Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: 80 vitet nga arrestimi i Norbert Joklit në pakthim
E merkure, 11.05.2022, 07:56 PM
80 VITE NGA ARRESTIMI I NORBERT JOKLIT NË PAKTHIM
Përvjetor: Përkujtim i themeluesit të Albanologjisë
Derisa
me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë Jokli u nderua nga Mbreti Zog me
dekoratën “Urdhëri i Skënderbeut“. Është koha e reflektimit tonë në vlerësimin
ndaj atyre që albanologjinë e vunë në baza shkencore.
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Shpeshherë
në kohë takohen dy ekstremet, vlera dhe jovlera. Kështu ishte kur jetoi në
Austri gjuhëtari i madh, Norber Jokli, i
cili shkëlqente me punën e tij shkencore dhe ishte sinonim vlere. Kjo vlerë
shndritë akoma më shumë kur dihen rrethanat e formësimit të saj, i rrethuar nga
nazizmi si pushtet dhe ideologji antinjerëzore. Kudo përreth zotëronte acari i ngrirë dimëror
nazist që vriste çdo aguliçe marsi në paralajmërimin e pranverës së
domosdoshme. Ato mblidheshin një nga një sapo fillonin të hapnin petalet në rrezet e diellit të shumëpritur.
Dhe,
vrasja ishte mizore, pa gjyq e pa gjykatës. Përbindëshat me figura njeriu
çirreshin rrugëve të Vjenës në gjuetinë e tyre makabre, ku muret e pallateve
shekullore rrëqetheshin nën rënkimet e fëmijëve, pleqve, grave, të cilët
nxirreshin me dhunë nga shtëpitë e tyre.
Fati
i bashkëkombëseve të tij e ndoqi edhe Norbert Joklin. Ai e dinte rrezikun që e
përcillte, por nuk mundi të mos e ndante fatin me njerëzit e gjakut t? tij. Rrezikun e kuptuan po ashtu
shumë nga miqtë e dashamirët e tij, të cilët e paralajmëruan rrezikun. Gjergj
Fishta do të kërkonte nga Jakomoni (përfaqësues nga qeveria pushtuese fashiste
italiane) që Shqipëria të jetë e gatshme për strehim të Joklit, hebreut, i cili themeloi studimet albanologjike.
Ashtu vepruan edhe disa intelektual e veprimtar shqiptarë që e njihnin situatën
dhe e ndjenin rrezikun që e kanoste Joklin.
Ernest
Koliqi i shkruan konsullit shqiptar në Vjenë, Nikollë Rrotës, se duhet ndërmarr
veprime që Joklit t’i mundësohet udhëtimi i menjëhershëm për në Shqipëri. Lasgush Poradeci shtronte nevojën e sjelljes
së Joklit nga Vjena në Shqipëri dhe vënien e tij në krye të Institutit
Albanologjik që do themelohej në Tiranë. Të gjitha këto lëvizje bëheshin tani
kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste.
Nga
ana e tij, Jokli kërkonte mundësinë e udhëtimit për në Amerikë, ndërmarrje kjo
jo e lehtë në atë kohë.
Para tetëdhjetë vitesh, në mëngjesin e 4 marsit të
vitit 1942, Jokli merret me forcë nga gestapoja në banesën e tij në rrugën Neustiftgasse 67, Bashkia e 7-të
e Vjenës.
Studiuesi,
Mechthild Yvon, në botimin e tij me titull:
“Fati i albanologut Norbert Jockli dhe bibliotekës së tij “ mes tjerash shkruan: ,,Shumica e hulumtimeve
të deritashme lidhur me fatin e albanologut vjenez Norbert Jokli dhe grabitja e
bibliotekës private të tij nga nazist?t janë unik se: Rasti i Joklit është një
shembull neveritës i brutalitetit nazist nga kolegët e tij specialistë nga UN-
dhe reparti i bibliotekës, para se gjithash i Dekanit të Fakultetit Filozofik,
Viktor Christian, i cili ndërmerr deportimin e Joklit në mars të vitit 1942,
kur ai vdes në Maly Trostinec, me çka e
nxjerr para përgjegjësisë. Rrallë ndonjëri që e ka mbështetur.
Sipas
ditarit të Paul Kretschmer, ish mësues i Joklit, indogermanist , i cili shkruan
se Jokli është deportuar qysh në vitin 1941. Një intervenim i rrethit kolegjial
do ta shpëtonte para transportimit për në asgjësim. Në vitin 1942 nuk ishte më
tutje e mundur. Biblioteka, pronë e tij do të dërgohet në “rrethin shkencor”,
duke u shkarkuar përfundimisht në Bibliotekën Kombëtare (Österreichische
National Bibliothek), e cila qe nga ajo kohë gjendet aty”.
Disa
fakte të reja lidhur me rrethanat dhe gjendjen e Joklit dhe përpjekjet e tij
për t’u shpërngulur për në Shqipëri përmes Italisë bashkë me bibliotekën e
pasur të tij si dhuratë për Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë.
Sipas
shënimeve nga Kraft, “Jokli e kishte
ndërmend që bibliotekën t’ia dhuronte
Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe ta merr përsipër t? drejtën e
tij për të emigruar. Kështu, ai kërkoj leje nga Dekanati i Fakultetit
Filozofik, mirëpo u denoncua tek Gestapoja nga rektori i fakultetit, Viktor Christian. Këtë qëndrim
e përkrah edhe Evelyn. Megjithatë nuk mund
të vërtetohet denoncimi sipas të dhënave të deritanishme, e njëjta vlen edhe
për listën e deportimeve nga Vjena në
vitet 1941 dhe 1942. Sipas Kraft-it, Jokl u arrestua në vendbanimin e tij në
Vjenë VII, Neustiftgasse 67 nga Gestapo dhe u deportua në piken grumbulluese në
Vjenë II, ”Castellegasse”. Pra, si
shihet, nazistët nuk lenin shënime dokumentuese në veprimet e tyre. Ato
bëheshin në formë perfide.
Norbert
Kokli, u lind në Bzenec të Moravisë në Çeki, më 25 shkurt të vitit 1877. Rrjedh
nga një familje tregtare hebre. Maturën e mbaron me sukses të shkëlqyeshëm në
vendlindje, kurse studimet në Vjenë, së pari në drejtësi, pastaj në shkencat gjuhësore dhe mësimet për
bibliotekist. Punon në Bibliotekën Universitare të Vjenës deri në pensionimin e
tij të detyrueshëm nga nacional-socialistët e ardhur në pushtet në vitin 1938.
Publikimet dhe aktivitetet publike të Joklit do të kufizohen sipas Ligjit
Racist të Nyrenbergut edhe pse kjo nuk u tha në mënyrë eksplicite lidhur me
botimet e tij. Në këto rrethana Joklin për katër vite rresht e vizitonte
nxënësi i tij, Georg Solta, i cili dëshironte të vazhdonte punën shkencore të
mësuesit të tij. Në anën tjetër ai e furnizonte Joklin me libra nga biblioteka.
Solta nuk kujton asnjë përkrahje nga kolegët e Joklit në gjendjen e krijuar.
Si
studiues linguistik u morr me Indogermanistikë, Sllavistikë dhe Romanistikë.
Pas mbarimit të studimeve të dyta nga gjuhësia ai mësoi si autodidakt gjuhën
shqipe, një gjuhë e pa studiuar gati fare, me të cilën do merret tërë jetën e
tij. Ndoqi kursin e shqipes tek Dr. Gjergj
Pekmezi, i cili ishte lektori i parë i gjuhës shqipe në Universitetin e Vjenës.
Në
vitin 1913 emërohet si përgjegjës për ''Shkencat gjuhësore Indogermanistike me
theks të veçantë për shqip, gjuhët baltike dhe sllave''. Krahas punëve në
bibliotekë ai punon intenzivisht në gjuhësinë shqipe, duke arritur të bëjë emër
si albanolog dhe sot konsiderohet si themelues i Albanologjisë. Me hulumtimet e
tij gjuhësore ai konstaton, se gjuha shqipe bën pjesë në gjuhët indoevropiane.
Jokli
mes tjerash u dallua në fushën e etimologjisë, marrëdhënieve të gjuhës shqipe
me gjuhët tjera, fonetikën e zhvillimet në morfologjinë e fjalëve. Vdekja e hershme nuk i mundësoi botimin e një
vepre përmbledhëse të hulumtimeve të tij. Ai, megjithatë, botoi disa vëllime si
“Sudien zur albanischen Etymologie und Wortbildung”, Vjenë, 1911 (Studime për
etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipës” dhe “Linguistisch¬kulturhistorische
Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen", Berlin- Lajpcig, 1923
("Gjurmime gjuhësore, historikokulturore nga lëmi i shqipes".
Studimet
e tij gjuhësore përfshinin gjithashtu marrëdhëniet e gjuhës shqipe me gjuhët
tjera të lashta jo-greke të Ballkanit, me ilirishten, trakishten, duke e nxjerr
tezën e tij të prejardhjes së shqipes si një sintezë e tezave ilire e trake.
Jokli mbrojti me këmbëngulje autoktoninë e shqiptarëve, ku Dardania e lashtë
vihet si djepi i parë i tyre. Ai e vlerëson lartë punën e rilindësve për
pasurimin e gjuhës shqipe duke ndikuar në
vijueshmërinë mbi baza filologjike. Vendin e shqiptarëve - Shqipërinë,
Jokli e viziton tek në vitin 1937, duke
e plotësuar dëshirën e tij, ku pritet
mirë duke u nderuar me “Urdhni i Skënderbeut”.
Jokli ishte i njohur edhe nga personalitetet e tjera të kulturës që
vepronin në atë kohë në Vjenë, të cilëve u interesonin shqiptarët dhe kultura e
tyre. Njëri nga ata ishte paleontologu
dhe albanologu i njohur Franc Nopcsa i cili i
la Joklit në trashëgimi punën e tij në studimet albanologjike në vitin
1933 pasi ai vrau sekretarin e tij Bajzit Elmaz Doda dhe veten pas një krize të
rëndë psikike. Fotografitë e Nopcsas dhe Dodes nga rajone shqiptare të fillim
viteve të shekullit njëzet ruhen si vlera në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë
në Vjenë.
Vepra
e Joklit është padyshim një vlerë në shumë r?nd?si p?r gjuhësinë në përgjithësi
dhe shqipen në veçanti. Ai ishte komunikues dhe mbante lidhje të ngushta me
intelektual?t shqiptarë më në zë të kohës, si: Gjergj Fishtën, Ernest Koliqin,
Faik Konicën, Aleksandër Xhuvanin etj.
Shkenca
shqiptare ashtu sikurse populli shqiptar përjetuan ringjallje por edhe
katrahurën e robërisë dhe nazizmin shkatërrues komunist, i cili nuk la rrugë
për vlerësim të njeriut, pra as të miqve të kombit shqiptar siç ishin
albanologët nga hapësirat gjermanofolëse duke përfshirë këtu edhe Joklin.
Derisa
me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë Jokli u nderua me dhënie çmimi, çfarë do
bënim tani në këtë kohë kur kemi dy shtete shqiptare në përkujtimin e Joklit
dhe miqve tjerë, a do duhej përkujtuar denjësisht. Është koha e reflektimit
tonë në korrigjimet në mësimet tona të atyre
që albanologjinë e vunë në baza shkencore. Edhe këtu pseudoshkenca
greko-sllave tentuan ta varrosin
kulturën, gjuhën e vendorëve në tokat e të cilëve kishin ardhur. Falë këtyre
mendje ndritur u vu themeli i ringjalljes së një civilizimi të lashtë mijëra
vjeçar duke u kurorëzuar me alfabetin shqip si paraprijës i lindjes së shtetit
shqiptar.