E marte, 23.04.2024, 11:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Blerim Rrecaj

E diele, 15.05.2022, 01:13 PM


Blerim Rrecaj

(PA)MUNDËSI

Realitetin e mbrapshtë

E mora e ktheva përmbys

PËRSHKËLLIMA PIKËLLIMI

Një jave që kaloi

Ditëve të saj

U vura vetëm titujt

Një muaji që kaloi

Ditëve të tij

Jetova si i mpirë

Dhe lashë ca

Përshkëllima pikëllimi

NJË FJOLLË BORE MA RRËMBEU TELEFONIN

Nga ballkonet e epërm të banesave

Po shkunden plakat flokëthinjura

Po bie borë

Nxorra armën e mençur nga shoka

Për të bërë një selfie

Po telefonin ma rrëmbeu një fjollë

ME NJË KAFE NË DORË

Me një kafe në dorë

Që e pij duke ecur

Mes të rrugës

Si në mes të jetës

Hej o çun

A po ma bën një foto

VETËSHKREPJE NË NJË PJESË PRISHTINE

TË GJELBËRUAR

E shtunë

E këtij shtatë maji

Ditë e bukur

As e ftohtë

As e ngrohtë

Një takim mes shok(ë)miqsh

Ndeja në katër pesë vende

Prej orës njëmbëdhjetë

Deri në nëntëmbëdhjetë

Kah kthehem për në strehë shtëpie

Ndalem dhe bëj një vetëshkrepje

Në një pjesë Prishtine të gjelbëruar

Pranë një druri gjethekuqrremtëmbyllur

MALLI PËR DREDHËZA

Bleva dy pako dredhëza

Kur u ktheva në strehë

I lava në kroin e kuzhinës

E mora një ta ha

E zakonshme

E rritur me çykë zori

Ushqyer me hormone

E rrahur me shkop

Pa pikë arome

Pa pikë shije

Nervat po m’i cimbis

Kjo dredhëz

Që po ma shtrydh zemrën

VARKA

Vogëlushi

Ma dhuroi

Një varkë

E lëshova

Në Lumin e zi

Në drejtim

Të Detit të bardhë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora