E premte, 19.04.2024, 05:10 PM (GMT+1)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Fatmire, nuk te kam harrue

E enjte, 19.05.2022, 07:37 PM


Fatmire, nuk te kam harrue…

Nga Nikoleta Kovaçi

E takova kur ende i biri nuk i kishte mbush te 40-t qe ia kishin vra! Te birin e vetem, Visin! E gjeta ne zyre! Te shendeti Publik! E qete me dhimbjen qe e pertypte si lotin! E forte, e qarte dhe e patrembun! Me tha; Do t’i gjej! Nuk vdes pa e marr vesh kush ma vrau arsyen e jetes time! S’kam ma asnje motiv te rroj vec gjetjes se atyre njerezish!

I tha nje zonje te na bente kafe turke! Kolege e vetja! Ishte betuar per te gjurmue vrasesit e te birit! Folem gjate, per te, jeten e saj dhe te familjes se saj! Visi kishte qene gjithcka qe kishte patur ne jete! Asgje tjeter! Pasi folem, qame, u perqafuem, i pari dhe i fundit me te! Me premtoi se ne momentin qe do t’i gjente do te me njoftonte dhe atehere do te shkruaja! Pp vrasesit e te birit e gjeten para se sa ajp te me telefenonte per kafen tjeter, jo turke ma…

Fatmiren e vrane brutalisht! E gjeten te vetme dhe te pambrojtun dhe e vrane si burreca monstra qe ka pas e ka ky vend! Nuk e lane te jetonte dhimbjen e djalit te vet! E zune nje dite ne garazhin e pallatit teksa ngjitej per ne shtepi me qeset e ushqimeve! Vrasesit donin te krijonin pershtypjen se ishte sulmue me u grabit! Me fakt kushdo qe e dinte historine e saj e dinte se ajo u vra se iu shkoi afer vrasesve!

Aso kohe shteti jone germadhe spati kohe t’i gjurmonte vrasesit! Ku i dihet ndoshta ata perbindesha kishin dhane nji dore ne zgjedhjet e radhes! Fatmira Dedej mbeti thjesht neper dosje, pa mundur te thuhej asnji fjale per te per vite e vite me radhe! Para dy muajsh shkrujta serish per te! Si nje prej atentateve ma te turpshme te ndodhuna ne vendin tone! E rendita krah Kozetes (Kozit tone), Fildesit, Erietes, Irenes dhe Eves! Te gjitha gra te vrame nga meshkuj perverse, plehra te pangopun me pasuri e gjak….

Uroj qe ngjarja e saj te zbardhet vertet! Vetem per ato pak njerez qe i deshperoi ikja e saj, si mua… vetem per pafuqine e pamundesine teme e te pak kujt qe do qe asgja mos te himbase pergjithmone!

Fatmire nuk te kam harruar asnje dite… sod do te shkruj serish per Ty… ashtu sic bana tash 9 vjet… pushofsh ne paqe zemer.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora