E premte, 29.03.2024, 12:37 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Hajdin Islami: Lajme nga Vushtrria

E enjte, 18.12.2008, 06:16 PM


  Nxënësit e shkollës së Vërrinit në Komunën e Vushtrrisë, morën dhurata nga një organizatë ndërkombëtare
Nxënësit  e shkollës së Vërrinit në Komunën e Vushtrrisë, morën nga një dhuratë nga një organizatë ndërkombëtare-VushtrriaPRESSNxënësit  e shkollës së Vërrinit të Komunës së Vushtrrisë, morën nga një dhuratë nga një organizatë ndërkombëtare-VushtrriaPRESS

Vushtrri,18 dhjetor 2008-Nxënësit e fshatrave Vërri dhe Kollë të cilët mësojnë në shkollën fillore”28 Nëntori” në Vërri të Komunës së Vushtrrisë,  falë kontributit të një organizate joqeveritare ndërkombëtare kanë marrë dje dhe sot nga një dhuratë me lodra të ndryshme me rastin e festës së Vitit të Ri. Gëzimi i këtyre nxënësve ka qenë i papërshkrueshëm  pasi  shumica prej tyre asnjëherë nuk kishin marrë dhurata nga askush dhe ky gjest simbolik i kësaj organizate u ka sjellë gëzim nxënësve në fytyrat e tyre.
E përgatiti: Hajdin ISLAMI   
 
_________
 
Në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, janë vjedhur dhe djegur shtatë ditarë të shkollës
 
Në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, janë vjedhur dhe djegur shtatë ditarë të shkollës -VushtrriaPRESS
Vushtrri,18 dhjetor 2008-Autoritetet policore në stacionin policor në Vushtrri janë njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur, rreth orës 03:00, në objektin e shkollës fillore, në fshatin Dobërllukë të Komunës së Vushtrrisë. Policia ka njoftuar se sipas ankuesit, mësues i kësaj shkolle, në sallën e arsimtarëve nga persona të panjohur janë vjedhur shtatë ditarë. Policët e njësisë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se ditarët e vjedhur ishin djegur në largësi afër 200 metra prej shkollës.
Shkruan:Hajdin ISLAMI nga Vushtrria.  


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora