E premte, 19.04.2024, 07:12 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Mark Gjonaj sjellë Gjergj Kastriotin në Bronx të Nju Jork-ut

E hene, 16.05.2022, 07:56 PM


Mark Gjonaj sjellë Gjergj Kastriot Skënderbeun në kalë në Bronx të Nju Jork-ut

Nga Keze Kozeta Zylo

Qindra shqiptare me flamuj kuq e zi dhe amerikanë, me veshjet kombëtare, me plisa dhe qylaf të bardhë në kokë vërshuan në lagjen “Arthur Avenue” e “Rescent Avenue” Bronx, një zonë e populluar nga shqiptarë.

Ishte ftesa e dërguar nga zyra e z.Mark Gjonaj që iu kishte bërë gjithë shqiptarëve për të marrë pjesë në këtë ditë të madhe kombëtare, emërimin e një rruge me emrin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun.  Z.Mark Gjonaj është dishepull i Fan Nolit dhe Rilindas i kohëve moderne duke treguar me punë kolosale dhe tejet dinjitoze dashurinë dhe përkushtimin për Kombin shqiptar dhe Amerikën.  Premtimi i tij u bë realitet dhe sot e gëzuam me duartrokitje dhe lot gëzimi emërimin e kësaj rruge duke na bërë të ndihemi shumë krenarë si shiqptarë.

Vlen të përmendet puna e përkushtuar e ekipit të tij tejet mbështetës si dhe e zonjës Vera Mjeku që punuan fort për të realizuar këto projekte madhështore.

Ja i shikoja kalorësit dhe ndjeja rrahje të forta të zemrës, në mendje më vinin vargjet e Atit të poezisë Naim Frashërit i cili i ka kënduar Kryeheroit si:

Krujë, o qytet i bekuar,

prite, prite Skënderbenë!

Po vjen si pëllumb i shkruar,

të shpëtojë Mëmëdhenë.

Ja vjen një ditë pas plot 6 shekujsh dhe Skënderbeu vjen hipur në kalë në Bronx, në Amerikë të përshëndes Mark Gjonaj dhe gjithë shqiptarët që ishin mbledhur sot aty për ta mirëpritur dhe për t’ju thënë qëndroni të bashkuar.  Jini bashkë gjithmonë u tha Gjin-ave shqiptarë, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni.

Programin e ka hapur humanisti i nderuar z.Aleks Nilaj nga shoqata Shqiptaro Amerikane “Duart e hapura”.

Hymnet Kombëtare Amerikane dhe Shqiptare u interpretuan nga mjeshtrja e madhe Merita Halili shoqëruar nga Maestro Raif Hyseni.

Aktivitetin e moderoi me kulturë dhe profesionalizëm z.Ardhmir Dula një djalë me perspektivë dhe plot të ardhme.

Me shumë duartrokitje janë mirëpritur grupi “Shqiponja” nga Arbëreshët e Italisë, të cilët e kanë ruajtur më shumë se pesë shekuj Gjuhën Shqipe.  Midis të tjerash ata sollën këngën 600 vjecare: “Moj e bukura More” që këndohet si:  Si të lash e më ngë të pash/ Si të lash, si të lash/ siç të gjeta ngë të lash/ Atje kam unë zotin At/ atje kam unë zonjën Mëmë/ atje kam dhe tim vëlla/ gjithë mbuluar/ nën dhe/ Ah e bukura More!

Një performancë të shkëlqyer solli artistja e shquar Dëshira Ahmeti Kerliu e cila ishte e ftuar enkas për këtë aktivitet.

Është e pamundur të flasësh për morinë e personaliteteve më të larta që morën pjesë në këtë ditë kombëtare shqiptare ata ishin të shumtë dhe folën plot respekt dhe dashuri për shqiptarët që kanë një vend të veçantë në zemrën e amerikanëve.

Nderoi me pjesëmarrjen e tij udhëheqës i shumicës së Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Chuck Shumer, Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut z. Eric Adams,

z.Erion Veliaj kryetar i Bashkisë së Tiranës i cili përshëndeti plot krenari këtë aktivitet tejet të rëndësishëm.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut z.Adams tha: “Ne jemi në shtëpinë më të madhe të komunitetit shqiptar në Amerikë. Shqiptarët janë pronarë biznesesh të vogla, punëtorë të vijës së parë dhe familje punëtore që e bëjnë qytetin tonë të gjallë. Është një nder të bashkohem sot me ju për të nderuar Heroin Kombëtar Shqiptar si Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

Letra përshëndetje erdhën nga Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama letër të cilën e lexoi z.Ferid Hoxha Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.  Letrën përshëndetëse nga Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti e lexoi Konsulli i Kosovës në Manhattan z.Lulzim Krasniqi.

Në këtë ceremoni të inagurimit morën pjesë kryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra” z.Elmi Berisha,  biznesmenë të suksesshëm dhe aktivistë të shquar z.Harry Bajraktari me bashkeshorten fisnike znj.Lisa Milicaj, z.Richard Lukaj, z.Sal Rusi etj, si dhe një numër shoqatash nga gjithë New Yorku dhe më gjerë.

Program i pasur artistik

Në këtë program të pasur debutuan me plot dashuri Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, përgatitur nga mësueset e dashura Tafaj, Krasniqi, Shiqerukaj, Hasanaj etj, dhe koordinatorëve Xhaferri dhe Gjocaj.  Debutuan gjithashtu Gëzim Nika Mjeshtër i Madh, Grupi i valltarëve “Rozafati” nga Angjelina Nika,  Merita Halili dhe Raif Hyseni Mjeshtër i Madh, Denis Delia, Agron Maqellara, Barbara Dini, Arben Krasniqi, Shoqëritë Ana e Malit, Kraja, Ulqini valle grup, Shoqata “Rugova”, nxënësit e shkollës “Children of the Eagle”, Qendra Rinore Shqiptare në Greenwich etj. Arbërie Hetemi dhe Ernest Muhaxhiri, grupi i valleve Nora e Kelmendit, Bukurije Funici, Xhemi Nokshiqi Muzai, Kristina Marku, Bashkim Vushaj,, Fran Vulaj, Besim Murriqi, Faikije Zogaj, Lisa Bujaj etj…

Fëmijët u argëtuan me lodra të ndryshme sjellë dhe organizuar perfekt për këtë ditë të rëndësishme kombëtare.

Heroi Kombëtar na mblodhi të gjithëve bashkë ashtu siç e la në porosinë e fundit të tij: QËNDRONI BASHKË SE BASHKIMI BËN FUQINË.

15 Maj, 2022

Pranë rrugës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Bronx, New York



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Shukrije Ramadani, bashkëshorten e Heroit Agim Ramadani Kozeta Zylo: Trëndafila Maji për gratë, nënat dhe edukatoret nga Motrat Qiriazi, New York Kozeta Zylo: Shën Tereza dhe Prof. Gëzim Alpion në Vatër Kozeta Zylo: Donika Gërvalla midis nxënësve të Shkollës Shqipe 'Alba Life' Kozeta Zylo: Interview with Arberesh Professor Emeritus Vicenzo Bollettino Kozeta Zylo: Rruga Fan Noli në Bronx do të ndrijë përjetësisht Kozeta Zylo: Valbona Peraj dhe Toni Zogiani inagurojnë restorantin “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Creskill NJ Kozeta Zylo: Lule nëpër New York për mësuesit e "Alba Life", Ambasador i Kombit Gjekë Marinaj: Kozeta Zylo, një shkronjë shtesë në alfabetin e diasporës shqiptare në Amerikë Kozeta Zylo: Nëna pranë foshnjës së vdekur Kozeta Zylo: 14 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Manhattan Kozeta Zylo: Krijohet “Ulqini”, shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane Kozeta Zylo: Romancë Kozeta Zylo: Ne 117 vjetorin e vrasjes se Papa Kristo Negovanit Kozeta Zylo: Në shtëpinë e shkrimtarit të shquar Walt Whitman Kozeta Zylo: Lamtumirë Agron Isufi Kozeta Zylo: Promovohet libri “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë” Kozeta Zylo: Gëzuar ditëlindjen e 106-të në qiell, Dr. Lazër Radi! Kozeta Zylo: Luigj Çekaj si Shenjt i Poezisë Kozeta Zylo: Koncert tradicional i festave të fundvitit nga Shkolla Shqipe "Alba Life"

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora