E shtune, 20.04.2024, 09:52 AM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Gazetari Dalip Greca shuhet

E marte, 17.05.2022, 06:14 PM


Gazetari Dalip Greca shuhet…

I përkushtuari i medias shqip në New York, që erdhi nga qyteti i vogël i Lushnjës, ku dhe atje punonte në gazetë, që, kur iku, mori me vete urtësinë e vendlindjes, virtytin e miqësisë, “Shkëndijën” lushnjare, pêrvojën në “Fjalën e lirë” dhe “Republikën” e atdheut. Duke mërguar në SHBA, përftoi në hapjen e metropolit botëror, si gazetar iu besua “Illyria” e më pas iu kthye “Diellit” në “Vatrën” e diasporës, punoi me zell, hulumtoi dhe arkivoi, u morr me dokumentin dhe librin, zgjeroi bashkëpunimin shqiptar nëpër Amerikë dhe Europë, ruajti Lushnjën brenda vetes, e shpalosi në gazetë, përvijoi nga tradita e themeltarëve klasikë, asaj koniciane e noliane e të Arshi Pipës dhe bashkëvuajtësve të Profesorit në burgun e atdheut dhe u bë dhe vetë traditë e re, modeste dhe e angazhuar…

Papritur u shua kur kishte ç’të jepte ende.

I shtrenjtë për familjen, lushnjar mes lushnjarëve, i paharruar mes miqve të shumtë dhe bashkëpunëtorëve, tashmë emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare.

Visar Zhiti



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora