E marte, 23.04.2024, 08:40 AM (GMT+1)

Speciale » Basha

Sabile Basha: Garat e kuizit thellojnë dhe zgjerojnë njohuritë shkencore

E marte, 10.05.2022, 06:54 PM


Te nderuar të pranishëm.

Sot, po promovojmë një libër publicistiko-popullarizaus, por edhe shkencor, që ka te  bëjë, me një tematikë të rrallë dhe interesante. Fjala është për organizimin e kuizit të diturisë nga lënda e gjeografisë të autorit prof. Safet Rexhepit, të profesorit të gjeografisë  që kontribuoj, me shume se dyzet vite në ligjërimin e lëndës së gjeografisë ne dy qendrat e shkollave të mesme: në Dradanë (ish-Kamenicë) dhe ne qendrën regjionale në Gjilan. Tani po sa i pensionuar.

Këtë publikim e kam titulluar

GARAT E KUIZIT, JO VETEM QE, GJALLËROJNË DHE POPULLARIZOJNË POR EDHE THELLOJNE DHE ZGJEROJNË NJOHURIT SHKENCORE

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

Interesimi, entuziazmi, dhe,dashuria ndaj lëndës së gjeografisë, profesorit të gjeografisë Safet Rexhepit, sikur nuk i mjaftonte vetëm interpretimi dhe shpjegimi në ligjëratat e rregullta dhe obligative me nxënës, por, ai gjeti edhe një formë tjetër atraktive, duke i hyrë zgjerimit dhe thëllimit të kësaj dashurie ndaj kësaj lënde, përmes, organizimit të garave të kuizeve të diturisë nga kjo lëndë, i cili përmes garimit, përpiqej të nxis,në  thellimin dhe zgjerimin e njohurive përmes organizimit të kuizeve, në orët plotësuese, në kohën e lirë, me të vetmin qëllim, që të shtoj dashurinë te nxënësit, jo vetëm në njohjen e proçese natyrore dhe shoqërore, por edhe proçeseve të transformimit dhe mënyrës bashkëkohore të shfrytëzimit të këtyre resurseve.

Shkenca e gjeografisë, është ndër disiplinat më të vjetra dhe më të hershme. Ajo ,fillet e saja, i kishte qysh nga atëherë, kur njeriu kishte shfaq interesime për njohën e ambientit të rrethinës së tij jetësore, ku ai jetonte dhe vepronte e, që ato njohuri, të atëhershme, modeste të madhësisë së botes, shtriheshin, aq sa ishte largësia e pamjes së syrit të njeriut në horizont, (deri atje ku  puqej sipërfaqja e tokës me  qiellin ),dhe vazhdon, duke i përcjellë të arriturat deri te transformimi bashkëkohor, të dukurive dhe fenomeneve natyrore e shoqërore, që ishin dhe mbeten, njohuri plotësues dhe joshëse, që kanë ndikim, në thellimin e njohurive nga kjo fushë interesante dhe multidiciplinare. Nëpër mes organizimit të këtyre garave në kuize, autori i librit, prof. Safet Rexhepi, nxiste nxënësit, që  të thellojnë njohurit, të popullarizoj dhe të shtoj interesimin për njohurit e reja, për disiplinat e saja si: Gjeologjia, Astronomia, Klimatologjia , hidrografia ,hartaografia, Popullsia, Ekonomia, Politika, Turizmi, etj, të gjitha këto, duke i përcjellë nëpër mes garave të kuizit.

Posa fillova të lexoj dorëshkrimin, Profesori Safet, më ktheu mbrapa në kohë, kur për herë të parë, kishte filluar të aplikoj garat e kuizit nga lënda e gjeografisë, në të cilat, më kishte ftuar disa herë në juri profesionale për vlerësim, kur garuesve ju dhuroja libra, që  kishin të bënin jo vetëm më këtë fushë, por edhe të Anamoravës, që kishim shkrua me bashkëshorten prof. Dr.  Sabile Basha, nga fusha historiko/politike, demografike hitorike, edhe krijimtari letrare, por edhe  te autoreve të fushave tjera :si p.sh. të akademik Rexhep Çosja, Mark Krasniqi etj.

Libri, përmes tematikës dhe pyetjeve të parashtruara, bënë kronologjinë e ngjarjeve edhe rrjedhave me të dhëna gjeografike, veçmas ato kombëtare. Është një shembull i mirë, i analizave të thella të ngjarjeve, dhe të dhënave krahasimtare nder vendet, regjionet dhe kontinentet. Veçmas ndalet, në të dhënët nga gjeografia e trojeve kombëtare shqiptare. Është një udhërrëfyes i mrekullueshëm për të vërejtur dhe përcjellë ndryshimet dhe transformimet gjeografike, që adresohen në segmente shumë të rëndësishme kronologjike dhe krahasuese, që lehtësojnë mënyrën e të menduarit dhe të përvetësuarit, të njohurive për proceset dhe fenomenet natyrore dhe shoqërore, duke u ndalë edhe në analizën e resurseve, nga nivelet lokale, regjionale dhe botërore.

Me shumë përkujdesje, paraqet kronologjinë e numrit të kuizeve, pjesëmarrësve me emër dhe mbiemër, kohën dhe vendin e mbajtjes së kuizit nder vite. Aty janë prezantuar, vendet, shkollat, profesorët e lëndës së gjeografisë, nxënësit, klasat dhe fetusit në kuize ndër vite.

Ky libër, paraqet një raritet, jo vetëm në fushën e gjeografisë, ku pyetjet gërshetohen jo vetëm nder shtete, por edhe nder  ngjarje, periudha edhe fenomene. Nëpër mes pyetjeve, të parashtrua, që e bëjnë aq interesant motivimin e nxënësit, jo vetëm për vendin që do e zë në garat e kuizit por për tematikat shumë interesante, të përzgjedhura nga autori.

Libri është i të përgatitur me shumë kujdes, si i tillë është i rrallë. Këto gara jo vetëm që kanë nxitur konkurrencën e  rangimit, por edhe të ,nxënuarit dhe të përvetësimit të njohurive nga kjo lëndë, respektivisht  fushë me shumë interes .

Kjo formë e mbajtjes së garave nga gjeografia , dhe këto kuize, ishin dhe mbeten nxitje dhe motivim për nxënësit e dy shkollave të mesme, në dy qytete të ndryshme ku punoj dhe veproi autori deri në pensionim (Gjilan e Dardanë-Kamenicë).

Futja e frymës garuese, shton interesimin e nxënësve për lëndën, i ep gjallëri duke i popullarizuar te arritura bashkëkohore të kësaj lënde. Në këtë libër, autori prezanton rezultatet e kuzit në garat e organizuara pa ndërpre brenda 20 viteve, që nga viti 1988-2018, në të cilat kishin marrë pjesë 350 garues ,duke u shpërblyer edhe me mirënjohje dhe çmime të ndryshme, në dy shkolla ne qendra te ndryshme

Këtë entuziazëm ndaj kësaj lënde, ai e tregoj duke shprehë e interesimin e tij që nga koha e studimeve, që kishte një interesim të veçan për këtë shkencë duke arritur rezultatet të konsiderueshme ndër gjeneratat e atyre viteve.

Me këto aktivitete, ai solli një frymë plotësuese në nxitje, interesim dhe thellim të njohurive për fenomenet e ndryshme natyrore e shoqërore, si dhe një frymë konkurruese për nxënien e këtyre njohurive. Për këto thellime ,e njohuri, obligonte dhe orientonte pjesëmarrësit e kuizeve që të lexojnë publikime të reja dhe literaturë plotësuese.

Autori, i këtij publikimi, kishte ushtruar mase 40 vite këtë mision të shenjtë, të mësimdhënësit të kësaj lënde, dhe në momentin e pensionimit, në bazë kësaj përvoje të gjatë, ka bërë mirë, që të finalizoj këtë përpjekjeje dyzet vjeçare, edhe me finalizimin e këtij botimi. Prandaj, edhe e kam sugjerua, që këto të dhëna, të mos mbetet si materiale, por do të ishte me interes që të botohen si libër , si  një risi dhe një nxitje për organizime garash të tilla në nivel kombëtar edhe nga lendet tjera.

Prandaj, për fund, do të ishte mirë që ky publikim si i rrallë, të shërbej si një  nxitje dhe model edhe për lëndet tjera, që do jet një lloj  historiku, që  rikujton pjesëmarrësit, brezat, shkollat, dhe sukseset e arritura në periudha të ndryshme kohore, bile, bile edhe kur punonim nen okupim, ato ngjallin interesimin shtese dhe motivues, me plotë fanatizëm, për të vazhduar punën, pa marrë parasysh rrethanat kufizuese nga okupuesi, që kishte largu nga objektet shkollore nxënësit dhe studentet e të gjitha niveleve.

Prandaj Prof. Safetit, urime pensionimi, shëndet, mbarësi, si dhe eventualisht edhe ndonjë publikim tjetër të radhës.

Faleminderit juve për vëmendjen.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora