Hajdin Islami: Lajme nga Vushtrria
| E enjte, 18.12.2008, 07:16 PM |
Nxënësit e shkollës së Vërrinit në Komunën e Vushtrrisë, morën dhurata nga një organizatë ndërkombëtare
Vushtrri,18 dhjetor 2008-Nxënësit e fshatrave Vërri dhe Kollë të cilët mësojnë në shkollën fillore”28 Nëntori” në Vërri të Komunës së Vushtrrisë, falë kontributit të një organizate joqeveritare ndërkombëtare kanë marrë dje dhe sot nga një dhuratë me lodra të ndryshme me rastin e festës së Vitit të Ri. Gëzimi i këtyre nxënësve ka qenë i papërshkrueshëm pasi shumica prej tyre asnjëherë nuk kishin marrë dhurata nga askush dhe ky gjest simbolik i kësaj organizate u ka sjellë gëzim nxënësve në fytyrat e tyre.
E përgatiti: Hajdin ISLAMI
_________
Në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, janë vjedhur dhe djegur shtatë ditarë të shkollës
Vushtrri,18 dhjetor 2008-Autoritetet policore në stacionin policor në Vushtrri janë njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur, rreth orës 03:00, në objektin e shkollës fillore, në fshatin Dobërllukë të Komunës së Vushtrrisë. Policia ka njoftuar se sipas ankuesit, mësues i kësaj shkolle, në sallën e arsimtarëve nga persona të panjohur janë vjedhur shtatë ditarë. Policët e njësisë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se ditarët e vjedhur ishin djegur në largësi afër 200 metra prej shkollës.Shkruan:Hajdin ISLAMI nga Vushtrria.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.