E enjte, 25.04.2024, 06:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Të shkruajmë për Atdheun

E shtune, 14.05.2022, 03:32 PM


Atdhe Geci

Të shkruajmë për Atdheun

Në kalanë poetike të shpirtit të kombit

fryn frymë e tallazeve për  në udhëtim

fryn frymë e tallazeve  për    kohëra

fryn frymë e tallazeve  për të ardhmen.

Trim, kështu jeta ndjek  rrjedhën e saj.

Heronjtë kudo gjenden brenda luftave

më tha gjakja e  muzës    arbërorëve,

poet, nuk ka natë t´fundit për dardanët

e ëmbla dashuri  për  dheun  na mbanë.

Shkrimtarë shqiptarë të pellazgoilirisë  

ju që i dhatë gjuhë dhe  art  tokës  tuaj,

ju i dhatë art këngës    bukur  shqipe,

rendni të ngjiteni  majë syrit të maleve

dhe majë fjalës së  shkruar  poetike, se

ju jeni gjuha foljore  dhe gjuha librore,

që i rrënjuat fjalët shqipe  në poezitë e

juaja. Poetë, s´ka dridhje    kohës 

mund ta tund  fjalën  e  juaj shkrimore,

as dridhje të fjalës  për  një epokë të re

tharm i shpirtit e i mendjes    Naimit

është art i  gëzuar  dhe  lexohet  bukur.

Gjuha  shqipe  ka  një  forcë  organike

të fjalës së folur  dhe  të fjalës poetike,

të shprehjes  së dhimbjes dhe pasionit.

Në kalanë poetike të shpirtit të kombit

fjala dhe shkronjat  janë  libri i gjeniut

libri i dashurisë  dhe  i shumësisë sonë

libri i pëflakjeve    majave  të arbërit.

Atdhe Geci - Dortmund, 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora