krishtit, sa me të vertetë
kuptohej shumë me vështirsi nga Malësitë tona të vuejtuna nder shekuj. Ai nga
Gjermania ka shkue me sherbye per me sjellë Ungjillin në krahinen e vorfen të
Matit, dhe kryesisht në Kthellë, tue u mundue me lidhë mbrapambetjen e tyne të
një jete shumë të mbyllun, me boten e hapun Europjane Perëndimore. Po mos
harroni se ata krahina as, nuk kishin asnjë ide ku shtrihen ata vise. Kjo do të
sillte edhe ndryshimin e tyne të jetesës së vorfen, tue mësue mendsinë e të
tjerve që ishin shumë ma të zhvilluem dhe të perparuem në jetesë. Dhe, per me
ndryshue jeten e vorfen, tue e ba ma të kandëshme dhe të pelqyeme Ai punoi me
krijue bindjen se kjo ka vetem një mundësi: Vetem shkollimi!
Rruga e zgjedhun nga Misionari Don Zef Marksen në perhapjen
e shkollave në trevat e Matit, një zonë malore e shkëputun nga Bota dhe e
harrueme me dashje nga qeveritarët e Shqipnisë, të cilët si sot, e gjithnjë nen
urdhnat e komunistave Jugosllav të “Ballkanit hapur”, kerkonin mbrapambetjen
dhe errsinen shekullore me e perjetsue edhe disa shekuj të tjerë në Shqipni.
Don Zef Marksen mbas vitit 1945 vazhdon me kenë Meshtar në
Durrës, ku në vitin 1946, në moshen 46 vjeçare, Sigurimi i shtetit i ven
prangat edhe pse nuk kishte asnjë provë, tue e akuzue si “agjent i Gestapos
Gjermane”. Si zakonisht, hetuesia vazhdon perpjekjen e saj me e fajsue edhe pse
per Atë Meshtar nuk kishte asnjë dëshmitar kjoftë edhe i rremë, si ngjante
shpesh.
Flitet se Gjykata (??) e dënoi dy vjet burg. Po saktësisht
nuk dihet! Dihet se një natë vonë dy agjenta sigurimi, shkuen dhe e moren Don
Zefin, gjoja pse ishte gjerman dhe, mendonin me e kthye në Gjermani bashkë edhe
me dy gjerman të dënuem, që “do të vazhdonin dënimin në Gjermani Lindore”.
Të tre gjermanët së bashku i hypen në një makinë në oborrin
e burgut, dhe prej asaj nate të zezë nuk i pau askush ma. Gjatë udhtimit u hap
fjala se në një pyll, gjoja i kanë zbritë per nevoja personale dhe, aty Ata
kanë tentue me u arratisë. Rojet tue pa veprimin e tyne kanë gjuejtë me armë e
i kanë vra.
Si zakonisht: Përrallë komunistash por, me mbret, shkrue nga
Dr.P. Pepa.
Vrasja e Tyne jo vetem asht e paarsyeshme, po mbetet edhe
misterioze. Kur Don Zef Maksen doli nga biruca e sigurimit, ku nuk do të kthehej
kurrma, Ai u pershndet me shokët e burgosun, e Atyne, Ju la porosi që kujtohet
sot: "Vdes i lum, tue mendue se do të kujtohem prej Shqiptarëve, si
Meshtar
i Fesë së Krishtit". Pra, Don Zefi ishte i bindun se po shkonte me
vdekë!
Ja, bindja e Tij tregon se Misionari i Nderuem Gjerman, e
njifte mirë, madje shumë mirë diktaturen sllavokomuniste të terroristave
anadollakë, që edhe pse nuk kishin asnjë pikë gjak shqiptarit, në trupin e tyne,
u mundonin me u tregue se janë tjera bisha t’ egra, prej atyne perbindshave që
njifte shumë mirë me kocka e zhele me yll në ballë, i gjithë Populli i vujtun
Shqiptar!
Misionari i Nderuem, kerkonte nga Shqiptarët vetem një Vorr
me një Kryq druni. Dij se: Don Zef Marksen Ju kushtue deri në fund jetës së
Misionarit: Atdheut të Dytë Shqipnisë dhe, Flamurit të Gjergj Kastriotit –
Skenderbeut!
Melbourne, 17 Maji 2022.