E shtune, 03.12.2022, 04:08 PM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Prof. Ukshin Hoti gjeni, shkencëtar dhe patriot besnik

E hene, 16.05.2022, 06:58 PM


Prof. Ukshin Hoti gjeni, shkencëtar dhe patriot besnik

Nga Gjon Keka

Historia e kombit tonë është si një kaleidoskop i madh, që bashkon periudhat e ndryshme dhe gjurmëlënësit e saj në një unitet harmonik. Ndërsa themeli ynë i fuqishëm, me anë të të cilit ne dëshmojmë dhe mbështetemi, janë personalitetet mbikohore të kombit, ata që ruajtën dhe mbrojtën qenien e kombit tonë të lashtë nga pushtuesit barbarë. Kështu që burrat e një kombi nuk janë vetëm koha e aspiratave që ata kanë pasur, por edhe brezat, të cilët janë frytet e punës së tyre si një trashëgimi, pasi brezat janë përfaqësimi i tyre më i mirë, duke përfaqësuar aspiratën dhe vizionin e idealeve të mëdha kombëtare.

Edhe Ukshin Hoti është një nga personalitetet mbikohore të kombit, që foli me gjuhën e pastër të patriotit dhe të shkencëtarit të vërtetë. Ai është një nga mendimtarët e kohës, por nga ata mendimtarë që rrallëherë i prekin valvulat e historisë; ndërsa ai i preku këto valvula të historisë së kombit tonë arbëror europian.

Trajtimi që i kam dhënë në këtë libër aspektit të veprës dhe mendimit të tij përbën vetëm hyrjen në mbretërinë e fushës që ai trajtoi, pra të shkencës politike shqiptare dhe, mbi të gjitha, të çështjes kombëtare shqiptare dhe zgjidhjes së saj, unitetit dhe rikthimit në familjen europiane. Ukshin Hoti është i vetmi mendimtar dhe shkencëtar që nxori në dritë ngjarje të rëndësishme; madje, ai ishte i vetmi që gjithnjë preku apo trajtoi për fushën e tij idetë nucleus politicae, në analizën dhe studimin e politikës dhe historisë së çështjes kombëtare shqiptare, si në thellësi ashtu edhe për qartësinë e madhe.

Për të mos qëndruar bosh trashëgimia që la Ukshin Hoti, si një patriot dhe themelues i mendimit dhe i shkencës moderne politike shqiptare, libri im mbi personalitetin e tij do të futet brenda Panteonit të tij biografik, midis shumë veprave rreth tij, si dhe për gjurmët e tij të pavdekshme. Në këtë kontekst, mund të nënvizoj se ai tashmë është bërë fushë më vete brenda mendimit dhe fushës sonë kombëtare, brenda dijes, sepse hotizmi i teorive dhe ideve moderne politike është bërthama e gjithë veprës së tij, si asaj atdhetare ashtu edhe filozofisë dhe mendimit politik shkencor shqiptar. Hoti kishte imazhin e një burri të urtë, të hirshëm dhe me vizion; vetë ideali i tij përbënte formimin e gjenezës së vlerave dhe, jo rastësisht, idetë dhe vizioni i tij ishin, janë dhe do të jenë të preferuar për të gjithë e nga të gjithë.

Mund të përmend këtu se ai është vërtet gjeni në fushën e tij shkencore, porse është edhe një patriot besnik, që mban në zemër emrat e paraardhësve të kombit të tij. Vetë jeta e Ukshin Hotit është pasqyrë e veprave që ai ka, sepse është një nga rojtarët e shkencës historike dhe politike shqiptare. Këtu shihet qartë se si Ukshin Hoti u bë njësh me idetë e tij në shërbim të brezave dhe unitetit të kombit, për rikthim te familja europiane, aty ku ky komb e ka origjinën e familjes. Prandaj, në lidhje me këtë, mund të theksoj se ai veproi ashtu si apostujt besnik të kombit tonë .Kështu, edhe Ukshin Hoti, si një nga apostujt e kombit shqiptar, me anë të fuqisë së shpirtit arbëror europian dhe të vërtetës e urtësisë ka sjellë frymën e ndryshimit dhe të vlerës së vërtetë demokratike, frymën e re të demokracisë autentike, atë të mendimit politik modern shqiptar.Si patriot besnik ,dhe si një shkencëtar i zot prof.Ukshin Hoti renditet pas Pjetër Bigdanit tonë të madh.

Po të lexojmë dhe të mësojmë nga veprat e Ukshin Hotit, si dhe të ndjekim gjurmët që ai ka lënë, do të shohim se ai ishte mbrojtës i të vërtetës së historisë së kombit shqiptar, por njëkohësisht ishte edhe kundër “vëllazërisë” me armiqtë historikë, sepse vëllazëria me armiqtë turq apo sllavë është armiqësi me Zotin e Arbërisë, me gjakun e atyre, që u derdh për liri dhe unitet, si dhe me paraardhësit tanë. Megjithëkëtë, liria nuk mund të matet, ajo është thellësisht e pamatshme, sepse qëndron brenda të vërtetës.

Ndërsa asgjë nuk është më e rrezikshme se rreshtimi me të pabesët, me mohuesit dhe hipokritët. Dhe, pikërisht si një patriot syçelë e i urtë, Ukshin Hoti nuk u rreshtua kurrë me ta, madje i lakuriqësonte ata dhe mendjet e tyre të errëta. Me pak fjalë, çdo popull e ka të drejtën për ta ngritur shtëpinë (shtetin) e vet sipas dëshirës, me kusht që ajo të mos bjerë ndesh me parimet demokratike dhe me themelet e etërve, si dhe të imazhit të shpirtit kombëtar. Megjithatë, ne arbërorët, në Dardaninë e lashtë – por jo vetëm – duhet të jemi të gëzuar që kemi një kryevepër të filozofisë dhe historisë politike të çështjes shqiptare nga politologu Ukshin Hoti. Ne, gjithashtu, duhet të na gëzojë fakti që ai u bë themeluesi dhe fanari i shkencës dhe i mendimit politik shqiptar. Cilido komb që ka shkencëtarë dhe patriotë të një rëndësie të tillë, do t’i nderonte e do t’i vinte në piedestalin e kombit, por te ne ai ende po injorohet. Në politikë, në përgjithësi, ende nuk po mbizotëron vizioni dhe mendimi i tij politik, por ajo që është më e keqja, institucionet vendore e ndërkombëtare nuk kanë lëvizur aspak për të mësuar rreth fatit të tij, si dhe shumë të pagjeturve të tjerë. Gjithnjë më ka brengosur fakti, duke e ditur se Ukshin Hoti, si një i burgosur, do të duhej të ishte nën mbrojtjen e ligjit dhe jo të persekutohet, të vritet apo të mos i dihet fati deri më sot. Dora e pushtuesit barbar serb dhe sistemi i tij diktatorial nuk njohu asnjë ligj, veç barbarisë dhe gjenocidit.

Ndërsa sot, mosbërja asnjë hap drejt gjetjes së fatit të Ukshin Hotit dhe shumë të tjerëve është një dobësi, e cila duhet të na prekë të gjithëve ne në ndërgjegje. Aq më keq, kur ende pas çlirimit dhe pavarësisë ka një pasivitet apo mosangazhim, si nga institucionet vendore edhe ato ndërkombëtare.Të pagjeturit dhe fati i tyre janë pjesë e një plage të hapur që po rrjedh në zemrën e tokës dardane, në zemrën e nënave për bijtë dhe bijat e tyre.

[Gjon Keka,”Ukshin Hoti mendimtar i thellë politik”,2013]



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Heroizmi hyjnor i Gjergj Kastriotit arbëror Gjon Keka: Kur do të shfaqet një Skënderbe i dytë, që do ta ringjall e bëjë me famë si dikur Arbërinë? Gjon Keka: Ditëlindja e Dragoit të Arbërisë Gjon Keka: Gjenocidi ndaj popullit arbëror dhe armen nga pushtuesit otoman Gjon Keka: Ja pse nuk do të lind më një i ngjashëm me Gjergj Kastriotin! Gjon Keka: Skënderbeu përkrah Hanibalit, Aleksandrit dhe Cezarit Gjon Keka: Fishta, Gjeçovi dhe Curri ishin dekoruar me urdhëra të ndryshëm perandorak të Austrisë Gjon Keka: Gjergj Kastrioti ishte i vetmi që bashkoi arbërorët Gjon Keka: Çdo institucion dhe familje duhet me i mbajtë portretet e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës Gjon Keka: Ja pse tezat e Schmitt-it nuk qëndrojnë shkencërisht Gjon Keka: Çfarë do të thotë të jesh pasardhës i Gjergj Kastriotit në këtë shekull? Gjon Keka: Fitoret kryesore të Gjergj Kastriotit dhe emrat e atyre që i mundi në beteja Gjon Keka: Me rastin e përvjetorit të vdekjes së heroit Idriz Seferi Gjon Keka: Kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti mbante edhe veshje prej armature Gjon Keka: Sikur të mos ishte kthyer Skënderbeu,a do të kishte Arbëri? Gjon Keka: Arbërorët kanë historinë e vet, ata janë nipat e atyre të mëdhenjve që ndriçuan botën Gjon Keka: Gjergj Kastrioti i Marin Barletit mund të jetë botuar në vitin 1488 Gjon Keka: Figura e Gjergj Kastriotit një nga figurat më të trajtuara Gjon Keka: Shtypi austriak i vitit 1930 mbi ndalesën në Jugosllavi të revistës ''Hylli i Dritës'' të edituar nga Gjergj Fishta Gjon Keka: Çeta e heronjve, në krye me kryeheroin Gjergj Kastrioti

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora