E merkure, 24.04.2024, 06:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Feti Tunuzliu: Kosovë

E diele, 15.05.2022, 12:05 PM


Feti TUNUZLIU

Poezi

KOSOVË

Shkallëve të lashtësisë sate

mbërthyen shekuj të stuhishëm

me rrëbeshe luftërash, betejash, kryengritjesh, …

vatër e shenjtë ilirike

e gjakut të stërgjyshërve pellazgo-iliro-dardan.

Tok me popullin rrënjës,

mbi shpatullat tua provove e sprovove të mallkuarat

ekspedita gjymtimi tokësor e shpirtëror,

pushtimi e nënshtrimi, okupimi e sundimi,

që lan pas histori flake e zjarri

në mish, n’eshtra e gjak !

Ndonëse ishe mbuluar nga mugëtira mijëvjeçare,

t’shpartalluan mbretëritë, perandoritë, … por nuk të zhbënë dot

ndërsa, duke zhdukur mykun e botës së perënduar

qenia jote po ngritet nga hiri i të parëve

dhe Ti - përsëri po e rimerr veten n’tokën e përgjakur

e po mësyn para lirshëm dhe qetësisht

sikur shqiponja kur zhytet e zhytet kaltërsive t’ëmbla qiellore.

Nuk po mund të xhveshesh nga përfytyrimet e klithjeve, drobitjeve, …

të prindërve, fëmijëve, … që përlesheshin me vdekjen,

dhe ende nuk prajnë nga gjama as për ata sy t’mbyllur n’amshim

as për të pagjeturit e zhdukur gjatë plojës së fundit,

ndaj, po t’shoqërojnë pa reshtur si ritual i kobshëm e fatkeq.

Pas lufës çlirimtare të falemi për jetë -

që me zemër t’hapur dhe flamurin valvitur

o, po marshon lajmëtare e legjendës së ngadhnjimit

në agun e pranverës dhe aromën mikluese që po derdhë jeta e re

skalitur bukur me dorë mjeshtërore të mendjeve të shquara

të njerëzimit përparimtar, paqëdashës, ...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora