E shtune, 01.10.2022, 09:57 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Për kombin shqiptar rruga e Gjergj Kastriotit është rruga drejt perëndimit

E shtune, 14.05.2022, 07:58 PM


PËR KOMBIN SHQIPTAR RRUGA E GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT – ËSHTË RRUGA DREJT PERËNDIMIT!

Nga Frank Shkreli

Në fillim të muajit që kaloi (9 Prill, 2022) në lagjën Bronks të Nju Jorkut është mbajtur një ceremoni për emërimin e një rruge, në atë lagje të banuar nga shumë shqiptaro-amerikanë, duke i dhënë emrin e Fan S. Nolit.  Ishte, ndër të tjera, një zhvillim në kuadër të 100-vjetorit, këtë vit, të lidhjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, për të nderuar njërin prej nesh, emigrantin, diplomatin, poetin, shkrimtarin dhe themeluesin e Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare, Fan Nolin.

Nismëtari, promovuesi dhe realizuesi i kësaj ndërmarrjeje jo të lehtë – kur të merren parasyshë pengesat administrative dhe burokratike të një metropoli siç është Nju Jorku -- aktivisti i palodhëshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan, politikani i njohur shqiptaro-amerikan, i cili si anëtar i legjislaturës së shtetit të Nju Jorkut dhe vitet e fundit si anëtar i Bashkisë së qytetit Nju Jork -- Z. Mark Gjonaj ka realizuar për komunitetin tonë këtu një mori projektesh në dobi të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Nga ceremonia e emrimit të rrugës “Fan Noli, me 9 Prill, 2022 – Ceremonia për emrimin e rrugës “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu të djelën që vjen në Bronks premton të jetë shumë më e madhërishme – ashtu siç e meriton figura e Heroit Kombëtar.

Me Z. Mark Gjonaj, realizuesin e shumë projekteve në dobi të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe në interes të ruajtjes së gjuhës, historisë, traditave dhe trashëgimisë së personaliteteve të mëdha të Kombit – si Gjergj Kastrioti-Skenderbe, Shën Nenë Tereza dhe Fan Noli – edhe këtu në Amerikën e largët.

Me rastin e emrimit të rrugës “Fan Noli”, muajin që kaloi në lagjën Bronks, në vetvete kjo, një ngjarje me rëndësi për komunitetin tonë këtu në Nju Jork dhe në rrethe, Mark Gjonaj njoftoi se projekti i radhës do të ishte emrimi i një rruge tjetër, në njërën prej lagjeve të mëdha të banuar nga shqiptaro-amerikanët e që të djel[n që vjen do marrë emrin e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.  Ky premtim i Z. Mark Gjonaj, sipas një njoftimi prej zyrës së tij që më arrijti sot në kutinë postale, do bëhet realitet të djelën që vjen, me 15 Maj, gjatë një ceremonie dhe festivalit ku do marrë pjesë edhe një grup folklorik nga Arbëreshët e Italisë (Gjaku nuk prishet) prej orës 12 mesditës deri në ora 6 pas dreke në lagjen e Arthur Ave e Crescent Ave– një zonë kjo ku jetojnë shumë shqiptarë dhe ku ata kanë me shumicë, dyqane, restaurante dhe lokale tregtishë të ndryshme.  Një rrugë aty do mbajë emrin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skenderbe, për t’u kujtuar mijëra shqiptarëve vendas dhe të Amerikës që vizitojnë atë zonë, çdo ditë e javë, për qëllime të ndryshme – se prej kah vijnë dhe ku duhet të shkojnë, por edhe duke u lehtësuar sado pak edhe mallin për Atdhe.

I vetëdijshëm i thenjës popullore ndër ne shqiptarët, “Burri i Mirë me shokë shumë” -- ndonëse ai vet është motori i këtyre projekteve të papara deri tani në komunitetin shqiptaro-amerikan -- Mark Gjonaj bën thirrje dhe falënderon me plot sinqeritet e mirënjohje (si më poshtë në anglisht) të gjithë sponsorizuesit e këtij evenimenti për ndihmën e tyre të pakursyer dhe plot bujari ashtuqë edhe ky projekt të realizohet ashtu si i ka hije këtij komuniteti dhe në dobi të tij.  Pa ndihmën e tyre, shprehet Z. Mark Gjonaj, ky projekt dhe të tjerë si ky nuk do të mund të realizoheshin. Bashkimi benë fuqinë.

“Friends,

As you are aware, on Sunday, May 15th, from 12pm - 6pm, we will be hosting the Street Co-Naming Ceremony and Fair for our great hero, Gjergj Kastrioti Skenderbeu on Crescent Ave and Arthur Ave in the Little Italy section of the Bronx!

Attached, please find the flyer with the list of sponsors for the event.

Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Co-Naming and Fair Flyer[11500].pdf

Our sincerest gratitude goes to all our sponsors for their generosity. Without your support, this event would not have been possible. Please support those that support our community.  Please share this flyer with your loved ones, family and friends. Post on facebook and other social media outlets. I am thankful for your continued friendship. Looking forward to seeing you and your loved ones there. If you have any questions, please do not hesitate to contact me at (917) 731-6850.

Sincerely,

Mark Gjonaj”

Dy rrugëve në Bronks të Nju Jorkut ku tanimë u është dhënë emri “Mother Teresa Way” dhe “Fan Noli Way”, këtë javë i shtohet edhe rruga, “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu Way”.  Ceremonia e emrimit të rrugës, “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” dhe festivali që e shoqëron – që sipas programit të njoftuar të ditës 15 Maj 2022 do të zgjasë 6 orë të tëra -- premton të jetë një ngjarje vërtetë me rëndësi historike për komunitetin shqiptaro-amerikan, në rritje e sipër.

Vetëm Heroi i Kombit, Gjergj Kastrioti -Skenderbeu i bashkon shqiptarët, mbrenda dhe jasht Atdheut.  Siç shihet edhe nga lista e sponsorizuesve të kremtimeve me këtë rast, Mark Gjonaj ka mundur të sigurojë, për këtë dhe për të gjitha nismat e tija në vazhdim, një shumicë mbështetsish pa dallime politike, krahinore ose fetare, për projekte të tilla madhore, në këtë vend të dashur për ne – Amerikën tonë të bekuar për ne dhe familjet tona. Ky vend që na ka dhënë lirinë dhe mundësinë të festojmë dhe të kujtojmë heronjtë e kombit, identitetin tonë kombëtar, traditat dhe historinë, që na janë mohuar për një kohë të gjatë nga ideologjitë dhe pushtuesit e huaj në trojet tona shekullore.  Urime komunitetit shqiptaro-amerikan, urime Mark Gjonajt, nismëtarit të këtyre projekteve kombëtare, në Amerikën e lirë të George Washingtonit dhe Abraham Linkolnit -- për këto shërbime të çmueshme që i bëjnë Atdheut të të parëve, ruajtjes së identitetit tonë kombëtar, por edhe Atdheut tonë të dytë, të adaptuar – Amerikës.

Frank Shkreli

Për Kombin Shqiptar ka vetëm një rrugë: One Way -- Rruga drejt

Perëndimit – Rruga e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut! – “Gjergj Kastrioti -- Skenderbeu Way”.

Lista e sponsorizuesve

Busti i të përgjithëmonshmit Gjergj Kastrioti-Skenderbe në Sallën Nënë Tereza të Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale të Nju Jorkut, ku së shpejti në oborrin e saj, do të inaugurohet edhe përmendorja madhështore e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve – e përmasave të përmendores së Heroit në Krujën heroike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora