E premte, 29.03.2024, 12:26 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Xhafer Leci: Shqiponjat gjithmonë kthehen në fole

E diele, 15.05.2022, 06:34 PM


SHQIPONJAT GJITHMONË KTHEHEN NË FOLE

Nga Xhafer LECI

Hapet dera e Avionit…. Ajri gjysmë i ngrohtë i funprillit na prek fytyrat. . Jemi në tokën shqiptare…jemi në tokën tonë.

Prej kohësh e kishim menduar dhe ëndërruar këtë udhëtim, por kur realiteti i kalon pritshmëritë e ëndrrës, atëherë s`kemi si të mos themi“S`ka si vendi ynë“.

Kështu nisi ky udhëtim i shumëpritur për Qëndrën Kulturore Shqiptare të Shtutgartit, kështu nisi aventura jonë ndër perlat e Shqipërisë.

Humor, batuta, të qeshura të pafundme, gëzim, e mbi të gjitha, dashuri e pa matë për këtë vend gjeografikisht të vogël, e shpirtërisht më i madh se gjithë bota.

Tirana na priste…Parku i Liqenit Artificjal, tashmë I lulëzuar ishte stacioni ynë I parë. Një kokteil freskie, I ndërthurur me histori (Amfiteatri i Tiranës)e letërsi (monumentet e vëllezërve Frashëri). Gjithcka kalonte pa u ndier nën lupën e aparatit fotografik.

Orët ecin, ecim edhe ne. Drejtohemi për tek sheshi Skënderbej, ku pa asnjë dyshim, veç madhështisë së sheshit, na pret edhe Xhamia e famshme e Et´hem Beut, e cila është e vetmja ndër tetë xhamitë e shekullit të XVIII dhe XIX që ka rezistuar dhe e shohim edhe sot.

Rrugëtimi ynë tashmë na çon drejt qytetit historik të Krujës. Krujës së Gjergj Kastriotit, Krujës heroike. Shumë mund të thuhet për këtë qytet, sepse cdo gur themeli i tij, ka një histori, por për ne, kënaqësia qe e dyfishtë. Përkuam pikërisht me 555 vjetorin e çlirimit për herë të tretë të Krujës si dhe vdekjen e Ballaban Pashës. Rastësia ishte edhe më e bukur kur një grup shqiptarësh Arbëreshë, mbushën rrugët e kalldrëmta të Krujës. Të gjithë për një qëllim, si ata, si ne. Kthimi në foletë tona.

Të panjohur me emra, të njohur me rrënjë. Kënduam të gjithë një zëri, vargjet e këngëve si melhem për shpirtin.

Tashmë Krujën e lëmë pas, na pret Shkodërlocja , e dashur, e bukur, plot jetë. Natyrisht që të quhet se „ke ken n`Shkodër“, në rradhë të parë duhet të vizitosh Kalanë shekullore të Rozafës. Prej madhështisë e lartësisë së saj, duket sikur lumi poshtë saj e qielli mbi të, bëhen njësh me njëri- tjetrin. Shkodra me lumenj e me liqen, e mbi të gjitha me njerëz të mrekullueshëm, të grish të mos largohesh asnjëhërë prej aty, por ne na presin të tjera qytete……

I jemi drejtuar Mirditës.

Busti i Anton Çettës, heroit të Mirditës patriotike qëndron si mikpritës për të gjithë ata që duan ta vizitojnë këtë qytet. Në pallatin e Kulturës , ku na priste Drejtori i Pallatit tè Kulturès Rrèshen, Z. Gjergj Marku, mund të gjeje veshje tradicionale të zonës si dhe instrumente të ndryshëm muzikorë. Për të qënë të sinqertë, Vitori, kryetari i qendrës sonë,  e shijoi pa masë këtë qytet, ne të tjerët jo më pak, por ai aty gjen rrënjët e tij, krenarinë e tij.

Çdo qytet ka vecantinë e tij, e natyrshëm secili nga ne do të dijë më shumë, por udhëtimi ynë duhet të vazhdojë…. .

Jemi në Laç. Kisha e Shën Ndout eshtë emblema e këtij qyteti, dhe natyrisht nuk mund të mos ishte pjesë e udhëtimit tonë, as vizita tek ky vend e as lutja që percillet nëpërmjet ndezjes së një qiriu.

Ditët pasojnë njëra-tjetrën, qytetet gjithashtu. Tashmë para nesh shfaqet Elbasani. Ndalesa e parë në këtë qytet ishte Rozafa Fish City. Vërtetë është një bisnes privat, por ajo që pronari i saj ka realizuar brenda këtij kompleksi është magjike. Z. Gjergj Luca, i biri i aktorit të pa përsëritshëm Ndrek Luca, ka ndërthurur dy botë të ndryshme si në kohë ashtu edhe ne koncept. Një kinema shqiptare, statuja e buste, një bisnes krejtësisht modern. U munduam të shijonim gjithçka nga kjo mrekulli. Një tjetër veçanti që hasëm në Elbasan ishte historia e Priftit ortodoks At Nikolla, i cili prej vitesh luftonte të ndante kishën ortodokse shqiptare nga ajo greke. Një njeri sa i ditur aq edhe patriot i zjarrtë. Nuk di se sa emocione kemi marrë gjatë këtij udhëtimi, di vetëm të them se secili nga ne, do të ruaj në zemrën e tij, një copëz Shqipërie, si djamant i pa përpunuar, plot vlerë.

Tashmè Elbasanin e lèmè pas, e drejtohemi pèr nè Berat. Berati i Uneskos, ai i njè mbi njè dritareve, qè shtrihet qetè faqeve tè kodrave , ndarè na Osumi si stoli mes tij. Nè kèto qytete antike, ora ka ngrirè. Pamja e tyre duket si njè vegim lashtèsie. U munduam ta shijonim nè maksimum panoramèn dhe kulinarinè e tij. Njè magji mè vete.

Tepelena mbi Vjosë tashmë na pret. Hije rëndi Ali Pashai, i cili me trimërinë e zgjuarsinë e tij arriti të krijonte pothuajse një shtet brenda shtetit në Perandorinë Osmane, dhe i solli dëme të pa llogaritshme Portës së Lartë. Vjosa, për mbrojtjen e të cilës u fol në të gjithë botën, na fal freskinë e madhështinë e saj duke rënë në grackën e aparatit tonë fotografik.

Pranë është Gjirokastra, nuk na u desh te ecnim shumë.  Gjirokastra është një qytet i vogël por i këndshëm,  përballë janë malet e mbuluara me borë të Çajupit, kurse rrugët karakteristike prej guri të krijojnë idenë se gjëndemi në një qytet mesjetar. Kalaja e Gjirokastrës është shumë e njohur.  Në periudhën e Ali Pashë Tepelenës kalaja u rindërtua dhe u zgjerua në madhësinë që është sot.

Emri Argjiro është i lidhur me legjendën e një princeshe që u hodh nga kështjella me fëmijën e vogël për t’u shpëtuar otomanëve.

Destinacioni ynë tashmë është Vlora heroike. Këtu Ismail Bej Vlora shpalli pavarsinë e Shqipërisë me 28. Nëntor 1912. Këtu u mblodhën të gjithë Burrat e ditur e trima nga të gjitha trojet shqiptare, me besa-besë, me ja të vdesim e ja të rrojmë. . . ËSHT E JONA SHQIPËRIA. Falë këtij akti, Shqipëria shpëtoj nga kthetrat e fqinjëve grabitqar. Sot vlora është një qytet modern bregdetar. Me Lungomaren ajo është një perlë e bregdetit shqiptar.  Falë pozicionit strategjik në hyrje të detit Adriatik,  Gjiri i Vlorës,  i cili është një port natyror,  ka qenë një qendër tregtare e lakmuar nga shumë popuj. Ne shijuam çdo dallgë deti e çdo gurë bregu.

Pas një nate të këndshme në Vlorë vazhdojmë udhëtimin tonë drejt Apollonisë antike.  Ky Antikitet zë një sipërfaqe prej 99 hektarësh.  Në hyrje ndodhet një muze i pasur me shumë figura antike që tregojnë origjinën pellazgo-ilire të shqiptarëve.  Grupi është i mahnitur me pasurinë arkeologjike të Apollonisë.

Tashmë fjalët i kanë lënë vendin ndjesive. Apollonia duket si një Olimp magjepsës që flet shqip.

Me këtë shije historike të pa përsëritshme, ditëve tona në Shqipëri u erdhi fundi. Mbrëmjen përmbyllëse e kaluam në Tiranën plot gjallëri e plot vende të ndryshme për të provuar e shijuar.

Në çdo qytet u munduam të provonim pjatat karakteristike të zonave ku ndodheshim, sepse në fund të fundit, edhe kulinaria është vlerë e pallogaritshme e një vendi. E po kështu bëmë edhe në Tiranë.

Është herët, mëngjes. . .

Po largohemi Shqipëri, me copëzat e tua me vete. . . . . me krenarinë tonë që jemi shqiptarë, me gjithë mbresat e pa shlyeshme që na le. . . . me urimin”Mirupafshim së shpejti”, por edhe me një lot të fshehtë që pështjell mallin tonë të pafundëm. . . .

E megjithatë kurrë mos e harroni se”Shqiponjat kthehen sërisht në fole.

Xhafer LECI, pak fjalë për: Qendra Kulturore Shqiptare Stuttgart

Në cilësinë e Kryetar nderi të Shoqatës Kulturore Shqiptare, “Kadri  Zeka“me seli në Nürtingen të Gjermanisë,  jam njëri nga aktivistët e shumtë,   të terenit dhe veprimit, pjesëmarrës me ftesë,  në organizimet e shumta,  të fushave të ndryshme…,  nga kjo Qendër

Përherë jam përshëndetur nga organizatorët,  e nganjëherë  edhe jam ftuar në foltore,  nga Kryetari i sukseshëm i kësaj Qendre,  z. Vitor Spaqi,  gjegjësisht nga moderatoret,  të flasë para pjesëmarrësve.

Përherë sallat e mëdha dhe moderne,  kanë qenë të stërmbushura, me mosha të ndryshme dhe, personalitete të njohura  shqiptare e gjermane.

Kam bërë dy shkrime në lidhje me aktivitet e kësaj Qëndre.

Për më shumë, po sjell një link:

http://www.zemrashqiptare.net/news/30514/xhafer-leci-100-vjetori-ne-stuttgart.%20html?skeyword=xhafer%20leci

Wendlingen, 14. 05. 2022



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora