E marte, 23.04.2024, 11:13 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Fanta-shkenca Neranxi

E shtune, 14.05.2022, 06:50 PM


Fanta-shkenca Neranxi

Nga Zenel Çeliku

Le të largohemi një here nga politika shterpë shqiptare dhe të shikojmë këto mrekulli që kanë ngritur biznesmeni Z.Nikollaq Neranxi.

Në Tiranë, më 7 & 8 Maj 2022, panairi I Institutit kulinar“Neranxi 2022” hapi dyert për të gjithë bizneset dhe qytetarët për të parë dhe për të shijuar prodhimet kulinare të guzhinierve të talentuar nga ky Institut që un do ta quaj Akademi për mrekullitë që mbart dhe që promovohen në këtë qëndër fantastike profesionale.

Akademia Neranxi është një dhe vetë një e këtij lloji kaq prestigjoz në Shqipëri por jo vetëm. Kam dëgjuar se Kompania shumë e njohur Neranxi ka hapur panairin e saj dhe ekspozohen prodhimet e shefave të guzhinave të diplomuar nga Akademia Neranxi. Nisur nga kurioziteti sëbashku me një gazetarin e TIR-FAX News Agency, vizitova dhe shijova prodhimet e shkëlqyera të prodhuara nga duart e arta të shefave të guzhinave që përgatiten nga Akdemia Neranxi. Katër vite më parë kamë parë dhe kamë vizituar një panair të këtij lloji në Vienë-Austri ku ngela shumë I suprizuar, por kur pashë dhe vizitova panairin Neranxi 2022, vërtetë dhe më besoni, ishtë një mrekulli të cilën dua ta quaj “Fanta-shkenxa Neranxi”. U ndjeva krenar se edhe në Shqipëri ka një kompani të tillë shumë e shumë më prestigjoze se ajo që pashë në Vienë-faleminderit Nikollaq Neraqnxi. Kishte biznese të ndryshme shumë të interesuar që kanë lidhje dhe interesa më përgatitjen e shefave të guzhinës që diplomohen në këtë Akademi, por edhe qytetarë që shikojnë se në Akademinë Neranxi mundet të gjejnë një dritare të artë për fëmijët ë tyre. Takova dhe bisedova me Drejtoreshën e Znj.Elona e cila më foli shkurt (sepse kishte me qindra e qindra njerëz që vizitonin panairin) reth këtij Institute kulinar por që un tashmë e quaj me plot gojën Akademi. Biseduam për shefat e guzhinave që diplomohen nga Neranxi Kompani, për interesin e lartë që kanë hotelt dhe restorantet e niveleve më të larta për të thithur shefat e guzhinës për bizneset e tyre. Elona më prezantoi me Prof. Arianin I cili ishte shumë I përgatitur në këtë profesion të nderuar dhe që na prezantoi për ecurinë e kësaj Akademie. Me pas Drejtoresha më prezantoi me Neranxin Yunior, I cili është pjesë aktive e Neranxi Kompani e krijuar nga babai I tij. Qershia mbi tortë ishte kur takova Presidentin e Neranxi Kompani-Z. Nikollaq Neranxi, I cili më befasoi me energjine positive që përcillte ai tek vizitorët, me modestinë e një njeriu shumë punëtor, Z.Nikollaq takonte çdo njeri apo biznes që vizitonin këtë panair shumë interesant. Ai më foli qartë e mira se këtu përgatiten dhe diplomohen guzhinier-shefa guzhine të talentuar të cilët sapo diplomohen punësohen menjëherë nëpër hotelet dhe restorantet më prestigjoze brënda dhe jashtë vëndit. U informova se rregjistrimet në këtë Akademi janë gjithnjë në rritje dhe tashmë ka shumë mundësi që diplomimi të bëhët 2 + 1 vite, që do të thotë se ato hotele dhe ato restorante që punesojnë këta shefa guzhine, kanë sukses të garantuar përsa I përkët prodhimeve kulinare. Si gazetar që na ngacmon interesi për të marrë opinionet dhe përshtypjet e vizitorëve, pyeta disa prej tyre. Sinqerisht të gjithë shprehën përshtypjet më të mira për asortimentet e prodhuara nga guzhunieret-shefat të diplomuar në Akademinë Neranxi dhe në veçanti ishin të mrekulluar për ambientet e shkëlyera në dispozicion të studentëve të kësaj Akademia shumë profesionale. Dua të theksoj se, duke shprehur përshtypjet e mia dhe të mjaft vizitorëve, për këtë fanta-shkencë kulinare në këtë panair, me bindje të plotë them se ambientet që dispononte Kompania Neranxi garanton guzhunier shumë të përgatitur për hotele dhe restorante të niveleve më të larta në Shqipëri, Ballkan e më gjërë. Një kolegu im gazetar I cili bën PR e Neranxi Kompani, më kish thënë se kjo hapësirë dhe këto aranxhime profesionale, janë më standarte shumë të larta europiane-tashmë jo vetëm e besoj, por jamë I bindur se Neranxi Kompani është vërtetë nga më të mirat në Europë. Suksese Nikollaq Neranxi sepse na ke bërë krenar me këtë aktivitet briland.

Duhet theksuar, se studentet në këtë Akademi janë jo vetëm nga Shqipëria, janë nga Kosova, nga Maqedonia, nga rajoni I Ballkanit, nga Diaspora e nga vënde të ndryshme nga Europës.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency Tiranë, 8 Maj 2022



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora