Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Ministri i parë britanik në Shqipëri

| E enjte, 19.05.2022, 06:12 PM |


1922/Ministri i parë britanik në Shqipëri

Nga Kastriot Dervishi

Ky vit është përvjetorit të 100 të vendosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Në vitet 1922-1936 legata e këtij shteti ishte e vendosur në Durrës. Pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, në vitin 1996 u emërua ambasadori i parë britanik në Tiranë, Andrew P. Tesoriere.

Ministri i parë fuqiplotë i caktuar ishte Harry Charles Augustus Eyres (1856-1944). Dekretin e tij ai ia njoftoi Këshillit të Naltë me telegram më 24.1.1922. Përmbajtja e telegramit ishte:

“Zotërinj të Këshillit të Naltë! Kam nderin t’ju paraqes letrën time kredenciale. Jam i ngarkuar prej të lartit mbretit tim, t’ju siguroj për stimën e tij dhe dëshirën e nxehtë të forcojë dhe përmirësojë sa më shumë miqësinë e ngushtë dhe bashkëpunimin fatbardhë midis dy vendeve. Madhëria e tij ka treguar interes të madh për shtetin tuaj. Beson se do të jetë i zoti për të bërë përparim sipas rrugës kushtetuese”.