E enjte, 28.03.2024, 11:30 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Don Zef Marksen

E enjte, 19.05.2022, 06:25 PM


Nga Fritz RADOVANI:

Pjesa Nr. 30. Zamak i Flamurit…

DON ZEF MARKSEN

"Vdes i lum, tue mendue se do të kujtohem prej Shqiptarëve,

si Meshtár i Fesë së Krishtit".(1946)

Dashunia e Popullit Gjerman per Popullin Shqiptar asht kenë e vjeter dhe, mbi themele të patundëshme as nga vitet dhe as nga luftat. Faktet tregojnë se Ata, gjithnjë kanë mendue dhe punue per të miren e Popullit tonë.

Ardhja e misionarve gjerman atëherë kur Shqipnia nuk kishte as rruga nder zonat ku shkojshin misionarët e huej, pikrisht atje ku Ata mendonin me punue per me i ndryshue jetesen atyne krahinave, tregon sakrificat e tyne të mëdhaja dhe shumë domethanëse per të gjitha kohët. Ndersa tek Ata misionarë që erdhen në Shqipni per sherbimet fetare dhe kulturore, ka dhe dishka ma teper: Në boten tonë primitive edhe pse ishim n’ Europë, s’kishte asnjë siguri jete as pune as per t’ huejtë dhe, as per vetë ne Shqiptarët.

E pra, nder këta kushte pasigurije erdhen në Shqipni Don Alfons Tracki dhe Don Zef Marksen, të cilët e konsideruene Shqipninë e Gjergj Kastriotit pa ma të voglin hezitim “një Atdhe i Dytë i Tyne”!

Don Zef Marksen asht le në Worrigen të Gjermanisë, pranë Këlnit, humbi pa datë, pa gjurmë, në valën e mizorisë komuniste kundër klerit katolik Shqiptar, kur as nuk mund të mendohej se kishte tjeter qendrim per t’ huej.

Ndermjet këtyne dy kohëve shohim tek Ky misionar një jetë shembullore, e aq të perkushtueme per Fenë e Krishtit, sa me të vertetë kuptohej shumë me vështirsi nga Malësitë tona të vuejtuna nder shekuj. Ai nga Gjermania ka shkue me sherbye per me sjellë Ungjillin në krahinen e vorfen të Matit, dhe kryesisht në Kthellë, tue u mundue me lidhë mbrapambetjen e tyne të një jete shumë të mbyllun, me boten e hapun Europjane Perëndimore. Po mos harroni se ata krahina as, nuk kishin asnjë ide ku shtrihen ata vise. Kjo do të sillte edhe ndryshimin e tyne të jetesës së vorfen, tue mësue mendsinë e të tjerve që ishin shumë ma të zhvilluem dhe të perparuem në jetesë. Dhe, per me ndryshue jeten e vorfen, tue e ba ma të kandëshme dhe të pelqyeme Ai punoi me krijue bindjen se kjo ka vetem një mundësi: Vetem shkollimi!

Rruga e zgjedhun nga Misionari Don Zef Marksen në perhapjen e shkollave në trevat e Matit, një zonë malore e shkëputun nga Bota dhe e harrueme me dashje nga qeveritarët e Shqipnisë, të cilët si sot, e gjithnjë nen urdhnat e komunistave Jugosllav të “Ballkanit hapur”, kerkonin mbrapambetjen dhe errsinen shekullore me e perjetsue edhe disa shekuj të tjerë në Shqipni.

Don Zef Marksen mbas vitit 1945 vazhdon me kenë Meshtar në Durrës, ku në vitin 1946, në moshen 46 vjeçare, Sigurimi i shtetit i ven prangat edhe pse nuk kishte asnjë provë, tue e akuzue si “agjent i Gestapos Gjermane”. Si zakonisht, hetuesia vazhdon perpjekjen e saj me e fajsue edhe pse per Atë Meshtar nuk kishte asnjë dëshmitar kjoftë edhe i rremë, si ngjante shpesh.

Flitet se Gjykata (??) e dënoi dy vjet burg. Po saktësisht nuk dihet! Dihet se një natë vonë dy agjenta sigurimi, shkuen dhe e moren Don Zefin, gjoja pse ishte gjerman dhe, mendonin me e kthye në Gjermani bashkë edhe me dy gjerman të dënuem, që “do të vazhdonin dënimin në Gjermani Lindore”.

Të tre gjermanët së bashku i hypen në një makinë në oborrin e burgut, dhe prej asaj nate të zezë nuk i pau askush ma. Gjatë udhtimit u hap fjala se në një pyll, gjoja i kanë zbritë per nevoja personale dhe, aty Ata kanë tentue me u arratisë. Rojet tue pa veprimin e tyne kanë gjuejtë me armë e i kanë vra.

Si zakonisht: Përrallë komunistash por, me mbret, shkrue nga Dr.P. Pepa.

Vrasja e Tyne jo vetem asht e paarsyeshme, po mbetet edhe misterioze. Kur Don Zef Maksen doli nga biruca e sigurimit, ku nuk do të kthehej kurrma, Ai u pershndet me shokët e burgosun, e Atyne, Ju la porosi që kujtohet sot: "Vdes i lum, tue mendue se do të kujtohem prej Shqiptarëve, si Meshtar                                                                      i Fesë së Krishtit". Pra, Don Zefi ishte i bindun se po shkonte me vdekë!

Ja, bindja e Tij tregon se Misionari i Nderuem Gjerman, e njifte mirë, madje shumë mirë diktaturen sllavokomuniste të terroristave anadollakë, që edhe pse nuk kishin asnjë pikë gjak shqiptarit, në trupin e tyne, u mundonin me u tregue se janë tjera bisha t’ egra, prej atyne perbindshave që njifte shumë mirë me kocka e zhele me yll në ballë, i gjithë Populli i vujtun Shqiptar!

Misionari i Nderuem, kerkonte nga Shqiptarët vetem një Vorr me një Kryq druni. Dij se: Don Zef Marksen Ju kushtue deri në fund jetës së Misionarit: Atdheut të Dytë Shqipnisë dhe, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

Melbourne, 17 Maji 2022.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora