E enjte, 28.03.2024, 08:38 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Bashkëbsiedim interesant në mes të Skënderbeut dhe Mehmetit

E marte, 17.05.2022, 06:33 PM


Bashkëbsiedim interesant në mes të Skënderbeut dhe Mehmetit

Nga Gjon Keka

Këtu si më poshtë po e shkëpus një bashkëbisedim interesant në kohën sa ishte në oborrin e sulltanit në vegjëli të Gjergj Kastriotit dhe Mehmetit djalit të sulltan Muratit, si vijon:

Një ditë Mehmeti djali i sulltan Muratit e pyeti me kurreshtje Skënderbeun:

Më thuaj, Iskender im, pse i shikon kaq shpesh ato male atje Dhe sytë e tu shkëlqejnë si të kalëroje një kalë i zjarrtë nëpër fushë dhe faqet e tua shkëlqejnë sikur të kishe fituar një fitore të lavdishme?

„A nuk e di“, i përgjigjet Skënderbeu, „se atje është shtëpia ime e dashur?

Dhe kur të rritem, do të ndjek Diellin dhe do të ndërtoi një kështjellë madhështore, shumë më të madhe, më të bukur dhe më të lartë.

Unë do të kem edhe luftëtarë trima dhe do t'i mund armiqtë e mi me shpata gjakatare dhe do t'ua marrë qytetet dhe kështjellat e tyre!

Pastaj djali i Sulltanit tha:

"Ju e keni gabim! Ajo tokë atëherë do të jetë e imja siç është tani e babait tim, dhe ti Iskender do të jeshë shërbëtori im si princat e tjerë në oborrin tonë."

Sytë e Skënderbeut shikuan si me rrufe : „

"Unë - shërbëtori yt ? Kurrë më! Përkundrazi, unë do të pushtoj tokën tënde, do ta marrë edhe Edrenin (Adrianopolin) dhe ju do të më luteni për mëshirë!“

Një nga Pashat aty afër pasi i pa se ata po fjalosen mes tyre i tha ; „qetësi djema“ dhe „shkoni e mësoni diçka nga orët e librit „të ideologjisë së tyre fetare.

Ky shkrim është nxjerrë nga një pjesë historisë së jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit nga ,K.;bzë.1806.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora